• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi për mandatin e Xhaçkës, zvarritje pas zvarritjesh në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit vendosi t’i japë 3 javë kohë një eksperti për analizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa deputetë të opozitës akuzuan mazhorancën për zvarritje të qëllimshme të çështjes.

17:30 : 02/06/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Këshilli i Legjislacionit vendosi të premten që t’i jepte 3 javë kohë një eksperti të kërkuar nga mazhoranca që të analizojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo gjykatë shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit për ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Eksperti i thirrur nga Kuvendi, Krenar Loloçi, një profesor i së drejtës kushtetuese, pranoi detyrën nga Kuvendi dhe kërkoi 3 javë kohë për të përgatitur një raport mbi dy vendimet e Kushtetueses të marra në janar.

Por angazhimi i tij u kundërshtua nga deputetët e opozitës, që e cilësuan vendimin e shumicës parlamentare një tallje me ekspertin dhe me Gjykatën Kushtetuese dhe një synim për të mbrojtur kolegen e tyre nga heqja e mandatit të deputetit.

Kjo është një tjetër zvarritje e procesit për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pas një mbledhjeje në mars ku PS ngriti pikëpyetje për vendimet dhe në një mbledhje tjetër në fillim të prillit kërkoi ndihmën e ekspertëve. Por Felaj, u justifikua me faktin se Kuvendi nuk ishte mbledhur gjatë muajit të fushatës zgjedhore.

Deputeti Gazmend Bardhi tha se zvarritja ishte e qëllimshme dhe akuzoi për këtë drejtuesen e këshillit, Ermonela Felaj për mosthirrjen e mbledhjes për 2 muaj.

Lexo edhe:

Lapaj nuk heq dorë nga mandati deputetit, shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

“Eksperti është i juaji, ne s’kemi nevojë për të lexuar vendimet,” iu drejtua ai kolegëve të mazhorancës, duke shtuar se, se kjo rrugë e zgjedhur prej tyre ishte një sfidë ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Një precedent të rrezikshëm e quajti këtë praktikë të re të Kuvendit edhe Enkelejd Alibeaj, i cili tha se “nuk mund të bëhet interpretim i vendimeve të GJK-së”.

Eksperti Loloçi tha se nuk kishte asnjë konflikt interesi me palët e përfshira në procesin në Gjykatën Kushtetuese dhe se do të bënte detyrën e tij e do të kthente përgjigjet sipas opinionit të tij për pyetjet që do t’i drejtonin deputetët.

Relatorja e çështjes nga PS, Klotilda Bushka, shtroi një dyzinë pyetjesh të cilat lidheshin kryesisht me detyrat që i lindnin Kuvendit nga leximi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe nëse ishte e arsyeshme që për zbatimin e tyre, do të nevojiteshin amendime ligjore apo në rregulloren e Kuvendit.

“Ju garantoj që askush nuk do ta përdorë ekspertizën tuaj për arsye politike,” iu drejtua ajo Loloçit.

Ndërsa Bardhi e pyeti ekspertin nëse kishte pasur raste më parë kur Kuvendi kishte vënë në diskutim zbatimin e vendimeve të Kushtetueses.

Të ndarë në dy grupime, deputetët e opozitës bënë dy kërkesa të ndryshme për heqjen e mandatit të Xhaçkës, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik dhe me vendim qeverie iu dha e drejta e përdorimit të brigjeve në Dhërmi.

Pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të papajtueshmërinë së mandatit në Kushtetuese, të dyja grupimet iu drejtuan me kërkesa të veçanta kësaj gjykate.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e 1/10 së deputetëve dhe riktheu çështjen në Kuvend duke i cilësuar antikushtetuese vendimet e mazhorancës.

Në vendimin tjetër GJK pushoi kërkesën e 1/5 së deputetëve që kërkonin trajtimin në themel të çështjes dhe marrjen e një vendimi për papajtueshmërinë e mandatit, duke mos e legjitimuar si subjekt që vë në lëvizje gjykatën për këtë çështje./ BIRN

Etiketa: birnkeshilli i legjislacionitkuvendmandatiolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lapaj nuk heq dorë nga mandati deputetit, shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor

11:16 : 13/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

08:21 : 11/08/2025
RAJONI

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
Lajmet e Dites

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
Para

Vazhdojnë protestat në veri të Kosovës, si paraqitet situata

TË GJITHA

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

15:17 : 17/08/2025

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

14:35 : 17/08/2025

Denoncimi i gazetarit: Urgjenca Pediatrike në QSUT është kthyer si sportel banke

14:28 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com