• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau të riun nga Kukësi pas sherrit në “Kobra City”, mbetet në burg Dibran Hoxhaj

12:11 : 03/05/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit edhe për dy muaj për pronarin e “Kobra City”, Dibran Hoxhajt dhe katër të pandehurit e tjerë, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, Visar Cengu.

Masa e paraburgimit për Kobrën dhe personat A.V, B.M dhe J.B, do të zgjasë deri më 3 korrik, ndërsa të pandehurit R.S., masa e paraburgimit do t’i zgjasë deri më datë 6 të po të njëjtit muaj.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.H, A.V, B.M dhe J.B, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar edhe për 2 (dy) muaj, e cila masë do të llogaritet prej datës 03.05.2023 deri më datën 03.07.2023, ndërsa për të pandehurin R.S, masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej datës 06.05.2023 deri më datën 06.07.2023”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxhaj është nën akuzë për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Manipulimi me prova”, ndërsa të dyshuarit e tjerë për veprat penale “Manipulim me prova” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.

Lexo edhe:

E rëndë në Kosovë, vritet 39-vjeçari dhe plagosen 3 të tjerë brenda një lokali

Vrasja e Kastratit që ‘tronditi’ Fierin, dënohet me 21 vite burg Albert Zaja

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se me datën 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, Dibran Hoxhaj me armë zjarri qëllon me dashje duke i marrë jetën të riut nga Kukësit dhe duke plagosur mikun e tij Rufgen Shehu.

“Për shkak të një mosmarrëveshje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin “Kobra City”, me të dëmtuarit ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hipin në veturën “Mercedes” FA 19-PFX, me targa angleze, për tu larguar në parkingun e lokalit, paraqitet i dyshuari Dibran Hoxhaj, i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh, i cili kishte qenë i ulur në ulësen e përparme, dhe si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C ndërron jetë rrugës për në Spitalin e Kukësit, derisa R.Sh nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Me këtë, Hoxhaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173, par.1, nënpar, 1.5 të Kodit Penal.

Sidoqoftë, dy ditë pas vrasjes së Visar Cengut, më 5 janar 2023, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kishte publikuar analizën me titull “Dështimi i shtetit ndaj “Kobrës”. Edhe në analizën e IKD-së, të publikuar në shkurt të vitit 2022, ishte theksuar se Dibran Hoxhaj ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë.

Ai reklamohej në media duke thënë se ka kryer 198 vepra penale që nga hapja e lokalit “Kobra City”.

Sipas IKD-së, në të gjitha këto raste, është paraparë mundësia e aplikimit të dënimeve më të ashpra ndaj tij, por se në asnjë prej tyre, Hoxhaj nuk është dënuar me burgim efektiv, edhe pse ishte përsëritës i veprave penale.

Për veprat penale për të cilat është dënuar Hoxhaj, dënueshmëria sipas ligjit ka shkuar deri në 10 vite burgim.

Etiketa: Dibran Hoxhajvisar cenguvrasje me arme

Lajme të lidhura

LAJMI I FUNDIT

E rëndë në Kosovë, vritet 39-vjeçari dhe plagosen 3 të tjerë brenda një lokali

09:39 : 10/08/2023
AKTUALITET

Vrasja e Kastratit që ‘tronditi’ Fierin, dënohet me 21 vite burg Albert Zaja

18:34 : 09/05/2023
AKTUALITET

DETAJE/ Në lokal i vetëm, përdori ID false; Si u kap vrasësi i Nikulajt në Marok

22:14 : 08/05/2023
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Portugezi bëri “prova” me makinë e motor; Del VIDEO në karburant me ‘Golf’

12:58 : 05/05/2023
AKTUALITET

DETAJE të reja nga vrasja/ Nikulaj mori 2 plumba në kokë, si e bleu Haxhia motorin

15:50 : 04/05/2023
AKTUALITET

Vrasja e 51-vjeçarit në Shkodër/ Del FOTO kur autori largohet me automatik në krah

13:30 : 04/05/2023
Para

Paralajmëron OKB: Bota të përgatitet për El Ninjon dhe temperatura të reja rekorde

TË GJITHA

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com