Një banesë u shkrumbua në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, kurse e zonja e shtëpisë u plagos. Shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi, e cila ka patur rrjedhje dhe ka marrë flakë.
Ngjarja ka ndodhur në katin e pestë të një pallati. Dhe pse zjarrfikëset shkuan shpejt në vendin e ngjarjes ata nuk mundën të shmangnin dëmet. Zonja e shtëpisë ka marrë disa lëndime dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore.