• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kurti bën një hap pas: Na duhen zgjedhje të reja me shtet ligjor!

14:58 : 21/06/2023
në RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës është i nevojshëm, por me një fushatë të lirë parazgjedhore. Ai theksoi se për ta realizuar një gjë të tillë nevojitet shtet ligjor.

“Pra, një mjedis ku nuk ka frikë dhe kriminelë. Kjo është ajo që ne duam dhe duhet ta arrijmë së bashku”, ka thënë Kurti në një video-fjalim drejtuar komunitetit serb në gjuhën e tyre amtare.

Ai po ashtu tha se “me sundimin e ligjit, gradualisht mund ta zvogëlojmë numrin e policëve në ndërtesat komunale”.

Më 26 maj, Policia e Kosovës asistoi në hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, gjë që u kundërshtua ashpër nga popullata serbe, e cila është shumicë në atë rajon. Në ato objekte punojnë edhe komunat paralele sipas sistemit serb, të cilat janë ilegale për Kosovën.

Serbët lokalë në veri të Kosovës i kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit dhe tani nuk i pranojnë rezultatet e tyre.

Lexo edhe:

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

Që nga 29 maji, ata kanë protestuar çdo ditë me kërkesat që kryetarët shqiptarë të mos dalin në punë dhe të tërhiqen tërësisht njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar Prishtinës dhe Beogradit shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri dhe kthim në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

Në fjalimin e tij drejtuar serbëve në veri, kryeministri Kurti tha se është e nevojshme që në të ardhmen “të zbatohet plotësisht dhe pa kushte Marrëveshja bazë e Brukselit, pjesë përbërëse e së cilës është edhe Aneksi i Ohrit”.

Në fund të shkurtit, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të propozimit të BE-së dhe në mars u pajtuan për aneksin për zbatimin e saj. Ndër të tjera, kjo marrëveshje parasheh që Kosova t’u sigurojë pjesëtarëve të komunitetit serb një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, ndërsa Serbia nuk duhet ta cenojë integritetin territorial të Kosovës.

Kurti akuzoi autoritetet në Beograd dhe Partinë Progresive Serbe për “politizimin e kriminelëve” dhe tha se Kosova po e lufton korrupsionin.

“Të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë, duke ndërtuar ura të forta, shkaku i asaj që duam për veten dhe familjet tona. Shtëpia është shtëpi, vendi ynë është shtëpia e të gjithë neve”, tha Kurti, duke theksuar se nuk dëshiron luftë.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 20 qershor se kriza në Kosovë mund të shndërrohet në një konflikt rajonal dhe se është shumë i shqetësuar.

Më parë, Bashkimi Evropian, i cili ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, bëri thirrje për një takim urgjent për menaxhimin e krizave.

Megjithatë, data nuk është përcaktuar ende pasi liderët e dy vendeve nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre./REL

Etiketa: kosoveKurtiSerbitensionveri

Lajme të lidhura

RAJONI

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës

11:56 : 25/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
RAJONI

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

11:56 : 24/07/2025
BOTA

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

10:56 : 24/07/2025
Para

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Julian Zonja

TË GJITHA

Transporti publik me Google Maps, çorientues

08:25 : 26/07/2025

Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:19 : 26/07/2025

Zjarret në Delvinë, 11 banesa të djegura e mbi 2 mijë të evakuuar, flakët drejt Borshit

08:15 : 26/07/2025

Dronët ukrainas godasin rajonin e Rostovit në Rusi, dy persona të vdekur

08:13 : 26/07/2025

Jasir Asani pranë transferimit në Iran

08:04 : 26/07/2025

Temperatura deri në 43 gradë, parashikimi i motit për sot

08:04 : 26/07/2025

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com