• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i PD: Skemat e zhvatjes së votave për Veliajn!

11:41 : 28/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të dielë njërën nga skemat e shumta të manipulimit të zgjedhjeve në Tiranë nga PS për t’i dhënë fitoren, kryebashkiakut Erion Veliaj.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Silvi Bardhi bëri një deklaratë ku theksoi se për këtë fakt, drejtori i urdhëruar nga Erion Veliaj;, Fatjon Dhuli dhe miku i tij Hysni Karaj si shërbëtorë të votës së vjedhur duhet të jenë përpara drejtësisë.

Teksa ka përmendur disa raste të manipulimit të votave nga PS, Bardhi shprehet se PD disponon prova dhe fakte dhe tashmë këto dëshmi ndodhen në SPAK

Deklarata e Plotë:

“Erion Veliaj, Edi Rama dhe e gjithë banda kriminale e batërdisë zgjedhore të cilët pushtuan qendrat e votimit, janë ideatorët dhe urdhëruesit e tjetërsimit të votës në Tiranë dhe në të gjithë vendin, – tha Bardhi. – Administrata shtetërore si një polici elektorale zbarkoi në çdo cep të Shqipërisë duke intimiduar, blerë, shantazhuar apo penguar shqiptarët të votojnë të lirë.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

Ne disponojmë prova dhe fakte dhe tashmë këto dëshmi ndodhen në SPAK. Prova dhe dëshmi janë publikuar si kurrë ndonjëherë live edhe në media teksa gazetarët raportonin.

Në sytë e medias fleta e votimit u fut në kuti pa kaluar më parë në vendvotim, në sytë e medias listat e partisë – shtet qëndronin në tavolinën e Komisionit ku mbahej shënim çdo person i detyruar për të votuar, në sytë e medias grupe të strukturuara orientonin votuesit se për kë duhet të votonin.

Është po media e cila ka zbuluar një tjetër skandal të manipulimit të votave në Tiranë.

Emisioni investigativ “Piranjat” ka zbuluar rastin flagrant dhe të pakundështueshëm të drejtorit të Bashkisë Tiranë Fatjon Dhuli dhe mikut të tij Hysni Karaj të cilët pak ditë përpara mbylljes se afatit ligjor kanë dhënë me qera 3 apartamentet e tyre në njësinë administrative nr.7 për 8 banorë të cilët janë me pashaportizim në njësinë 7 por që nuk kanë banuar asnjë ditë në këto apartamente.

Tetë banorët rezultojnë të jenë nga qendra administrative Bërxullë e Vorës, Babrroi i Kamzës, Bathorja dhe Librazhdi.

I kapur në gënjeshtër nga media Drejtori i Veliajt, Fatjon Dhuli është justifikuar se i ka të afërm, ndërsa miku i tij Hysni Karaj nuk u kujtoheshin qeraxhinjtë. I gjendur nën presion Drejtori i Veliajt dhe miku i tij ka kërcënuar gazetarët.

Kjo është dëshmi e mekanizmit të manipulimit të votave në Tiranë. Mekanizëm i ndjekur kokë e këmbë nga paniku i humbjes së thellë të Veliajt.

Për këtë fakt, Drejtori i urdhëruar nga Erion Veliaj;, Fatjon Dhuli dhe miku i tij Hysni Karaj si shërbëtorë të votës së vjedhur duhet sot të jenë përpara drejtësisë.

Erion Veliaj si vjedhës, manipulues dhe marifetxhi i votave është kandidat qelie për krimin elektoral të ndodhur më 14 maj dhe korrupsionin galopant që ka kapur Bashkinë e Tiranës.

Ai është përgjegjës për deformimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të cilët jetojnë ccdo ditë në trysninë e gjobave bashkiake, taksave të larta dhe vjedhjes së tyre ditën për diell.

Opozita nuk do të ndalet por do të denoncojë çdo ditë e në vazhdim të gjithë krimin elektoral të 14 majit. Vota e lirë dhe e ndershme është kusht për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë në vend.”

 

Etiketa: denoncimpardtia demokratikeSilvi Bardhizgjedhje vendore 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

21:27 : 03/06/2026
AKTUALITET

Sherri familjar në Tiranë/ Mbesa kërkon t’i marrë xhaxhait shtëpinë, përmbarimi pjesë e lojës

21:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Avokati ‘vjedh’ 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

21:11 : 03/06/2026
AKTUALITET

“Zuzarët rilindas të pangopur”, Maliqi: Koha e pandëshkueshmërisë po mbaron

18:39 : 29/05/2026
AKTUALITET

VIDEO/ Tymi i kantierëve mbulon Tiranën, denoncimi: Po na helmojnë!

19:45 : 23/05/2026
Para

Sadio Mane i komunikon Bayern Munich të ardhmen tij

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom