Health Business International, portali lider i biznesit privat shëndetësor në Europë e më gjerë, i ka kushtuar hapësirë ekskluzive intervistës me Dr. Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.
Investimi më i madh privat shëndetësor në Shqipëri po kapërcen kufijtë e rajonit duke marrë vëmendjen europiane. Kjo jo vetëm për shkak të qëndrueshmërisë në treg dhe rritjes së vazhdueshme por edhe në sajë të mjekëve me eksperiencë ndërkombëtare, teknologjisë së avancuar që konkuron me spitalet me emër, mbulimit të një game gjithnjë e më të gjerë shërbimesh dhe risive si synimi i akreditimit në shkallën më të lartë ndërkombëtare nga JCI. Spitali Amerikan, prej 11 vitesh në Shqipëri, po hedh hapa të sigurtë duke u zgjeruar çdo ditë me degë të reja brenda vendit e jashtë tij. Me një vizion të qartë për të ardhmen e këtij investimi me impakt social madhor, CEO i këtij spitali, Dr. Klodian Allajbeu, është intervistuar së fundmi nga rrjeti dhe portali lider i politikave dhe biznesit shëndetësor privat; Healthcare Business International. Ky I fundit i ka kushtuar një artikull të veçantë Spitalit Amerikan, duke i dhënë jehonë ndërkombëtare zhvillimeve e aktualitetit në mjekësinë shqiptare. Në këtë intervistë Dr. Allajbeu tregon më shumë për objektivin e shtrirjes përtej Shqipërisë dhe Kosovës, duke e kthyer Spitalin Amerikan në një Institucion shëndetësor të konsoliduar e standardizuar në të gjithë rajonin.
Healthcare Europa
Ndryshimet radikale në mënyrën si operatorët paguhen pritet që të lejojnë dhënien e fondeve publike spitaleve private nëpërmjet subvensionimit për një gamë të caktuar proçedurash për herë të parë duke çuar kështu në zgjerimin e tregut.
Sistemi shëndetësor publik në Shqipëri është përballur gjithnjë me sfidën e mbulimit të shërbimit për shtresat me të ardhura të limituara ndërkohë që aktorët privatë janë të varur kryesisht në pagesat me lekë në dorë dhe në raste sporadike mbështeten nga fondet publike.
Duket se ndryshimi ka filluar. Në intervistën e tij CEO i Spitalit Amerikan, shpjegon se kjo praktikë po ndryshon. ”Deri tani, spitalet publike në Shqipëri janë financuar më fonde fikse çdo vit në rritje, dhe nga ana tjetër nuk ka ekzistuar kontrolli efikas për menaxhimin e ketyre fondeve. Shumë shpejt pritet të implementohet nga qeveria një sistem DRG (Grupi i Shpenzimeve sipas Diagnozave – Diagnosis Related Group) bazuar në një listë diagnozash e proçedurash për të cilat të dy sektorët, si ai publik edhe ai privat, do të rimbursohen.
“Pacientët do të kenë mundësinë të zgjedhin të shkojnë në një spital publik apo privat (me shpenzimet publike)” thotë Allajbeu. “Mund të jetë një sistem që kërkon një pagesë të pjesshme nga pacienti, por gjithsesi pagesa bazë behet nga fondi publik”
Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në vende të tjera europiane. Struktura e implementimit të pagesave të DRG-së (paketave te rimbursuara) është prioritet i Ministrisë së Shëndëtësisë aprovuar nga qeveria dhe lista e proçedurave të subvensionuara pritet të publikohet në gjysmën e parë të vitit që vjen. Skema pritet të hyjë në fuqi në 2019. Allajbeu shprehet optimist për implementimin e një skeme të ngjashme DRG edhe në Kosovë e Maqedoni.
Healthcare Nova
Spitali Amerikan në Shqipëri ka pesë degë spitalore, një qendër mjekësore dhe një laborator qendror. Eshtë themeluar në 2006 me synim trajtimin e pacientëve që kërkonin shërim jashtë vendit dhe pa asnjë mbështetje nga fondet publike të cilat në atë kohë ishin të destinuara pothuajse ekskluzivisht për spitalet shtetërore. Por kjo e fundit pritet të ndryshojë. Për më shumë Healthcare Nova intervistoi Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan.
Si e pati zanafillën Spitali Amerikan?
Filluam në 2006 me kardiokirurgjinë. Duke qënë se në atë kohë në Shqipëri kardiokirurgjia pothuajse mungonte dhe se shumica e pacientëve detyrohej të udhetonte jashtë për të marrë trajtim, gjatë 2006-2010 ne u fokusuam pikërisht tek këta pacientë dhe ia dolem ti trajtojmë këtu.
Suksesi që patëm na lejoi zgjerimin duke bërë të mundur hapjen e një spitali me gamë të plotë shërbimesh ambulatore dhe dy salla kirurgjikale.
