• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Dua lojtarë që japin 100%!” Sylvinho: Kemi 7 finale përpara, në grup nuk kemi ekipe të dobëta

16:09 : 05/06/2023
në SPORT

Pas përfundimit të kampionateve në Europë, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë për të luajtur dy ndeshje të rëndësishme për kualifikueset e Euro 2024 përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka dalë në konferencë për shtyp për mediat në prag të sfidave për kualifikuese.

“Është një moment delikat, është fundi i sezonit dhe lojtarët mund të jenë pak të ngarkuar. Kam takuar disa prej lojtarëve dhe kam komunikuar me disa prej tyre, duhet menaxhuar mirë kjo situatë. Lojtari duhet të vijë me 100% e tij dhe unë kam zgjedhur disa prej më të mirëve prej tyre. Tani mund të them që njohim më mirë lojtarët, ka qenë një periudhë jo e mirë.

Ndeshja me Poloninë ishte vetëm një ndeshje dhe tani mund t’i njoh më mirë lojtarët e mi. Pas gjithë punës së bërë kam përzgjedhur një grup me lojtarë të rinj dhe disa me eksperiencë. Tani e njoh shumë më mirë skuadrën sesa në periudhën e ndeshjes kundër Polonisë. Sigurisht që të gjitha mundësitë i kemi për t’i dituar këto ndeshje, fusha do të na tregojë më shumë nëse mund ta bëjmë këtë gjë. Kemi një rrugë me 7 finale përpara dhe më e mira është t’i fitojmë të gjitha.

Sigurisht që duhet të marrim sa më shumë pikë, dëshira është e madhe për të shkuar në finalet e Euro 2024. Kur të bëj debutimin tim në Shqipëri më datë 17 qershor besoj se do të jetë një emocion shumë i madh. Kemi një grumbullim ndryshe këtë herë nga ndeshja me Poloninë. Përpara kemi dy ndeshje me kundërshtarë shumë ndryshe nga Polonia. Muçi vjen në një formë shumë të mirë dhe e meriton të jetë këtu me ne.

Lexo edhe:

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, kush është emri “anonim” i zgjedhur nga Armando Duka

ZYRTARE/ Sylvinho largohet nga Kombëtarja shqiptare

E njëjta gjë dhe me Sadikun, unë kam folur me të dhe ai kthehet në kombëtare pas 3 vitesh. Ai është një simbol në të kaluarën dhe shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Është e rëndësishme të bëjmë një lojë të bukur, por në fund do të vlejnë tre pikët. Kam folur me lojtarët vazhdimisht dhe i kam thënë që ndeshja nuk fitohet vetëm nga një episod, por nga e gjithë loja. Është shumë e rëndësishme që ne te fitojmë me Moldavinë dhe më pas të fitojmë ndeshjet e tjera.

Unë jam i bindur për lojtarët e mi dhe ata që do të zbresin në fushë do të japin 100% të tyre në fushë duke bërë një ndeshje të mirë për tifozët tanë. Roshi është një lojtar në vëmendjen tonë, është shumë i rëndësishëm për ne. Kjo nuk do të thotë se ai nuk do të jetë me ne në shtator. Unë kam folur me të, ai është shumë i aftë në krahun e tij.

Kemi edhe lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë këtë gjë dhe vendosa t’i jap shansin disa të tjerëve duke parë se Roshi ka pësuar dhe një dëmtim. Nuk ka skuadra të vogla në grup me ne, ne do të japim 100% kundër çdo kundërshtari. Nuk duhet të shohim nëse luajmë në shtëpinë tonë, ne duhet të japim më të mirën në ndeshjet tona. U them edhe lojtarëve shpesh që nuk kemi ekipe të vogla përballë, gjithçka do të varet nga ne.

Nuk ka rëndësi nëse është Moldavia apo Çekia. Ne duhet të jemi gjithmonë në 1005 në kapacitetin tonë. Jam i bindur se edhe ata mendojnë se Shqipëria nuk është një skuadër e vogël. Mund të ketë momente që kundërshtari të tërhiqet dhe të mbrohet fort, por ne duhet të sulmojmë shumë. Nuk do të ketë ndryshime në listë edhe pse Gjasula është dëmtuar. Është një moment i vështirë sepse disa lojtarë vijnë nga një sezon i gjatë.

