• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analiza e REL: Çfarë efekte kanë aktakuzat në mungesë për krime lufte?

14:56 : 08/05/2023
në RAJONI

Ngritja e aktakuzave në mungesë për krime lufte në Kosovë ka rëndësi si për dokumentimin e krimeve, ashtu edhe për rehabilitimin e familjarëve të viktimave, thonë njohës të çështjeve të drejtësisë. Javën që shkoi, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti dy aktakuza në mungesë kundër të pandehurve Ç.A. dhe D.R. – të dyshuar për krime lufte në Kosovë, më 1999 – dhe paralajmëroi se do të ngrejë edhe të tjera.

Prokuroria tha se ka kërkuar nga gjykatësit që gjykimi i dy serbëve të dyshuar të zhvillohet në mungesë, pasi “janë shterur mundësitë” për gjetjen e tyre. Drita Hajdari, prokurore dhe udhëheqëse e Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi është marrë duke u bazuar edhe në Kodin e ri të Procedurës Penale, të cilin Kuvendi i Kosovës e miratoi në korrik të vitit të kaluar.

“Gjykimi në mungesë, edhe pse në mungesë të të pandehurit, paraqet një satisfaksion të rëndësishëm për viktimat e krimit, për familjarët e tyre. E ka rëndësinë edhe të dokumentimit të krimit. Përmes aktakuzës në mungesë, vërtetohet, provohet që krimi ka ndodhur”, thotë Hajdari.

Ajo kujton se këto janë dy aktakuzat e para në mungesë për krime lufte në Kosovë, pasi deri vonë Kodi i Procedurës Penale nuk i ka lejuar të tillat.

“Deri më tani, kemi ngritur aktakuza vetëm në ato raste ku kemi arritur ta gjejmë dhe arrestojmë kryesin e veprës penale”, thotë Hajdari.

Lexo edhe:

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Mos ngatërroni rolet e agresorëve me viktimën

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili merret me monitorimin e sistemit të drejtësisë, thotë se e ka përkrahur idenë e gjykimit në mungesë kryesisht te rastet e krimeve të luftës, sepse, sipas tij, janë qindra të dyshuar për këto krime që sot gjejnë strehim dhe mbrojtje në Serbi. Ai nuk pret që Serbia ta lejojë ekstradimin e të dyshuarve në Kosovë dhe thotë se ekzekutimi i dënimeve në praktikë do të jetë i vështirë. Megjithatë, shton Miftaraj, gjykimet në mungesë janë të rëndësishme për familjarët e viktimave, “që të zbardhen krimet dhe e vërteta”.

“Ata mund ta shfrytëzojnë pastaj të drejtën e kompensimit nga Fondi për kompensimin e viktimave të krimit, sipas ligjit dhe procedurës së paraparë”, thotë ai.

Sipas profesorit të së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, gjykimet e tilla do të jenë të dobishme në disa drejtime.

“Mirë që është bërë një gjë e tillë dhe tash duhet të punohet në këtë drejtim. Efektet do të jenë të mëdha, për shkak se mund të bëhen hetime, mund të grumbullohen të gjitha të dhënat dhe provat, të bëhet edhe gjykimi dhe të nxirret aktgjykim dënues, si dhe të lëshohet fletarrestim ndërkombëtar”, thotë Salihu.

“Është një lloj rehabilitimi edhe për viktimat kur dënohet një kriminel serb… Pas dënimit, ai person – sa të jetë gjallë – ose do të kapet për ta vuajtur dënimin, ose do të fshihet në Serbi”, thotë Salihu për Radion Evropa e Lirë.

Prokuroria e Kosovës ka ngritur disa akuza për krime lufte në Kosovë kundër të të dyshuarve të nacionalitetit serb, por edhe shqiptar. Disa kanë marrë epilog, të tjerat janë në proces. Vetëm prej shtatorit të vitit 2021 janë ngritur aktakuza për krime lufte kundër pesë serbëve dhe një shqiptari. Kosova ka dalë nga lufta e viteve 1998/99 pas fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe. Mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në luftë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1.600 persona – shumica prej të cilëve shqiptarë/ Marrë nga REL

Etiketa: aktakuzatanaliza e relkosovekrime lufteuck

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Mos ngatërroni rolet e agresorëve me viktimën

10:58 : 07/10/2025
RAJONI

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025
RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
Para

Finalja e Kupës së Greqisë në “Air Albania”?

TË GJITHA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Me vendimin e vitit 2020, Rama e kaloi sigurinë e gjykatave te ‘policia e xhepit’

13:20 : 08/10/2025

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

13:15 : 08/10/2025

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025

Rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, në shtator kushtuan 2.4% më shtrenjtë se 2024 

12:46 : 08/10/2025

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com