Qershori do të mbyllet me një javë shpërthyese, paralajmëron astrologia Meri Shehu në parashikimin e saj për “Rudina” në Tv Klan. Skena planetare do të sjellë konflikte të forta, përplasje, sqarime dhe një energji thuajse të pakontrolluar. Situata do të marrë një kthesë më pozitive në fundjavë ku disa prej shenjave do të ndiejnë lehtësimin e nevojshëm.
Meri Shehu: Kjo do jetë java më e nxehtë e vitit, më shpërthyese, më emocionuesja, më xhelozja, më zotëruesja dhe ndoshta do jetë java që shumë njerëz çfarë kanë për ta thënë do ta thonë më në fund. Urani dhe Marsi bëjnë një lidhje katërkëndëshe që ka filluar dhe shumë veta e kanë ndierë një lloj irritimi të brendshëm, por do shikojmë që shumë shpejt e gjitha do zhvendoset brenda javës.
Kemi lidhjen Mars-Uran, Marsi është në Luan, në shenjën më të mirë të zodiakut, më erotiken. Luanët e kanë marrë stafetën tashmë dhe Marsi bën një katëkrëndësh me Uranin në Dem. Kur ndodh kjo, nuk ka njeri që mund ta përballojë këtë energji shpërthyese. Kjo javë shpërthyese, shumë energjike është si ajo rrufeja e Zeusit, por tashmë nuk ka të bëjë me vetëtimat në qiell se sa ka të bëjë me shkrepëtimat në zemrat tona, atje ku do kemi ndjenja të forta, ku duam të sqarojmë dhe shenjat Luan, Akrep, Dem vihen përballë një situate që duan të marrin vendime të mëdha por ka edhe sherre e debate. Mërkuri ka hyrë në Gaforre që do bëjë një lidhje të bukur me Saturnin në Peshk dhe kjo iu jep një stimulim shumë të fuqishëm.
Dashi – 2 yje
Merr pjesë në çështjet erotike direkt dhe ata që do bëjnë më shumë sherr këtë javë do jenë pikërisht Dashët flamurtari i sherrit. Mos u ndeshni me Dashët në ashensor, rrugë ose makina se nuk do të përtojnë për sherr, për sqarime dhe ndoshta do t’u marrë koka erë. Mund të kemi energji më të tepërt nga sa mund të kontrollojnë edhe vetë Dashët, kështu që kujdes këtë javë.
Demi – 1 yll
Debatet do t’i kenë në ambiente familjare ose me njerëz në ambiente delikate dhe duhet të ketë shumë kujdes sepse nuk dihet ku shpërthen, me kë njeri të afërt, kujt i mbetet hatri. Aksidente në shtëpi, lënë një furnelë ndezur, ikin padashje pa kontrolluar hekurin a diçka dhe mund të marrë flakë shtëpia. Kujdes Demët në mënyrën se si funksionojnë me nxitim në këtë periudhë. Fundi i javës do jetë pozitiv për Demët dhe për të gjithë sepse gjërat marrin më për mirë.
Binjakët – 2 yje
Do shpenzojnë shumë nga vetja e tyre ose është ajo fjala shumë zhurmë për asgjë, do bëjnë luftë me mullinjtë me erë, do tentojnë të bëjnë një gjë të madhe, por si puna e Titanit që u futën për gjëra të mëdha, por ka edhe gjëra që nuk i dinë. Do futen në ujëra të panjohura.
Gaforrja – 3 yje
Kanë fat sepse futet Mërkuri në shenjën e tyre dhe bën një lidhje sbhumë të bukur me Saturnin në Peshk që do sjellë një lidhje që do zgjasë në kohë. Lidhje personale, pune, erotike në kuptimin e mirë por edhe një bashkëpunim afatgjatë që do jetë shumë e mirë për Gaforret pavarësisht se shpenzimet ekonomike do jenë shumë të mëdha.
Luani – 1 yll
Do marrë pjesërisht pjesë në debatet e të tjerëve, në sherret e të tjerëve dhe kur zihen dy vetë një i tretë ose fiton ose humb, nëse hyn në mes të sherrit të të tjerëve mund ta pësojnë. Kujdes me punën dhe shëndetin.
Virgjëresha – 1 yll
Planetët në Luan, në shtëpinë e 12 për Virgjëreshat tregon që ka prapaskena shumë të mëdha, shumë shpërthyese dhe psikologjikisht mund të kenë tentativa për të pasur probleme me veten në kuptimin që do agravohen në lidhje me ëndrrat ose do bëhen rebelë me pamundësinë e realizimit të një dëshire. Mund të ngrihen lart vetes së tyre superiore në këtë periudhë.
Peshorja – 2 yje
Janë një nga shenjat që do vënë dominanca të mëdha në këtë periudhë. Dominancat Peshoreve i kemi parë dhe do t’i shohim, edhe Putini shenjë e Peshores, ishte Berlusconi Peshore. Do shikojmë që ka gjëra të mëdha përpara. Fama e tyre do rritet shumë, do arrijnë shumë në lidhje me punën ose do ketë humbje të mëdha. Fundi i javës u përket Peshoreve në lidhje me punën, ekonominë dhe karrierën.
Akrepi – 2 yje
Marrin pjesë direkt në lidhje me Luanin, sidomos me karrierën, emrin, famën dhe me publicitetin që do t’u bëhet. Publiciteti do të jetë shumë i madh, por sherri që do të bëhet pas ose fjalët, xhelozitë mund të jenë akoma më të mëdha dhe të bëhen subjekt sulmesh.
Shigjetari – 1 yll
Humbin gëzimin me këtë energji të pakontrolluar dhe nervoze të njerëzve përreth, sidomos në dashuri mund të kenë problematika të çuditshme, ndarje dhe jo pajtime nëse presin. Fundi i javës mund të shikojë një përmirësim shpirtëror dhe ekonomik.
Bricjapi – 3 yje
Mërkuri hyn në Gaforre, do bëjnë bashkëpunime, partneritete, mënyra më të mira për t’i thënë po një ecurie të qëndrueshme në jetën e tyre, sidomos punë dhe jetën personale. Shpenzimet do jenë drastike dhe ata që do arrijnë t’i kontrollojnë shpenzimet e tyre do shmangin një humbje ose falimentim në rastin më të keq.
Ujori – 2 yje
Luanët përballë tyre janë shumë intensivë në këtë kohë, kërkojnë shumë gjëra, kërkojnë lidhje, shpjegime, sqarime, xhelozira por ftohtësia e Ujorit i mban në largësinë e duhur dhe nuk laget as nga shiu, as nga breshëri dhe as nga dielli nuk digjet.
Peshqit – 2 yje
Fati dhe yjet e tyre do ndrisin shumë në fundjavë, aty do shohin një fat shumë të madh në lidhje me jetën personale, me karrierën, iu rikthehet diçka që e kanë humbur nga e kaluara dhe bëhet si fati i tyre i dytë. Duhet të kenë kujdes me punën dhe me shëndetin ata që kanë abuzuar shumë me energjitë dhe ekonominë dhe nuk kanë investuar siç duhet.