• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dita ndërkombëtare e fëmijëve viktimave të agresionit, Xhixho: Pse nuk është krijuar akoma regjistri për krimet seksuale?

13:18 : 04/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka bërë një reagim zyrtar sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Agresionit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Xhixho ka shkruar një letër të hapur për të gjithë ambasadorët në vend, lidhur me regjistrin për krimet seksuale ku do të shkruheshin të dhënat e çdo pedofili.

Projektligji u miratua në Kuvend vitin e kaluar me 124 vota pro, por duket se ky regjistër ende nuk është krijuar.

Në letrën e saj Xhixho bën me dije se ka kërkuar edhe zyrtarisht informacione nga organet pëgjegjëse me qëllim nxitjen e vënies në zbatim sa më parë të ligjit, por nuk ka marrë asjë përgjigje.

Postimi: 

Lexo edhe:

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

Letër e hapur për të gjithë ambasadorët në vend, sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Agresionit.

 Si inicuese e Ligjit për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale, por mbi të gjitha si nënë, mbetem e angazhuar maksimalisht në vënien e tij në shërbim të sigurisë së fëmijëve në kopshte, shkolla dhe në të gjitha mjediset që ata frekuentojnë.

Fatkeqësisht, gati 1 vit pas miratimit të ligjit, regjistri nuk është krijuar, edhe pse kam kërkuar edhe zyrtarisht informacione nga organet pëgjegjëse me qëllim nxitjen e vënies në zbatim sa më parë të ligjit.

Ndaj sot u jam drejtuar me një Letër të Hapur ambasadorëve që veprojnë në vend, në mënyrë që të rritim ndërgjegjësimin për këtë shqetësim shumë të madh.

 Të nderuar,

Më 21 korrik të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 124 vota pro dhe vetëm një abstenim Ligjin për Regjistrin Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale.

Qëllimi i ligjit është krijimi i një mekanizmi kombëtar për monitorimin e të gjithë personave që kryejnë krime seksuale. Fokusi i këtij ligji është mbrojtja sidomos e fëmijëve nga çdo formë e abuzimit seksual.

Hartimi dhe miratimi i këtij ligji ka qenë një domosdoshmëri për shumë vite në Shqipëri, pasi sipas statistikave, thuajse 80 për qind e krimeve seksuale në Shqipëri kryhen kundër fëmijëve dhe adoleshentëve.

Në 22 janar 2023, ligji hyri në fuqi, gjashtë muaj pas miratimit të tij, por fatkeqësisht nuk është bërë ende i zbatueshëm, duke qenë hapur në shkelje të ligjit.

Përgjatë kësaj kohe, të gjitha institucionet përgjegjëse kishin kohën e mjaftueshme për të regjistruar të gjithë të dënuarit për krime seksuale dhe për ta vendosur regjistrin në dispozicion të palëve të interesuara, sipas përcaktimeve ligjore në e-Albania.

Ligji ngarkon me përgjegjësinë e krijimit të regjistrit brenda 6 muajve nga momenti i miratimit në Kuvend Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet në varësi të tyre. Kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga miratimi i Ligjit dhe regjistri nuk është ende i aksesueshëm për publikun.

Si propozuese e këtij ligji, kam kërkuar informacion pranë institucioneve përgjegjëse për hartimin e regjistrit, por përgjigjja ka qenë se regjistri nuk është krijuar akoma.

Duke e konsideruar emergjencë krijimin e këtij regjistri, në respekt të ligjit të miratuar me shumicë votash, kërkoj mbështetjen tuaj në drejtim të punës me institucionet që kanë detyrimin ligjor për ta bërë atë të aksesueshëm për qytetarët.

Etiketa: ambasadoreerisa xhixholeterviktima te agresionit

Lajme të lidhura

BOTA

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025
BOTA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit

16:19 : 16/07/2025
AKTUALITET

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

16:04 : 03/07/2025
AKTUALITET

Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët

09:23 : 30/05/2025
Para

Akuza për korrupsion, pas sekretares Joana Duro, arrestohen edhe dy të tjerë/ EMRAT

TË GJITHA

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, i mituri niset me urgjencë drejt Traumës

20:33 : 29/07/2025

Ajola Xoxa nuk kënaqej me 50 mijë euro ryshfet nga ndërtuesi Meriman Palushi, në këmbim të lejes

20:21 : 29/07/2025

E projektuar për të goditur marinën kineze, SHBA teston raketën që “ndryshon rregullat e lojës”

20:18 : 29/07/2025

Britania paralajmëroi njohjen e Palestinës, reagon Izraeli: Shpërblim për Hamasin

20:10 : 29/07/2025

Zyrtare/ Everton transferon mbrojtësin e Bayern Munich

20:06 : 29/07/2025

Video/ Drita-Copenhagen, përleshje masive mes tifozëve në Prishtinë

19:58 : 29/07/2025

Andia Ulliri ankimon në KAS vendimin e Celibashit: Mandati i PD-së në Durrës më takon mua!

19:56 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com