• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Ramës/ Igli Tare merr leje për impiant energjie elektrike në Fier

17:55 : 30/05/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

E ardhmja e Igli Tares në Serinë A është e paqartë, pas përfundimit të kontratës si drejtor teknik i skuadrës së Lazios. Por, biznesi i tij në Shqipëri është shumë më i qartë dhe ecën me hapa të sigurt, falë mbështetjes së pakursyer të mikut të tij, kryeministrit Edi Rama.

Ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, prej vitit 2019, ka regjistruar në vendin tonë kompaninë “Agro Roma 2019”. Shoqëria private nuk ka asnjë lidhje me futbollin apo me sportin në përgjithësi.

Objekti i aktivitetit të saj është “sporti më popullor” në vitet e fundit në vendin tonë, ndërtimi.

Në foto: Igli Tare është pronar i “Agro Roma 2019”, sipas dokumentave të Qendrës Kombëtare të Regjistrit (QKR)

Në fillim të kësaj jave, kompania private e Igli Tares ka siguruar leje ndërtimi për ndërtimin e një impiakti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike në Topojë të Fierit.

Lexo edhe:

Sizifi i dorëheqjes

Qendrat për emigrantët në Shqipëri dështuan, po faturën kush po e paguan?

Vendimi është nënshkruar nga Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT).

Rreth dy vjet më parë, Igli Tare, me firmën e Edi Ramës, ka siguruar leje ndërtimi për ngritjen e një godine shumë-katëshe në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Nga futbollist në ndërtues

Tifozët shqiptarë e njohin si ish-kapitenin e Kombëtares së Futbollit dhe si drejtorin e suksesshëm sportiv të Lacios, në Serinë A.

Por, tashmë, Igli Tare ka vendosur të përfshihet në biznesin e ndërtimit, një prej më fitimprurësve në vendin tonë.

Në janar 2019, Igli Tare regjistron në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë “Agro Roma 2019”.

Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare, administrator i parë i kompanisë ka qenë Aleksandra Tare, nëna e Iglit. Duke filluar nga Janari 2021, administrator i shoqërisë së Igli Tares është Soni Agalliu.

Shoqëria, siç deklarohet në dokumentat zyrtare, fillimisht ka pasur objekt të aktivitetit tregtar në fushën e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, tregtimin e tyre, si edhe ndërtimin e impianteve për këtë degë të ekonomisë.

Më tej, objekti i aktivitetit të kompanisë është zgjeruar, duke përfshirë edhe ndërtime.

Në 29 maj 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit miraton disa vendime, mes të cilëve spikat ai me numër 42.

Në foto: KKT miraton lejen për impiant fotovoltaik për kompaninë “Agro Roma 2019”

“Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 MË, dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Topojë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Agro Roma 2019” sh.p.k.

Bëhet fjalë pikërisht për kompaninë në pronësi 100 përqind të ish-futbollistit të kombëtares, Igli Tare.

Pallati në Tiranë

Në 10 Qershor 2021, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKRRT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ka shqyrtuar, ndër të tjera, edhe lejen e ndërtimit për “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues “EB Construction” sh.p.k dhe “AgroRoma 2019” sh.p.k”.

Në foto: Vendimi i KKT-së, qershor 2021, për leje godine në favor të “Agro Roma 2019”

Nuk ka shumë të dhëna se ku do të ndërtohet ky kompleks rezidencial dhe se sa hapësirë do të përfshijë, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit prej shumë kohësh ka dëshmuar një mungesë të madhe transparence.

Megjithatë, të dhënat e pakta për këtë aplikim për leje ndërtimi janë të mjaftueshme për të kuptuar se cilët janë përfituesit e saj.

Ata janë Igli Tare, ish-futbollisti dhe një prej miqve të deklaruar të Edi Ramës, si edhe Ilir Bregasi, djali i biznesmenit Luan Bregasi e njëkohësisht dhëndri i ish-Presidentit të vendit, Bamir Topi.

Shoqëria “EB Construction” është regjistruar në Prill 2019 nga Ilir Bregasi, djali i biznesmenit dhe ish-drejtuesit të Dhomës Kombëtare të Tregtisë, Luan Bregasi.

Shoqëria operon në fushën e ndërtimit të godinave civile, industriale, turistike e bujqësore.

Të dy kompanitë, ajo e Igli Tares dhe ajo e Ilir Bregasit, shfaqen bashkërisht si investitorë të kompleksit rezidencial në Tiranë.

Etiketa: Edi Ramaigli tare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sizifi i dorëheqjes

08:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Qendrat për emigrantët në Shqipëri dështuan, po faturën kush po e paguan?

08:47 : 03/11/2025
AKTUALITET

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

19:29 : 02/11/2025
AKTUALITET

Rama dhe Linda kapen ‘mat’ duke u puthur në lamtumirën e Fatos Nanos/ VIDEO

19:14 : 02/11/2025
Screenshot
AKTUALITET

Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

17:18 : 02/11/2025
AKTUALITET

Bardhi: E pandehura Belinda Balluku e mban peng Edi Ramën me afera korruptive

14:57 : 02/11/2025
Para

Manipulimi i votave/ Rinumërimi, PDIU fiton këshilltarin e dytë në Bashkinë Mallakastër

TË GJITHA

Berisha: Irena Gjoka, fytyra e reformës në drejtësi! Dokumenti i ekspulsit fshihej nga Altin Troplini

10:48 : 03/11/2025

Publikohet dokumenti: Policia greke vërteton ekspulsin e gjyqtares Irena Gjoka

10:42 : 03/11/2025

Bujar Leskaj lajmëron tërheqjen nga PD: Do djeg mandatin

10:34 : 03/11/2025

Berisha në SPAK, lexon mesazhin për Dumanin: Do përgjigjesh për milionat që ke marrë nga Kreshniku i Manzës

10:21 : 03/11/2025

Parashikimi për javën: Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në të gjithë vendin

10:08 : 03/11/2025

Vijon rokada në Policinë e Shtetit, priten ndryshime në Shkodër, Lezhë e Tiranë

09:59 : 03/11/2025

Avokati i Gentian Gjylit e konfirmon: Zyrtarisht i pandehur për tunelin e Llogarasë

09:44 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com