• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“BF” Elbasan: Do të bëjmë publik emrat e funksionarëve të lartë që shantazhuan votën

16:24 : 20/05/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

“Bashkë Fitojmë” ka denoncuar sot shkeljet e bëra në Elbasan që sipas tyre ndikuan në rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas Blendi Himçi, kryetarit të PD në Elbasan, administrata ka ushtruar presion ndaj qytetarëve, ndërkohë që policia ka zgjedhur të jetë krah mazhorancës dhe të përdorej prej saj.

Ai u shpreh se do publikohen emrat e zyrtarëve të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve dhe se provat do të dërgohen në SPAK, SHBA e BE.

Deklarata

“Prej datës 14 janar 2023, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar në të gjitha format masakrën që po përgatitej për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Elbasanit.
Përdorimi i resurseve publike prej kryetarit në detyrë të bashkime, shpërndarja e ndihmave ushqimore me angazhimin e drejtpërdrejtë të kryetarit të bashkisë, presioni ndaj administratës publike nëpërmjet plotësimit të formularëve të patronazhimit, përdorimi i asfaltit elektoral pa procedurë tenderimi, përdorimi i Policisë Bashkiake si mjet shantazhi, fluksi i ndërtimeve pa leje, neglizhenca me qëllim e autoriteteve bashkiake, angazhimi i drejtpërdrejtë i drejtuesve të institucioneve publike në blerjen e votës, etj, ishin një kambanë alarmi për masakrën që po përgatitej kundër zgjedhjeve të lira”, tha ai.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

“Policia e Shtetit, në vend të reagimit ndaj këtyre fenomeneve antiligjore dhe antikushtetuese, zgjodhi të rreshtohet në krah të pushtetit dhe të përdorej prej tij. Shantazhi ndaj veprimtarëve të Partisë Demokratike u kthye në një shqetësim real në ditët e fundit të fushatës elektorale. 3 drejtues të Partisë Demokratike (Aurel Bylykbashi, Doriano Koldashi, Maik Elezi), dhe një kandidat për Këshillin Bashkiak (Franko Hakija), u ndoqën dhe u shoqëruan prej efektivëve të Policisë së Shtetit në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ndaj tyre nuk kishte asnjë indicie për kryerjen e veprave penale, përveç faktit që ishin të angazhuar me krah të opozitës dhe Partisë Demokratike. Kontrolli, pa asnjë mandat, dhe për më tepër në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në lagjen ‘Skënderbej’ ishte akti i fundit i Policisë së Shtetit në shërbim të plotë të Partisë Socialiste. Të gjitha këto akte ishin paralajmërime për atë që do ndodhte ditën e zgjedhjeve. Cenimi i të gjithë procesit zgjedhor u finalizua më 14 Maj”, shtoi. 

Shantazhi i votuesve u bë i drejtpërdrejtë ditën e zgjedhjeve, në hyrje të të gjitha qendrave të votimit. Të gjithë drejtuesit e institucioneve u vendosen në rresht para të gjitha qendrave të votimit dhe shantazhonin votuesit për të votuar Partinë Socialiste. Operatoret e PEVN, në shkelje të plotë të funksioneve të tyre dhe fshehtësisë së votës, shoqëronin votuesit përgjatë kryerjes së votimit. Shpresa se, votimi elektronik do të siguronte një proces transparent e të sigurt, u vra. Për fat të keq edhe ky mekanizëm i fundit i mbrojtjes së lirisë së votës u kthye në vegël manipulimi në favor të Partisë Socialiste. Më shumë se 20 raste u raportuan për shtrembërim të vullnetit të zgjedhësit nga Pajisja Elektronike e Votimit. Publikisht, sekretari i një KQV denoncoi se si kishte votuar kandidatin Luçiano Boçi dhe pajisja kishte printuar votën në favor të kandidatit Gledian Llatja. Ky manipulim u bë edhe më i qartë në ZAZ 47, në Qendrat e Votimit 2481/1 dhe 2483, në të cilën prej KZAZ, në flashin e PEVN, është lexuar tjetër rezultat nga ai i raportuar nga sistemi”, vijoi.

“Të gjitha këto shkelje tregojnë qartë se si makineria shtetërore u vendos në shërbim të plotë të manipulimit zgjedhjeve në Bashkinë e Elbasanit. Ne po punojmë për dokumentimin e të gjitha shkeljeve, të cilat po dorëzohen në selinë qendrore të Partisë Demokratike ku është ngritur një grup pune për krijimin e databazës së manipulimeve. Këto gjetje do të çohen në SPAK dhe do t’i nisen ODHIR dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare në Bruksel dhe Uashington. Ne nuk lejojmë që vullneti i elbasanasve apo shqiptarëve të shtrembërohet. Kërkojmë një të drejtë që e kemi fituar që në vitin 1991: të zgjedhim të lirë”, përfundoi Himçi,

Etiketa: bashke fitojmeelbasanzgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

11:04 : 07/08/2025
AKTUALITET

Situata me zjarret në vend : 25 vatra në 24 orë

11:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

21:07 : 02/08/2025
AKTUALITET

Ushtronin prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 punonjëset e s*ksit nga Kazakistani

12:19 : 01/08/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Kaja: Zjarri ra vetë, por situata është kritike! Ka tejkalim të kapaciteteve

18:25 : 29/07/2025
Para

Miratohet projektligji në SHBA, Karolina e Veriut ndalon abortin

TË GJITHA

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com