Tirana kërkon për të dytin vit radhazi titullin kampion. Bardheblutë pas 31-javësh janë në rrugën e duhur, pasi kryesojmë me 5 pikë më shumë se ndjekësi i më i afërt, Partizani.
Siç është bërë e ditur tashmë në rast të fitimit të trofeut të Superiores, të gjithë lojtarët dhe stafi i skuadrës do të marrin premio, si pjesë e veçantë e nënshkruar në kontratat e tyre. Ata do të marrin 2 rroga ose 15% të kontratës.
Por jo vetëm kaq, pasi presidenti Refik Halili sipas shtypit të shkruar do të hapë “thesin” edhe në rast se skuadra vazhdon sukseset e saj në Europë. Nuk bëhet e ditur se sa do të jetë bonusi në rast të kalimit të tureve në garat europiane, por si gjithmonë Halili ka ditur të surprizojë skuadrën.
1 milionë euro pritet të marrë Tirana në rast të fitimit të titullit kampion dhe pjesmarrjes në Champions League, të cilat janë të ndara si më poshtë:
810 mijë euro marrin bardheblutë nga UEFA për pjesamarrjen në Champions, edhe në rast se humbasin. 260 mijë euro dhurohen nga UEFA për ekipet që nuk mund të marrin pjesë në grupet e kompeticioneve të saj, ndërsa 350 mijë euro afrohen si bonuse eliminimi.
Gjithashtu 200 mijë euro të tjera do të marrin kryeqytetasit, ku 100 mijë euro jepen për pjesmarrjne në turin e parë kualifikues në Champions dhe 100 mijë euro të tjera për pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues të Conference League.
Kësaj shume do i shtohen edhe 80 mijë euro si shpërblim nga FSHF-ja për titullin kampion, shto këtu edhe 50 milionë të vjetra nëse fitojnë Kupën e Shqipërisë. Dhe në fund edhe 150 milionë lekë të tjera do të jepen nga Bashkia e Tiranës për titullin kampion. Shifra të konsiderueshme për bardheblutë që mbushin arkat e klubit, andaj dhe titullit është shumë i rëndësishëm për kryeqytetasit.