Në lidhje me turin e Bashës për takim me bazën dhe qytetarët, deputetit i PD-së, Ervin Salianji, i ftuar në Report TV, është shprehur se ky më shumë është një bashkëbisedim, se sa një shpjegim i situatës, pasi “qytetarët e dinë më mirë se sa deputetët, se sa janë rritur taksat, sa ka shkuar fatura e dritave etj”.
“Nga takimet që kam bërë me bazën, kam parë se është thyer besimi i qytetarëve tek qeveria dhe në protestë ishim ne që administruam mllefin e qytetarëve, ndryshe Rama nuk do të ishte më në zyrë”, u shpreh Salianji.
I pyetur për opsionin e djegjeve të mandateve nga ana e PD, Salianji është shprehur se “personalisht jam për një përballje të fortë më mazhorancën.
Një vendim ekstrem nuk do të na linte mundësi për rrugë të tjera veprimi”.
Për sa i përket bashkimi të votave të PD me PS dhe LSi në miratimin e buxhetit në Bashkinë e Elbasanit dhe Gjirokastërs, Salianji është shprehur se “këto janë politika lokale dhe PD është gati ta bashkojë votën për të ulur taksat dhe për të mirë të qytetarëve.