• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“U votua nën presion”/ Berisha vlerëson raportin e ODHIR: Votën e deformoi trinomi Rama-Doshi-Brava!

14:05 : 16/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Në një dalje për mediat nga selia blu Sali Berisha ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 Majit, duke u shprehur se qytetarët u intimiduan nga grupet e bandave të stacionuar pranë qendrave të votimit dhe e shprehën vullnetin e tyre nën presion dhe shantazh konstat.

Procesi zgjedhor për Berishën ishte një farsë dhe këtë kryedemokrati e argumentoi duke iu referuar raportit paraprak të OSBE-ODIHR për shkeljet e hasura gjatë votimeve, të cilat lidheshin me blerjen e votës, presionin ndaj administratës dhe votimin në grup ose familjar.

“Farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Evropës, po kundërmon çdo ditë e më shumë. Unë vlerësoj me këtë rast raportin e OSBE-ODIHR, të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit. Raporti paraprak, ndonëse është jo përfundimtar vendos gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve, duke filluar nga makineria shtetërore elektorale si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor. Si një akt që krijon  pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhor, ndalet në të gjitha fortuat e ndërhyrjes në vullnetin e qytetarëve. Nënvizon blerjen masive të votës gjer dhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit dhe në procesin e votimit.

Për të shkëputur ndonjë gjysmë fraze nga përfaqësuesit e nderuar të institucioneve më prestigjiozë të zgjedhjeve në Evropë, OSBE, Këshillit të Evropës, dhe Parlamentit Europian, dështuan siç e patë vetë. Ata refuzuan të nxirrnin nga goja çdo cilësor që u kërkua nga mediat e Edi Ramës për ta tundur si flamur të këtyre zgjedhjeve, më të manipuluara dhe rrënuara në historinë e Shqipërisë. Në këtë kontekst, populli opozitar pa në dritën e diellit përpjekjen e narko-shtetit për të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje. Ajo jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin në ligj dhe kushtetutë, por kaloi në aktin e mohimit të drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vet dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës, nuk lejoj regjistrimin e tij në listë”, -tha Berisha.

Ish-kryeministri komentoi për herë të parë edhe rezultatin e zgjedhjeve në Shkodër, ku kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia humbi përballë rivalit të tij socialist Benet Beci, çka shënoi edhe rënien e një bastioni të djathtë pas 32 vitesh.

Lexo edhe:

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti dështoi ta mbrojë

Berisha tha se procesi zgjedhor në Shkodër është manipuluar me blerje masive të votave pasi janë hedhur dhjetëra milionë euro. Ai gjithashtu theksoi se qytetarët votuan nën rrethimin e bandave të lidhura me qeverinë dhe panë sesi trinomi i shëmtuar Rama-Doshi-Brava mposhti vullnetin e lirë të shqiptarëve.

“Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëve tani, por dhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14 ose 16 pikë përpara. Nëse t’i mendon se Sali Berisha tërhiqet përpara krimit, ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë, unë nuk tërhiqem përpara bandave të krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar ku u votua nënë rrethim nga bandit e Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën dhjetëra milionë euro. Trinomi Rama-Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor. Jam I bindur se qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë pushtetin e krimi”, tha Berisha.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të japë dorëheqjen, Berisha zgjodhi t’i përgjigjej duke thënsë se kurrë “ai nuk dorëzohet përpara krimit”.

Etiketa: bashkia shkoderSali Berishazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Gjykatësi Astrit Kalaja u vra si në një kafene, shteti dështoi ta mbrojë

12:55 : 07/10/2025
AKTUALITET

PD do mbështesë Florjan Binajn si kandidat/ Shehaj: E papranueshme! U hodh në erë procesi

20:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

17:27 : 06/10/2025
AKTUALITET

Kalaja kundër vendimit të Berishës për Florian Binajn: Antistatutor dhe i dëmshëm

14:05 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
Para

Goditi me grusht kandidatin e Bashkisë së Kolonjës, lihet i lirë autori

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com