Dua të jap një mesazh për Kumbullën për dëmtimin që pësoi me Romën. Na mungon një lojtar i tillë si ai dhe shpresoj që të na rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës. Unë jam i bindur se kemi kohën e mjaftueshme për të përgatitur skuadrën për këto ndeshje. Nuk shoh ndonjë problem të madh sepse kemi lojtarë shumë të fortë në dispozicion. Ajo që i duhet një skuadre më shumë se gjithçka është ekuilibri.

Mund të shënosh tre gola dhe më pas pëson katër, prandaj na duhet ekuilibri. Me Moldavinë kemi disa shanse për të fituar dhe e kemi detyrim të fitojmë këto dy ndeshje. Kemi dhe disa ndeshje të tjera që duhet me doemos të marrim pikë. Për këtë arsye ne duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Ju e patë në Bundesligë se çfarë ndodhi në fundin e kampionatit. Lojtarët që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin.

Besoj se kemi bërë një punë shumë të mirë gjithë këtë kohë për përzgjedhjen e lojtarëve. Situata e dy portierëve, Strakosha dhe Berisha është shumë e njëjtë. Janë të rëndësishëm për kombëtaren, kur të nis grumbullimin me ekipin do të shohim pastaj se kush do të luajë. Strakosha vjen nga një dëmtim i pësuar nga një dëmtim dhe doktorët më kanë konfirmuar se ai është mirë tashmë.

Jam i kënaqur sepse i kam të dy këtu Kastrati ka bërë mirë, po ashtu dhe Simoni është një portier i ri. Kam dobësi për lojtarët e rinj dhe përpiqem t’i ndihmoj. Për mua është okej nëse ne bëjmë një lojë të mirë, synojmë tre pikët. Ne do të punojmë shumë për të pasur një skuadër që zbret në fushën e lojës me zemër dhe për të marrë fitore. Ne përgatisim listën me lojtarët që janë më në formë, për mua nuk ka shumë rëndësi se ku luan një lojtar në Superiore apo jashtë. Ne duam më të mirën në skuadër. Është një ndjesi shumë e bukur të luaj në debutimin tim në Shqipëri.

Unë jetoj në Tiranë dhe çdo mëngjes kaloj përpara stadiumit. Mezi pres të futem në fushë me lojtarët e mi dhe të jap maksimumin, jam i bindur që në ndeshjen ndaj Moldavisë do të bëjmë një lojë të bukur. Ne duhet të flasim me respekt ndaj kundërshtarit tonë, sepse futbolli quhet respekt.

Ne presim të shkojmë në fushën e lojës me 90 minuta sa më të mira dhe për të luajtur futboll. Një paraqitje sa më e mirë dhe një fitore, kjo është më e rëndësishmja për një trajner.” – u shpreh Sylvinho në konferencën për shtyp

Etiketa: Kombetarja ShqiptareSylvinho

Lajme të lidhura

SPORT

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, kush është emri “anonim” i zgjedhur nga Armando Duka

10:19 : 19/05/2026
AKTUALITET

ZYRTARE/ Sylvinho largohet nga Kombëtarja shqiptare

08:34 : 19/05/2026
2159156781
SPORT

Mbyllet epoka “Sylvinho”, trajneri pritet të largohet nga kombëtarja pas dështimit në Play-off

18:46 : 27/03/2026
SPORT

“Nuk fle prej dy muajsh, Polonia ekip i fortë”, Sylvinho optimist për Botërorin: Mund të ndodhë gjithçka!

17:44 : 25/03/2026
SPORT

Dy risitë e Sylvinhos në Kombëtare, njihuni me Bujar Pllanën dhe Stavro Pilon

22:44 : 21/03/2026
SPORT

Zyrtare/ Sylvinho rinovon kontratën me Kombëtaren shqiptare

16:26 : 07/01/2026
Para

Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të 108 lekëve

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom