• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Maxhoranca po kthen “Plepat”/ Idea, komisionerët e Vetingut, gjyqtar pa Magjistraturë

13:43 : 22/05/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi këtë të Hënë se po shqyrtohet mundësia për të ndryshuar disa ligje të paketës së Reformës në Drejtësi. Këto ndryshime, siç pranohet zyrtarisht, pritet të reflektojnë kërkesat e mbërritura nga institucionet e “Drejtësisë së Re”, të cilat kanë konstatuar anomali të ndryshme gjatë aktivitetit të tyre.

Por, përtej aspektit “formal”, duket se kjo fushatë ndryshimesh ligjore ka në thelb të saj një qokë të maxhorancës në favor të komisionerëve të Vetingut.

Burime brenda shumicës socialiste pranuan për “Boldnews.al” se është gjetur një lloj dakordësie paraprake me Shkollën e Magjistraturës për të organizuar një kurs të përshpejtuar për komisionerët e Vetingut, me qëllim emërimin e tyre si magjistrat në përfundim të mandatit si anëtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Paketa ligjore e Reformës në Drejtësi parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët e rinj do të emërohen në detyrë vetëm pasi të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

Për të qenë pjesë e kësaj Shkolle, studentët e drejtësisë duhet të kenë një mesatare të lartë shkollore.

Anëtarët e shkallës së parë të Vetingut, në shumicën dërrmuese të tyre, kanë diplomë universitare me nivel shumë të ulët. Ky fakt i penalizon ata që të kandidojnë për të vijuar studimet në Magjistraturë.

Por, pikërisht këtu duhet ndërhyrja e politikës.

Maxhoranca po studion format dhe mënyrat për t’i shpërblyer komisionerët e shkallës së parë të rivlerësimit.

Siç u deklarua për “Boldnews.al”, drejtuesit e Shkollës së Magjistraturës po ideojnë një program të posaçëm, me kohë të shkurtuar, për t’u dhënë mundësinë komisionerëve të Vetingut që të sigurojnë statusin e magjistratit dhe më tej të emërohen gjyqtarë ose prokurorë në sistemin e drejtësisë.

Kjo iniciativë, e ngjashme me “procesin e Plepave”, me shumë mundësi do të formalizohet para dhjetorit të vitit 2024, kur u përfundon mandati i zgjatur anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Idea është në kundërshtim me frymën e të gjithë paketës së Reformës në Drejtësi, por politika, sidomos maxhoranca, ka arritur ta thyejë edhe më herët arkitekturën e ngritur me votë unanime parlamentare në korrik të vitit 2016.

Komisionerët “e përkëdhelur”

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) janë trajtuar vazhdimisht në mënyrë të përkëdhelur nga maxhoranca, si një formë “shpërblimi” për vendimet e tyre për largimin nga sistemi i drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk ndanin të njëjtën linjë politike me Partinë Socialiste.

Komisionerët janë ndër zyrtarët më të mirë-paguar në Shqipëri, si edhe kanë përfitime të shumta, përfshirë roje sigurie, automjete në dispozicion dhe siguracion jete e shëndeti për veten e familjarët e tyre.

Dymbëdhjetë anëtarët e KPK-së u emëruan në Qershor të vitit 2017 për një mandate 5-vjeçar, i cili përfundonte në mes të vitit 2022.

Por, një lëvizje e shpejtë e maxhorancës, së bashku me një pjesë të opozitës së drejtuar në atë kohë nga Lulzim Basha, vendosi shtyrjen e mandatit të tyre edhe për 24 muaj, deri në dhjetor 2024.

Edhe në atë kohë, u përvijua idea në publik që komisionerët e Vetingut mund të emëroheshin gjyqtarë. Por, mesa duket, politikës u interesua që ata zyrtarë të vijonin të ishin pjesë e strukturave të rivlerësimit, për të përmbushur të tjera “detyra” apo “porosi” që u mbërrinin nga korridoret e maxhorancës.

Tashmë që edhe afati i ri i përfundimit të mandatit po plotësohet, maxhoranca po mendon për “nderin” e radhës ndaj komisionerëve të KPK-së, duke menduar mekanizmat për t’i emëruar gjyqtarë, pa plotësuar kriteret bazë që kërkohen nga Shkolla e Magjistraturës.

Rastet janë bërë publike edhe më herët. Përshembull, komisionerja Valbona Sanxhaktari ka aplikuar vite më parë për të qenë pjesë e Shkollës së Magjistraturës. Rezultati i saj ishte shumë i dobët, gjë që tregon për aftësitë e saj profesionale.

Anëtarët e tjerë të trupës së Vetingut të shkallës së parë, në 100 përqind të tyre, nuk kanë asnjë përvojë profesionale që mund t’i lidhë me sallat e gjyqit.

Dhe, natyrisht, përfituesja më e madhe e idesë së maxhorancës për “respektimin” e anëtarëve të Vetingut është kryetarja e këtij institucioni, Pamela Qirko.

Zonja Qirko është motra e zv.kryeministres dhe një prej njerëzve më të pushtetshëm aktualisht në maxhorancë dhe qeverinë shqiptare, Belinda Balluku.

Në historinë e saj profesionale, komisionerja Qirko nuk ka pasur asnjëherë detyra për të qenë pjesë e seancave gjyqësore. Ajo ka qenë juriste në një kompani private për shumë vite.

Tashmë, maxhoranca ku bën pjesë e motra e saj, mesa duket në një mirëkuptim edhe me drejtuesit e Shkollës së Magjistraturës, po mendojnë që ta fusin në sistemin e drejtësisë “nëpërmjet dritares” dhe jo nga dera e auditoreve, siç duhet të funksionojë normalisht.

Etiketa: gjyqtarmazhorancapa Magjistraturëreforma ne drejtesiTaulant Ballavetingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Agron Zhukri

13:11 : 07/11/2025
AKTUALITET

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Tao ka porositur vrasje! Denoncimi u dogj nga një prokuror

20:04 : 06/11/2025
AKTUALITET

Hetimet për ‘Llogaranë’, socialistët shmangin llogaridhënien e Ballukut në Kuvend

16:38 : 06/11/2025
AKTUALITET

Nadir Çausholli, akuza për mashtrim 700 mijë euro. Gjyqtari Hazbi Balliu: Paguaj 40 mijë euro dhe je në rregull

14:29 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Sulmoi ambasadorin e BE-së, të dënohet/ Berisha-Ballës: Trillim, s’ka njeri që i respekton më shumë se unë

11:12 : 06/11/2025
Para

Kalemaj: Nuk ka një lider të denjë! Nëse nuk ndodh bashkimi, PD drejt fragmentarizmit

TË GJITHA

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

11:08 : 10/11/2025

Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

11:03 : 10/11/2025

Minatorët e Spaçit në ditën e 32 të protestës, 62 punëtorë të larguar nga puna

10:58 : 10/11/2025

Gonzato ‘i pret iluzonet’ Ramës: Mbyllja e kapitujve për negociatat, më e vështirë se sa çelja

10:55 : 10/11/2025

“Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros

10:43 : 10/11/2025

Fierza në krizë ekologjike! Liqeni i mbushur me mbeturina, anija e pastrimit jashtë funksioni

10:41 : 10/11/2025

Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: Doja të vdisja, fëmijët më përgjëroheshin

10:25 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com