• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Partitë pro-serbe në Mal të Zi, të zemëruara për mbështetjen e Kosovës për Këshillin e Evropës

15:15 : 27/04/2023
në RAJONI

Mali i Zi ka marrë vendimin për të mbështetur pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pas procedurave të nevojshme, është konfirmuar jozyrtarisht për Radion Evropa e Lirë nga Qeveria më 26 prill.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e mbështeti dërgimin e kërkesës për votim tek Asambleja e saj Parlamentare më 24 prill, për të cilën votoi edhe përfaqësuesi i Malit të Zi. Nga 46 shtete sa ka Këshilli i Evropës, 33 votuan për. Në mesin e tyre edhe Mali i Zi.

Për këtë kanë reaguar ashpër një pjesë e partive pro-serbe në pushtet, duke pretenduar se janë shkelur procedurat, për shkak se për një gjë të tillë nuk është diskutuar në Qeveri.

Lexo edhe:

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Një hap më tutje ka bërë Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare, i cili ka njoftuar se do të kërkojë nga Qeveria raport për arsyet dhe mënyrën e vendimit të Malit të Zi për të mbështetur pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një burim nga Qeveria, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka sqaruar për REL-in se Ministria e Punëve të Jashtme i jep udhëzime ambasadorit që të votojë në të gjitha organizatat ndërkombëtare, në bazë të marrëveshjes politike në të cilën mbështetet Qeveria.

“Dhe, marrëveshja është që të mos ndryshohet politika e jashtme. Marrëveshja është të mos bllokohet Kosova”, ka thënë burimi.

Nga zyra e kryeministrit Dritan Abazoviq, i cili është edhe ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme, nuk kanë bërë asnjë njoftim zyrtar me këtë rast.

Gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, Abazoviq theksoi se Mali i Zi do të mbështesë integrimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

Podgorica zyrtare e njohu Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, i cili u zëvendësua në gusht të vitit 2020 pas tre dekadash në pushtet.

Kush e kundërshtoi vendimin?

Edhe pse shumica parlamentare e Frontit Demokratik pro-rus (DF), Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA u angazhuan pas fitores më 2020 që të mos e ndryshojnë kursin e politikës së jashtme të vendit, që përfshin njohjen e Kosovës, një nga liderët e FD-së, Millan Knezheviq, ka reaguar ashpër ndaj mbështetjes për Kosovën.

“Vendimi i Qeverisë së Dritan Abazoviqit për të mbështetur Kosovën është një nga më të turpshmit në historinë malazeze dhe e ndërlikon edhe më shumë situatën socio-politike në Mal të Zi dhe në rajon. Nëse nuk do të kishin guximin të ishin kundër saj, do të mund të abstenonin nga votimi”, tha Knezheviq.

Ai shtoi se tani është rasti i duhur për të filluar një fushatë nëpër kisha dhe manastire për mbledhjen e nënshkrimeve për tërheqjen e vendimit për njohjen e Kosovës.
Knezheviq i bëri thirrje presidentit të ardhshëm të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, që të distancohet nga, siç tha ai, akti terrorist i vendit që do të udhëheqë.

“Sepse deklarata e Jakov Millatoviqit se do të dëshironte të vizitonte Beogradin pas Brukselit tingëllon groteske, sepse Mali i Zi zyrtar, e që është e pakicës, vendosi destinacionin e ardhshëm të Millatoviqit, që është Prishtina”, tha Knezheviq.
Millatoviq, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të 2 prillit, nuk është deklaruar me këtë rast.

Ndër të tjera, përkrahësit e DF të Knezheviqit votuan për të në zgjedhje.

Edhe nënkryetari i Qeverisë së Abazoviqit nga Partia Popullore Socialiste pro-serbe (SNP), Vlladimir Jokoviq tha se partia e tij në Qeveri do të votojë kundër këtij vendimi, por se lidhur me këtë nuk është diskutuar.

Referuar procedurës së shkelur, Komisioni Parlamentar për Marrëdhënie Ndërkombëtare do të kërkojë nga Qeveria raport për arsyet dhe mënyrën e marrjes së vendimit për mbështetjen e pranimit të Kosovës.

Sipas kryetarit të Bordit, Miodrag Lekiq, vendimi është marrë në fshehtësi dhe paraqet një kontribut të ri për mendjelehtësinë dhe papërgjegjshmërinë e shtetit.

Burimi i REL-it thotë se Mali i Zi është anëtar i rreth 50 nismave rajonale që kanë nga 50 pikë[të rendit] çdo ditë.

“Nëse çdo pikë do të vendosej në seancat e Qeverisë, do të merrej vetëm me këtë”, thotë burimi.

Ambasadorja e Malit të Zi në Këshillin e Evropës, Bozhidarka Kruniq, ka mbështetur hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Burimi i REL-it përkujton se Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Pavarësisht se liderët (Kurti e Vuçiq) nuk e nënshkruan këtë marrëveshje, pala evropiane e konsideron marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme për të dyja palët.

Reagimet nga Serbia

Mbështetja e Malit të Zi është vlerësuar negativisht edhe nga lidershipi serb, i cili kundërshton pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi “nuk është entuziast” për vendimin e Malit të Zi për të mbështetur hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet e tyre.

“Mund të abstenonit, ishte njëlloj sikur të kishit votuar për pranimin e Kosovës, të paktën të kishit treguar vëmendje ndaj Serbisë”, tha Vuçiq.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Beogradi zyrtar do të duhet të veprojë në mënyrë reciproke.

“Mali i Zi të paktën mund të kishte abstenuar, për të treguar të paktën pak respekt për problemet tona. Mali i Zi votoi për pranimin e Kosovës. Ata do të kenë nevojë për votën tonë dikur, ata sigurisht nuk do të mund të llogarisin në të”, tha Daçiq për Radio-Televizion Serb.

Mali i Zi dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura. Marrëdhëniet politike janë të mira, po ashtu edhe bashkëpunimi ekonomik.

Më 9 tetor 2008, tetë muaj pas vendimit të Prishtinës për shpalljen e pavarësisë, Qeveria e Malit të Zi miratoi njëzëri vendimin për njohjen e Kosovës.

Ky vendim shkaktoi protesta dhe përleshje në rrugë nga opozita e atëhershme, e cila përbëhej nga parti pro-serbe të udhëhequra nga DF-ja pro-ruse, e cila tani përbën shumicën qeverisëse në Mal të Zi.

Për shkak të vendimit për njohje, Beogradi e shpalli “persona non grata” ambasadoren e atëhershme të Malit të Zi në Serbi, Anka Vojvodiq.

Kosova ka paraqitur kërkesën për pranim në Këshillin e Evropës një vit më parë.

Sipas procedurës pas Komisionit, pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të vendoset në një nga seancat e ardhshme plenare të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Komiteti i Ministrave është organi vendimmarrës i Këshillit të Evropës dhe përbëhet nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare ose përfaqësuesit e tyre diplomatikë në Strasburg./REL

Etiketa: keshilli i euopeskosovemali i zipartite pro serbe

Lajme të lidhura

RAJONI

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

16:38 : 08/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
RAJONI

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
RAJONI

REL: A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

13:36 : 07/08/2025
Para

Mediat e Portugalisë shkruajnë për Ruben Saraivan: Mercenari vrau biznesmenin shqiptar

TË GJITHA

WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com