• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Fierit/ Akuzat e reja për Zoton e Bllakon. Dënimet që kërkoi SPAK

11:26 : 12/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçma ka dhënë këtë të hënë pretencën për inceneratorin e Fierit. Gjatë seancës, SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka. Duke llogaritur gjykimin e shkurtuar, Koka do të vuaj 6 vite e 8 muaj burgim nëse shpallet fajtor. Ndërkohë që për Sekretarin e Përgjithashëm të Ministrisë së Mjedisit akuza ka kërkuar 7 vite burg, që shkon në 4 vite e 8 muaj, pas gjykimit të shkurtuar

Për pronarin e kompanisë së inceneratorëve, Klodian Zoton, SPAK ka kërkuar 12 vite burg, që përllogaritet në 8 vite pas gjykimit të shkurtuar.

Për Arben Dervishaj, ish-supervizorin që akuzohet për falsifikimet e situacioneve SPAK ka kërkuar 4 vite burg. Nëse shpallet i fajshëm ai do të duhet të kalojë 2 vite e 8 muaj burg pas gjykimit të shkurtuar.

Po ashtu, për Kokën, Bllakon, Dervishajn dhe të akuzuarit e tjerë që kanë pasur funskione publike, prokuroria kërkoi edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje e të drejtës për ushtrim funksionesh publike.

Akuzat e reja

Lexo edhe:

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i Posaçëm zbut dënimin për Alqi Bllakon

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

SPAK kërkoi ndryshimin e akuzës për Sekretarin e Përgjithashëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, duke iu rikthyer akuzës fillestare për shpërdorim detyre si zyrtar i lartë shtetëror dhe jo si funksionar publik, gjë e cila rëndon pozitën e tij. Edhe për Arben Dervishin u ndryshua akuza nga korrupsion në sektorin privat në korrupsion publik. Qëndrimi i akuzës u kundërshtua nga avokati i Bllakos.

“Ne gjithmonë e kemi deklaruar dhe para gjykatës se akuzat kanë qenë të padrejta dhe të pareferuara për aktet penale, por kanë qenë dyshime. Ne i qëndrojmë të njëjtës gjë, si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë qëndrim të thjeshtë. Për sa kohë prokuroria i qëndron të njëjtës akuzë, duhet të pushojë çështjen. Pra është vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës. Ky është një qëndrim joligjor, jo në përputhje me kodin, por është jokushtetues. SPAK, vepron jo në përputhje me kodin e procedurës penale, por dëmton interesat e qytetarëve”, tha ai për gazetarët jashtë ambienteve të gjykatës.

Edhe Klodian Zotos iu shtua akuza për veprën penale “krijimi i skemave të mashtrimit”.

Akuzat ndërkohë janë pushuar për Robert Shabanin, dhe i veçuar mbetet gjykimi për Silvester Drizan.

Ndërkohë, tre të pandehurit e tjerë, Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Guiseppe Cafaglione do vijojnë procesin me gjykim të zakonshëm.

Sipas SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është vlerësuar në 60 milionë lekë.

Dënimi i kërkuar nga SPAK, secilit të pandehur i ulet 1/3 nga gjykimi i shkurtuar:

  • Lefter Koka: 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 6 vite e 8 muaj
  • Alqi Bllako: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 4 vite e 8 muaj burg
  • Klodian Zoto: 12 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 8 vite burg
  • Arben Dervishaj: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
  • Arjola Kodra: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite burg
  • Pellumb Abeshi: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
  • Florian Muçaj: 3 vite burg, , për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite burg
  • Azem Shatëri: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite burg
  • Erjon Murataj: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
  • Sabina Cenameri: 4 vite burg (pezullim dënimi, për shkak se ka një fëmijë të mitur)
  • Loran Dusha: 8 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 5 vite e 4 muaj burg
  • Arbër Denizi: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 4 vite e 8 muaj burg
  • Juri Imeraj: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 4 vite e 8 muaj burg
  • Regan Merdani: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
  • Gentian Zifla: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkohen 2 vite e 8 muaj burg
Etiketa: Alqi Bllakoincenerator i fieritlefter koka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i Posaçëm zbut dënimin për Alqi Bllakon

14:41 : 20/05/2026
AKTUALITET

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

10:23 : 19/05/2026
AKTUALITET

Apeli e ktheu në qeli, nuk ekzekutohet vendimi për Lefter Kokën, ndodhet jashtë vendit

10:03 : 15/05/2026
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-ministrin Lefter Koka

15:39 : 14/05/2026
AKTUALITET

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

10:04 : 05/05/2026
AKTUALITET

SPAK kërkon rikthimin në burg/ Gjykata nuk gjen Lefter Kokën. Posta: Është larguar

10:58 : 24/04/2026
Para

Meteorologia: Qershori me shi e rrebeshe, ja si do të jetë moti gjatë kësaj jave

TË GJITHA

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom