• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Franca ndalon muxhahedinët iranianë që të protestojnë në Paris

21:50 : 23/06/2023
në AKTUALITET

Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit duket se është vënë në shënjestër në të gjithë Europën. Grupi opozitar, udhëheqja dhe shumë drejtues të të cilit janë me bazë në Francë dhe Shqipëri nuk është lejuar nga autoritetet francezë që këtë vit të mbajë protestën e saj tradicionale në Paris.

Vendimi i autoriteteve franceze vjen pas njëkohësisht me kontrollin që policia shqiptare bëri në kampin e tyre në Manzë. Të dyja ngjarjet duket se vijnë në kuadër të përpjekjeve që Bashkimi Europian dhe SHBA për të ulur tensionet me Teheranin. Kjo pasi Irani vendosi të lirojë 6 të burgosur evropianë në maj dhe qershor.

SHBA janë angazhuar nga ana e tyre në bisedime për të liruar qytetarët amerikanë të ndaluar në Iran dhe për të rinisur diskutimet mbi çështjet bërthamore.

Në Paris, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit, përmes krahut të tyre politik, Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit shpresonte të mobilizonte dhjetëra mijëra njerëz për të marshuar më 1 korrik, kundër represionit në Iran. Kjo paradë u ndalua nga autoritetet franceze, të cilat e justifikuan me rrezikun e prishjes së rendit publik.

Në një letër që Reuters raportoi se e kishte parë, prefekti i policisë, Laurent Nuñez, e justifikoi këtë ndalim me “kontekstin e tensionuar që vjen nga protestat dhe revoltat që janë duke u zhvilluar në Iran që nga vdekja [në paraburgim] e Mahsa Amini në shtator 2022, por edhe rreziqe shumë të rëndësishme të sigurisë ndaj të cilave Parisi është i ekspozuar”.

Lexo edhe:

Protestë në minierën e Balrit në Spaç, minatorët bllokojnë hyrjen për kushtet e vështira dhe pagat e ulëta

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

Nuñez përmend edhe një sulmi parandaluar në 2018 kundër një tubimi të Muxhahedinëve në Villepinte. Assadolah Assadi, këshilltari i tretë në ambasadën iraniane në Vjenë dhe koordinator i dyshuar i sulmit, u dënua me 20 vjet burg në vitin 2021 nga drejtësia belge. Ai u shkëmbye në maj me 4 evropianë të ndaluar në Iran.

“Kjo tentativë sulmi, e cila nxjerr në pah ekzistencën e aftësive operacionale të afta për të goditur MEK është pjesë e një sërë operacionesh të dhunshme ose vdekjeprurëse të kryera në Francë dhe në Evropë, në formën e atentateve dhe rrëmbimeve të kundërshtarëve iranianë. Vendet evropiane, në këtë drejtim, kanë përmendur së fundmi projektet e shumta të dhunshme që mund të synojnë opozitën iraniane” – thuhet në letrën e prefektit Nuñez.

Muxhahedinët iranianë i konsiderojnë këto argumente të çuditshme dhe e akuzojnë Parisin se i është dorëzuar presionit të Teheranit. Të njëjtën akuzë bënë edhe për autoritetet e Tiranës pas aksionit në kampin e tyre.

“Ndalimi i demonstratave është një pazar i turpshëm kundër demokracisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së tubimit, dhe është dorëzim ndaj shantazhit dhe marrjes peng” – denoncon NCRI.

NCRI, e cila bën thirrje për përmbysjen e udhëheqjes klerikale të Iranit, kishte kërkuar leje për mitingun në Paris më 1 korrik. Me dhjetëra mijëra mbështetës pritej të mblidheshin nga e gjithë Franca dhe nga mbarë Evropa. Edhe policia e Parisit nuk e dha miratimin për tubimin pasi sipas saj “ka gjasa të shkaktojë shqetësime në rendin publik për shkak të kontekstit gjeopolitik”, tha një burim i policisë së Parisit, duke kërkuar të mos përmendet emri.

“Përveç kësaj, rreziku terrorist nuk duhet anashkaluar dhe mbajtja e një ngjarjeje të tillë do ta bënte jashtëzakonisht komplekse sigurinë e tij”, – tha burimi. MEK e konsideron veten si grupi më i rëndësishëm i opozitës iraniane jashtë vendit.

Kundërshtarët kanë hedhur mjaft dyshime duke e konsideruar si një kult dhe nuk ka mbështetje të plotë të opozitës iraniane në mërgim. Megjithatë ajo ka gëzuar mbështetjen e disa ish-zyrtarëve të profilit të lartë amerikanë dhe evropianë. I tillë është edhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence që ka udhëtuar edhe në Shqipëri.

Etiketa: Francemuxhahedineproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë në minierën e Balrit në Spaç, minatorët bllokojnë hyrjen për kushtet e vështira dhe pagat e ulëta

10:37 : 13/10/2025
BOTA

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025
SHOW BIZ

Angelina Jolie rrëfen dhimbjen pas divorcit me Brad Pitt: Ngjarje të vështira për mua dhe fëmijët

19:26 : 10/10/2025
AKTUALITET

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

16:26 : 10/10/2025
AKTUALITET

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025
BOTA

“Po i trajtojnë francezët si budallenj”, Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re

16:19 : 08/10/2025
Para
Artan Fuga

Projektligji i PS për Akademinë e Shkencave, Fuga: Është formuluar gabim

TË GJITHA

Vjosa Osmani nderohet me çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: I dedikohet grave të Kosovës

15:34 : 13/10/2025

Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

15:27 : 13/10/2025

44-vjeçari përplas tre makina në Tiranë në gjendje të dehur

15:26 : 13/10/2025

Pjesë e trafikut të drogës, shqiptari kapet në flagrancë! I gjenden kokainë dhe euro cash në dhomë

15:24 : 13/10/2025

Portugali/ Partia e kryeministrit Montenegro fiton zgjedhjet vendore

15:21 : 13/10/2025

Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet

15:09 : 13/10/2025

Prokuroria e Shkodrës sekuestron pasururitë e të dënuarit për drogë në SHBA e Itali

15:09 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com