• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet skema e pastrimit të parave përmes tregtisë së floririt, të përfshirë 2 shqiptarë dhe 2 italianë

12:57 : 28/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria ka zbuluar një skemë të pastrimit të parave përmes tregtimit të floririt, ku të përfshirë janë dy shqiptarë dhe dy italiane, për të cilët është kërkuar masa e sigurisë arrest me burg. Mësohet se për njërin prej tyre, shtetasin Kreshnik Kurta është ekzekutuar masa e arrestit me burg.

Gjatë hetimeve, nga ana e Prokurorisë u arrit të evidentohej një skemë e mirëfilltë e transferimit të shumave monetare me prejardhje të dyshuar kriminale nëpërmjet sistemit bankar nga Italia me destinacion Shqipërinë.

Sipas Prokurorisë, persona nëpërmjet një shoqërie fiktive bente blerje fiktive të floririt dhe më pas shitje fiktive me fatura tatimore ku qëllimi i vetëm ishte që nëpërmjet këtyre faturave të justifikoheshin transfertat e vlerave të larta monetare me origjinë të dyshuar kriminale dhe që kapin shifrën e miliona eurove nga Bankat Italiane në ato Shqiptare.

Njoftimi i prokurorisë:

Lexo edhe:

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

“Tërmet” arrestimesh në Itali, 1 mijë e 335 persona në pranga për drogë dhe armë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetasit shqiptarë K.K., dhe K.K. si dhe dy shtetas italianë P.C. dhe N.T. të akuzuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i K.Penal.

Prokuroria Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 840, të vitit 2020, në lidhje me Subjektin TIRANA-BULLION Sh.p.k me administratore shtetasen K. K.
Gjatë hetimeve, nga ana e Prokurorisë u arrit të evidentohej një skemë e mirëfilltë e transferimit të shumave monetare me prejardhje të dyshuar kriminale nëpërmjet sistemit bankar nga Italia me destinacion Shqipërinë.

Nëpërmjet shoqërisë fiktive TIRANA-BULLION Sh.p.k me objekt tregtimin dhe eksportimin e floririt, bëheshin blerje fiktive të floririt dhe më pas shitje fiktive me fatura tatimore ku qëllimi i vetëm ishte që nëpërmjet këtyre faturave të justifikoheshin transfertat e vlerave të larta monetare me origjinë të dyshuar kriminale dhe që kapin shifrën e miliona eurove nga Bankat Italiane në ato Shqiptare.

Këto transferta në dukje të justifikuara me anë të një faturimi të rregullt, pra duke i paraqitur si pagesa të blerjeve të floririt të përdorur, arrinin t’i shpëtonin kontrollit të agjencive mbikqyrëse në fushën e pastrimit të parave dhe sapo këto shuma mbërrinin në Shqipëri tërhiqeshin kesh dhe zhdukeshin.

Për sa më sipër, nga tërësia e veprimeve hetimore, duke pasur parasysh vlerën e detyrimit tatimor të shmangur, vijimësinë e veprimtarisë së kundërligjshme, krijohet bindja e bazuar që personat e mësipërm kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.Penal.

Për këto arsye, bazuar dhe në nenet 287/1 e 315 të Kodit të Proçedurës Penale si dhe në Ligjin nr.9754 date 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë” ndaj tyre u kërkua caktimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” sipas nenit 238 te K.pr.penale, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Etiketa: arrestimefloripastrim parashprokurori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
BOTA

“Tërmet” arrestimesh në Itali, 1 mijë e 335 persona në pranga për drogë dhe armë

15:28 : 30/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasje mafioze, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe Italisë, EUROJUST: U pastruan 1 mln euro në Tiranë

17:41 : 27/05/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
AKTUALITET

SPAK operacion kundër pastrimit të parave, 4 persona në pranga /EMRAT

08:16 : 26/05/2026
Lajmet e Dites

Skandali me fondet e BE-së në Greqi, arrestohen 20 persona në Kretë

20:21 : 25/05/2026
Para

“Veliaj e drejtorët pas 14 majit në SPAK”/ Berisha: Mariglen Qato përfitoi 29 tendera!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom