• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, incidente e parregullsi të shumta në 61 bashki

19:04 : 14/05/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Shqiptarët prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm iu drejtuan qendrave të votimit në mbarë vendin, për të zgjedhur për një mandat 4-vjeçar, 61 drejtuesit e rinj lokalë dhe anëtarët për këshillat bashkiakë.

Sipas KQZ, 3.650.550 shtetas shqiptarë patën të drejtën e votës në këto zgjedhje, ndërsa 122.545 persona ishin votuesit për herë të parë, që do të shprehnin vullnetin e tyre në 5213 qendra votimi të hapura në 61 bashkitë e vendit.

Ora shënon 19:00 dhe procesi zgjedhor i 14 Majit ka përfunduar zyrtarisht në 61 bashkitë e vendit.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas përllogaritjeve nga KQZ deri në orën 18:00 rezulton të jetë 36.39%, me raportime të shifrave nga 2662 qendra votimi nga 5213 që janë në total.

Në total kanë votuar sipas këtyre të dhënave 694836 shtetas nga 1909641 zgjedhës në listat e QV-ve të raportuara.

Lexo edhe:

Hidhet shorti në KQZ, këta janë numrat e partive politike në zgjedhjet e 7 qershorit

Financimi i partive/ OSBE: Kujdes donatorët fiktivë! Të rritet kontrolli i KQZ

Sakaq, procesi i votimit që në start ka nisur me problematika, teksa i pari që iu drejtua kutive të votimit ishte vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Kreu i KQZ-së u paraqit në orën 07:00, orari zyrtar kur ka nisur procesi i votimit, në qendrën në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” Tiranë, por ka dështuar identifikimi i tij përmes vendosjes së gishtit në pajisjen e identifikimit elektronik.

“Jemi duke sjellë një pajisje tjetër, duket se ka ndodhur një problem gjatë transportit pasi pajisja që ishte në qendër konfirmohet se nuk funksionon”, tha Celibashi, por problemi që hasi kreu i KQZ-së u bë masiv, pasi i njëjti u raportua në të gjitha bashkitë.

Në total, në 532 qendra votimi në të gjithë vendin, pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve kanë qenë jashtë funksionit dhe për rreth 3 orë ky dështim i KQZ për të garantuar ecurinë e procesit, privoi qytetarët nga ushtrimi i të drejtës së votës.

Kjo situatë shkaktoi kaos dhe pasi KQZ dha urdhrin rreth orës 09:30 për nisjen e votimit manual si në proceset zgjedhore të mëparshëm, la që në nisje të këtyre zgjedhjeve dukshëm të hapur mundësinë e votimit të shumëfishtë, apo të personave që nuk janë prezentë.

Në një dalje të mëvonshme për mediat Celibashi pranoi dështimin e identifikimit elektronik të zgjedhësve, duke konfirmuar pa trupërisht se ka hedhur në “kosh” mbi 30 milionë euro të taksapaguesve, sipas tenderave përkatës nga KQZ.

“Në lidhje me ecurinë e procesit të ditës së sotme. Të informoheni mbi problematikat në lidhej me përdorimin e pajisjeve të identifikimit. Në momentin që ne flasim janë 4464 qendra votimi që funksionojnë normalisht në kuptim të pajisjes elektronike të identifikimit. Janë 206 qendra votimi që sipas informacionit në kohë reale që marrim nëpërmjet sistemit na tregojnë që këto 205 qendra votimi pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim informacion në kohë reale prej tyre. Janë 533 qendra votimi për të cilat nuk kemi informacion, që do të thotë ose të gjitha këto qendra votimi nuk funksionin PEI, funksionoi pjesërisht plotësisht por ne këtë të dhënë nuk e kemi nëpërmjet sistemit. Jemi duke komunikuar me këto qendra komunikimi për të ditur nëse ty procesi është duke u zhvilluar nëpërmjet PEI apo manualisht. Janë 532 qendra votimi për të cilat presupozohet në rastin më të keq që identifikimi s’po bëhet nëpërmjet pajisjes së identifikimit“, tha Celibashi.

Por identifikimi elektronik nuk ishte dështimi i vetëm në këto zgjedhje, pasi problematika të shumta janë denoncuar nga opozita, qytetarët dhe media në qendrat e votimit nga jugu në veri të vendit.

Një nga problemet kryesore të konstatuara ishte prezenca e shtuar në hyrje dhe në disa raste edhe brenda qendrave të votimit të punonjësve të administratës shtetërore, veçanërisht i bashkive që përfituan nga katrahura e mosfunksionimit të pajisjeve elektronike të identifikimit, por edhe neglizhenca e Policisë së Shtetit.

Punonjësit e bashkive u vendosën pranë QV-ve për të intimiduar hapur zgjedhësit dhe shantazhuar qytetarët, në mënyrë që të devijonin votat që ata gjykonin se mund të shkonin për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Presion dhe intimidimi i dukshëm nga drejtues të administratës dhe kandidatë për zgjedhjet lokale është vënë re masivisht në bashkitë Elbasan, Tiranë, Durrës, Kukës dhe Lezhë.

Këta individë, shpeshherë të shoqëruar edhe nga grupe të “fortësh” e me rekorde kriminale nga radhët e militantëve të Partisë Socialiste kanë qëndruar brenda oborreve të qendrave të votimit me orë të tëra, ndërsa policia nuk ka zbatuar Kodin Zgjedhor për largimin e tyre.

Një tjetër problem ishte boja me të cilën lyhet gishti i zgjedhësve për të cilën Celibashi ka tenderuar  në procedurën e prokurimit “Bojë timbruese për zgjedhësit”, plot 15,990,000 lekë të reja.

Denoncimet për bojën nisën që në orët e para të mëngjesit, por në mesditë ishte gazetarja Erla Mëhilli ajo që publikoi momentin kur me një letër të lagur fshiu brenda 5 sekondave bojën nga gishti i lyer pasi kishte votuar.

Videoja e Mëhillit u pasua nga ajo e gazetares Sonila Meço dhe e shumë denoncimeve të tjera me bojën e fshirë nga gishti.

Celibashi u pyet publikisht për këtë gjë, por e mohoi në mënyrë kategorike që boja të fshihej nga gishti.

Ndërkohë, në Elbasan u shënua një skandal i vërtetë me votimin elektronik në një qendër votimi në shkollën “Bardhyl Popa”, ku një nga komisionerët denoncoi se ka votuar për kandidatin e ‘Bashkë Fitojmë’, Luçiano Boçi, ndërsa pajisja elektronike ia ka kaluar socialistit Gledian Llatja.

Ndërkohë denoncime për parregullsi gjatë procesit ka pasur edhe në lidhje me votimet familjare, kryesisht në bashkitë Kamëz, Vorë dhe Elbasan, ku për herë të parë qytetarëve iu mundësua e drejta e shprehjes së vullnetit me votë përmes teknologjisë.

Votimet në grup i pranoi në një dalje për mediat rreth 90 minuta para mbylljes së procesit zgjedhor edhe vetë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke konfirmuar edhe njëherë se institucioni i drejtuar prej tij ka dështuar në garantimin e fshehtësisë së votës.

“Bashkitë që janë me problem janë Tiranë, Elbasani, Durrësi, Kamza, Lezha, Peshkopia dhe Tropoja. Në referim të këtyre denoncimeve, lidhen me parregullsi të detyrës nga komisionerët, korrupsion në procesin e votimit. Në Dropull lidhet me prishjen e pajisjes PEI. Ka denoncime për intimidim të votuesve. Denoncimet lidhen dhe me postime në rrjetet sociale me përmbajtje elektorale. Po ashtu ka denoncime për votimin familjar në disa qendra votimi. Kemi verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë. Janë 927 raste. Janë 56 mijë e 554 votues të cilët kërkimi i të dhënave të tyre është bërë manualisht jo nëpërmjet kartës së identiteti”, tha Celibashi.

LEXO EDHE:

Parregullsi të mëdha në votime, Celibashi urdhërohet nga Bora Muzhaqi

Teknologji apo politikë?/ Celibashi hodhi në erë procesin e votimit dhe 25 mln euro

Etiketa: KQZzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

RAJONI

Hidhet shorti në KQZ, këta janë numrat e partive politike në zgjedhjet e 7 qershorit

11:50 : 16/05/2026
AKTUALITET

Financimi i partive/ OSBE: Kujdes donatorët fiktivë! Të rritet kontrolli i KQZ

10:28 : 14/05/2026
AKTUALITET

Gara pa rival/ PD i kërkon KQZ-së pajisje zgjedhore për Berishën

16:40 : 07/05/2026
RAJONI

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, KQZ hap afatet për certifikimin e subjekteve politike

14:11 : 02/05/2026
AKTUALITET

Referendum për “paketën e maleve” dhe “investimet strategjike”, Shqipëria Bëhet kërkesë në KQZ

21:33 : 28/04/2026
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon Mandatin, Gjykata e Lartë: KQZ të vendosë, u fsheh dënimi në Greqi

16:18 : 28/04/2026
Para

Ukrainë, bombardimet ruse vrasin 8 civilë dhe plagosin 16 të tjerë në Kherson dhe Donetsk

TË GJITHA

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026

Dhunohen dy vëllezërit nga Laçi/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

10:40 : 05/06/2026

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom