• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Bundestagu mbështet Maqedoninë e Veriut

Në prag të ndryshimit të kushtetutës ne Maqedoninë e Veriut, Parlamenti Gjerman miratoi një rezolutë të posaçme për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut në BE.

12:04 : 16/06/2023
në RAJONI

Situata në vendet  e Ballkanit Perëndimor ishte në qendër të një debati të Bundestagut të enjten, më 15 qershor 2023. Grupet parlamentare të koalicionit të qendrës së majtë, SPD, Aleanca 90/Të Gjelbrit dhe FDP, dorëzuan një mocion të titulluar “Mbështesim në mënyrë aktive Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimin Evropian, i cili u votua me votat e shumicës pas një debati gjysmë ore.

Ministrja e shtetit për Evropën, Anna Lührmann, në hyrje të fjalës së saj, theksoi rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, dhe me një thirrje ndaj palëve të përfshira në Kosovë dhe Serbi: „Stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Kjo është reflektuar aktualisht në situatën shqetësuese në veri të Kosovës. I bëj thirrje aktorëve të përfshirë. Ndaloni spiralen e përshkallëzimit!”

Anna Lührmann, sekretare shteti për Evropën
Ministrja e shtetit për Evropën, Anna Lührmann, në hyrje të fjalës së saj, theksoi rëndësinë e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, dhe me një thirrje ndaj palëve të përfshira në Kosovë dhe Serbi.Fotografi: Political-Moments/IMAGO

Lührmann: Amendamenti thekson karakterin shumetnik të Maqedonisë së Veriut

“Amendamenti kushtetues aktual në Maqedoninë e Veriut, ku përfshihen pakicat e reja, është i rëndësishëm dhe ka nevojë për mbështetje, por ai nuk është pa polemika”, tha ajo. „Kjo edhe për faktin se popullsia atje ngadalë po humbet besimin në perspektivën e BE-së. Ne duhet të punojmë së bashku për të rivendosur besueshmërinë e BE-së. Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona për t’i inkurajuar partnerët tanë në Maqedoninë e Veriut që të ndërmarrin këtë hap të rëndësishëm”, tha ministrja gjermane, e cila ndodhet para një udhëtimi në Shkup së bashku me homologët e saj nga Franca dhe Polonia.

Lexo edhe:

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

Bundestagu gjerman miraton një paketë historike për mbrojtjen dhe infrastrukturën

Sipas një kompromisi të arritur nga Këshilli me Maqedoninë e Veriut në verën e vitit 2022, një parakusht për fillimin e grupit të parë të negociatave të integrimit është një amendament kushtetues që parashikon përfshirjen e grupit të popullsisë bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut krahas grupeve të tjera të përmendura tashmë. Amendamenti kërkon një shumicë prej dy të tretash në parlamentin e Maqedonisë së Veriut. „Emërtimi i pakicave të ndryshme në kushtetutë jo vetëm që forcon mbrojtjen e pakicave, por edhe karakterin shumetnik të Maqedonisë së Veriut, çka është model për të gjithë rajonin”, tha ministrja e shtetit.

Mijatoviç per DW: Maqedonia e Veriut shembull ne rajon

Më parë, edhe Boris Mijatoviç kishte thënë në një intervistë për  DW se përse Maqedonia e Veriut shërben  si shembull për Ballkanin Perëndimor:

„Ne kemi argumente shumë të mira pse duam dhe duhet të përfshijmë Maqedoninë e Veriut në BE. Këto argumente përmenden edhe në rezolutën tonë: Vendi po bën punë shembullore në balancimin e interesave të ndryshme që jetojnë në vend. Ai përfshin pakicat në Kushtetutë. Tani po përfshin edhe një pakicë tjetër. Maqedonia e Veriut është një vend shumë interesant në Ballkan për momentin dhe është një detyrë model për ne që ta integrojmë atë në BE.”

Boris Mijatovic ne interviste me DW
Boris Mijatovic ne interviste me DWFotografi: Anila Shuka/DW

CDU/CSU kërkon përfshirje te gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në votë u hodh edhe mocioni i grupit parlamentar më të madh opozitar të qendrës së djathtë CDU/CSU për “Ripërtëritjen e perspektivës së BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor me politikë të përkushtuar” (20/2339), por ai u refuzua me propozim të Komisionit të Punëve të Jashtme. Ne mocionin e CDU/CSU kërkohej një angazhim për integrim në BE, por edhe në NATO të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe ndër të tjera edhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos ndaheshin nga njëra-tjetra. Ndër të tjera aty kërkohej edhe që të punohej në kuadër të grupit të shteteve anëtare të BE-së për zbatimin e menjëhershëm të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Veç kësaj në seancë u hodh në votë edhe një amendament i grupi parlamentar të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ku kërkohej që të hiqej dorë nga anëtarësimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe t’u ofrohej atyre një partneritet strategjik. Ky amendament iu kalua për shqyrtim  komisioneve këshillimore, kryesuar nga Komisioni i Punëve të Jashtme./DW

Etiketa: bundestagumaqedonia e veriut

Lajme të lidhura

BOTA

Maqedonia e Veriut e përzgjedhura e Britanisë, siguron 6 miliardë euro investime

15:57 : 21/05/2025
BOTA

Bundestagu gjerman miraton një paketë historike për mbrojtjen dhe infrastrukturën

20:09 : 18/03/2025
AKTUALITET

I biri 21-vjeçar vdiq në tragjedinë e Koçanit, babai: Ishte fëmija i vetëm që kisha!

18:19 : 16/03/2025
SPORT

Shpallet lista e Maqedonisë së Veriut për sfidat e marsit, thirren gjashtë shqiptarë

18:25 : 12/03/2025
BOTA

Projeksioni/ Si do të duket Bundestagu i ardhshëm gjerman, dy partitë që rrezikojnë të mos sigurojnë vende

20:06 : 23/02/2025
BOTA

Zbulohet kur do të nisë kontrolli i përbashkët kufitarë mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

19:12 : 21/02/2025
Para

Berat - I moshuari vret veten me armë gjahu (EMRI)

TË GJITHA

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com