Kjo javë do të fillojë t’i japë shenjave të horoskopit shijen e verës. Në parashikimin e Meri Shehut në “Rudina” në Tv Klan, do të nisin fillimet e reja dhe do iu hapet rrugë ndryshimeve. Megjithatë, në vazhdën e të mirave që do të sjellë java, duhet që të jemi të kujdesshëm në informacionet që marrim nga të tjerët sepse s’do të mungojnë prapaskenat dhe gënjeshtrat.
Meri Shehu: Kanë filluar të nxehen gjërat, java ka filluar të marrë flakë. Hëna e re në Binjak këtë herë nuk është peshë e lehtë sepse do marrë pjesë edhe Neptuni që do t’i japë ca romanca, ca ngjyrime dhe vetëm një njeri i zgjuar mund të kuptojë të vërtetën nga fantazia dhe vetëm nëse e bën këtë dallim mund të bëjë gjëra të bukura, të zgjuara dhe të ndihet shumë mirë me një fillim të ri. Shenjat që do të ndikohen më shumë nga hëna e re në Binjak janë Binjakët, Shigjetarët, Virgjëreshat dhe Peshqit.
Dashi – 4 yje
Ka filluar me optimizëm dhe më në fund do fillojnë ta shijojnë verën. Tashmë me Afërditën në Luan nuk e kanë përballjen me Plutonin në Ujor dhe ndjenjat që lidhen me erotizmin tani do t’i përjetojnë. Fundi i javës thotë që do kenë ca ndryshime planesh e projektesh ose të bëhen pjesë e një mashtrimi në rrugën e tyre ndaj kujdes me çfarë iu thonë, komunikohet sepse mund të jenë edhe njerëzit e afërt që iu thonë gënjeshtra.
Demi – 3 yje
Afërdita në Luan i jep shumë fat në çështjet familjare, do ndihen mirë me familjen më në fund, do bëjnë blerje, arredime, takim erotik në shtëpi, investim në shtëpi për gjëra të bukura, art, ndryshim dhe festa të ndryshme. Fundi i javës do t’i gjejë me ca shpenzime të cilat mund të jenë katastrofë në mënyrën si do menaxhohen ose bëhen. Të kenë kujdes se çfarë planifikojnë të shpenzojnë në fundjavë.
Binjakët – 4 yje
Do futet edhe Mërkuri, planeti i komunikimit në shenjën e tyre i cili është edhe drejtues ndaj do jenë në kontakte, udhëtime, informacione, do marrin e japin dhe informacioni është pushtet, ndaj do e fitojnë. Hëna e re në shenjën e tyre thotë që duhet të kenë kujdes fundin e javës sepse disa njerëz duan t’i bëjnë një dalje të vështirë nga një projekt pune, karriere dhe mund t’i komplikojnë me ligjin, shtetin ose t’i japin një punë të gënjeshtërt.
Gaforrja – 2 yje
Shpenzimet vazhdojnë të mos jenë në ritmin e duhur dhe kanë një prapaskenë në lidhje me punën, shëndetin, përgojohen disi ose ndryshimet që do bëhen do kenë një prapaskenë që nuk është në favor të tyre. Mendojnë se kanë një as nën mëngë, por ai shkon për dikë tjetër dhe nuk i premton fitime.
Luani – 4 yje
Afërdita në shenjën e tyre çlirohet nga Plutoni përballë dhe mund të shijojnë dashuri, aventura të bukura, çështje karriere, afrimitete me njerëz të dashur. Do ndihen mirë, do lëvizin, do blejnë gjëra luksi, do bien në sy dhe gjithçka tjetër. Hëna e re në binjak thotë që duhet të gjejnë shoqëri të mirë për t’i ndarë këto, por kujdes me zgjedhjen ose njerëzit që do shoqërohen në fundjavë se mund të bëjnë një thembër Akili për Luanët.
Virgjëresha – 3 yje
Kanë disa çështje me ekonominë dhe një prapaskenë në erotizëm, diçka nuk i bën të ndihen mirë, ndihen sikur janë lënë pas dore ose duan më shumë. Kjo do t’i mbyllë pak psikologjikisht ose shpirtërisht. Hëna e re në Binjak tregon një kthesë të mirë në lidhje me planet, jetën personale, martesë apo fejesë por janë disi të gënjeshtërta propozimet që do bëhen në fundjavë ndaj kujdes me to.
Peshorja – 3 yje
Do komunikojnë më shumë me jashtë, iu hapet një variant jete për të udhëtuar, dalë jashtë vendit, për të komunikuar me njerëz të huaj, hapur horizontet e tyre por hëna e re në Binjak thotë që duhet ta fillojnë nga afër për të shkuar larg. Nëse nuk e fillojnë nga afër, pra të shikojnë mundësitë që kanë për të përparuar nuk mund të peshkojnë larg ose do iu dalë huq.
Akrepi – 4 yje
Do shkëlqejnë në karrierë, me komunikimet me jashtë, Afërdita në Luan ua jep gjithë këtë reputacion sidomos në karrierë. Shumë Akrepë mund të marrin propozime të mira dhe të ndihen të plotësuar ekonomikisht, psikologjikisht në një propozim fejese, martese për ata që nuk e kanë bërë, ata që duan një shans të dytë në jetë mund ta gjejnë dhe të përfitojnë ekonomikisht dhe në lojëra fati.
Shigjetari – 2 yje
Mërkuri dhe hëna e re përballë shenjës së tyre do të thotë që duhet të kenë mirë parasysh njerëzit që kanë përballë, sidomos partnerët në çift se mos iu bëjnë një lojë të dyfishtë, dalin me kërkesa të reja, ndryshojnë strategjinë e tyre dhe Shigjetarët ndihen të papërgatitur në këtë ndryshim strategjish nga ana e të tjerëve.
Bricjapi – 3 yje
Do merren shumë me punën, projektet e punës, do fitojnë para, do ndjehen mirë vetëm se dypunësimi i tyre kërkon më shumë përkushtim sepse e kërkojnë me ngulm. Do ta gjejnë një punë të dytë, një veprimtari të dytë por kjo mund të mos jetë ajo që duan në të vërtetë dhe t’i nxjerrë nga puna e parë që kanë. Kujdes me aktivitetet.
Ujori – 3 yje
Afërdita përballë shenjës së tyre tregon që me partnerin në çift do jenë shumë mirë, do kenë reptuacion të mirë, oferta të mira, fejesa, martesa por duan të bëjnë gjërat që duan vetë dhe nuk duan të përkushtohen në një lidhje, duan të flirtojnë, shpenzojnë për veten dhe nuk shikojnë përkushtim ndaj partnerit.
Peshqit – 2 yje
Peshqit ngelen pak pa ujë kësaj jave sepse hëna shkon në një shenjë ajri. Iu jep mundësi të marrin informacion por ai ndoshta nuk iu vlen situatave të tanishme të Peshqve. Një ndryshim i madh do bëhet për ta, sidomos në çështjet familjare, në vendin ku jetojnë, në shtëpi, mund të ndryshojnë vendin ku jetojnë, qytet, partneritete dhe bashkëjetesa të reja.