Cilët janë pacientët tuaj dhe si paguajnë ata?
Modeli që shfaq Shqipëria nuk është i njëjtë me atë të vendeve të tjera ne zhvillim. Këtu sigurimet shëndetësore nuk funksionojnë – dhe kompanitë private të sigurimeve nuk kanë të njëjtin efikasitet.
Në mënyrë që targeti ynë të mos ishte i limituar vetëm në personat me të ardhura të larta, u fokusuam në familjet me të ardhura mesatare; 6,000€ – 7,000€ në vit. Shqipëria është një treg në zhvillim, por ka një ekonomi relativisht të qëndrueshme e cila ka pësuar nje rritje prej 3-5% çdo vit. Eshtë një vend I pasur me burime natyrore si naftë dhe minerale, madje një gazsjellës, projekt i rëndësishëm në ndertim e sipër; TAP, do të përshkojë vendin tonë.
Në familjen tipike shqipëtare ekziston ende një mbeshtetje e fuqishme ku, nëse nevojitet, të gjithë se bashku paguajnë për shpenzimet shëndetësore të pjesëtarit në nevojë.
A merrni para nga fondi publik?
Ne jemi i vetmi institucion mjekësor në rajon, që kryen transplantin e veshkës, mëlçisë, implantin koklear dhe atë të kornesë. Qeveria së fundmi ka filluar të na paguajë për këto shërbime nëpërmjet fondit të sigurimeve.
Si fillim nuk kishit nga t’a dinit që do të kishit mbështetjen e qeverisë. A nuk ishte fillimi i biznesit në Shqipëri një sfidë e rrezikshme?
Ishte një lëvizje strategjike, pasi Shqipëria ka një situatë politikë të qëndrueshme. Nuk ka diferenca të thella ideologjike midis te majtës dhe të djathtës, si edhe nuk ka konflikte fetare. Ekonomia është në rritje dhe Shqipëria është një vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian. Ne u sjellim politikëbërësve zhvillim dhe risi në shërbimin shëndetësor dhe për politiken reformat shëndetësore janë gjithnjë zhvillime që përkthehen në vota. Marrim shembull dializën. Themeluam qendrën tonë të parë të dializës në 2008. Në atë kohë filluam me 20 pacientë, ndërkohë që ishin 2000 të tillë që kishin nevojë për këtë shërbim. Më parë pacientët ishin të detyruar të shkonin në Greqi ose Itali dhe jo gjithmonë ishin në gjendje të paguanin 90 – 100€ për një seancë (rreth 14,000€ në vit). Tashmë shteti na ka financuar plotësisht për këtë shërbim. Ofrojmë çmime konkuruese dhe gjithashtu tërheqim mjaft turistë nga rajoni, Italia apo Mbretëria e Bashkuar.
Si janë përqindjet e prurjeve privat/publik tek ju?
Rreth 82% e xhiros janë pagesa në dorë dhe 18% rimbursim nga shteti.
Si e shikoni tregun në tre vitet e ardhshme e më tej?
Duke vlerësuar tregun të cilin synojmë, pritshmëritë e mia janë drejt një rritjeje të madhe – Shqipëria ka 3,5 miljonë banorë; 2,5 miljonë ka Kosova dhe nëse përfshijmë edhe Maqedoninë bëhet një treg total prej rreth 8-9 miljonësh.
Dhe mendoni se interesi për sektorin privat si alternative ndaj atij publik do të jetë në rritje?
Po, qeveria po implementon një sistem të rimbursimit të paketave shëndetësore (DRG – Grupi i Shpenzimeve sipas Diagnozave) që do të rimbursojë si spitalet private edhe ato publike.
A përbën problem mbajtja në vend e burimeve njerëzore, a tërhiqen ata për të punuar jashtë vendit?
Po, tërhiqen. Por nga ana tjeter në burimet njerezore të spitaleve tona kemi arritur të tërheqim shumë shqiptarë të shkolluar jashtë Shqipërisë që kthehen edhe për arsye sentimentale, edhe sepse tek ne janë të mirë vlerësuar financiarisht.
Çfarë përmasash ka tregu shëndetësor shqipëtar – dhe si është ndarja publik/privat?
I gjithë tregu shëndetësor privat në Shqipëri mund të arrijë në 100 miljonë Euro dhe ky treg është rreth 15% e atij total.
Si janë financat tuaja?
Volumi ynë për 2017 do të jete rreth 40 miljonë Euro dhe do të kemi një EBITDA me dy shifra prej Janarit (EBITDA këtë vit pati rënie për shkak të blerjes së një spitali të ri). Po synojmë zgjerimin në vende të tjera, veçanërisht në Maqedoni dhe Serbi.