• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Edmondi fukara, s’e porositi ai vrasjen”/ Familjarja e Haxhisë akuza policisë: Rrumbullaku i di vrasësit e vërtetë

13:39 : 27/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Hakmarrja ishte pista kryesore e hetimit që policia ndoqi për të zbuluar autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt më 19 prill, në ambientet e lokalit “Coral” në pedonalen e Shëngjinit.

Hetuesit kanë dyshuar për gjakmarrje, pasi konflikti mes dy familjeve të njohura në Lezhë, Lestakaj dhe Nikulaj, vijonte prej mbi dy dekadash dhe kishte marrë tanimë 3 jetë nga të dy palët.

Në lidhje me këtë konflikt të mbartur mes dy fiseve, tre ditë pas ngjarjes foli në emisionin “Revieë” në EuroneësAlbania, Nertila Haxhia, vajza e dajës së Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët po ashtu u prononcuan duke mohuar të kenë kryer vrasjen e biznesmenit për të marrë hak.

Haxhia i shprehu ngushëllime familjarëve dhe tha se ata nuk kanë frikë, pasi nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj, ndërsa rrëfeu një ofertë që sipas saj i ndjeri ia kishte bërë vite më parë pasi familja Lestakaj e akuzoi publikisht se 50-vjeçari i kishte marrë jetën dy të afërmeve të tyre, Gëzim Lestakaj dhe Lauren Lestakaj.

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia ndaj familjes Nikulaj për humbjen e familjarit të tyre. Unë e shikoj së pari vrasjen e një qytetari. Jam e ftuar si e afërmja e disa qytetarëve, as e një politikani apo eksponenti politik. Ne nuk kemi patur frikë. Dua të sqaroj pozicionin tim në këtë dosje. Unë jam vajza e dajës e Elton Lekstakaj dhe nuk kam lidhje me fisin Lestakaj. Ne jemi të qetë sepse nuk kemi përgjegjësi dhe nuk kemi diçka për të cilën shqetësohemi, në momentin që jemi të pastër dhe heqim përgjegjësinë nga kjo ngjarje. Ne na shqetëson vetëm ajo ngjarje, ajo dosje, ku janë vrarë të afërmit tanë”, tha ajo në emision.

Lexo edhe:

Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt

Nga nxënës i turpshëm në vrasës me pagesë/ Historia e britanikut në shërbim të hasmërisë shqiptare

Sakaq që prej ditës së ngjarjes, Nertila Haxhia ka qenë vazhdimisht aktive në profilin e saj në Facebook, duke kërkuar gjetjen e autorëve nga policia e shtetit dhe heqjen e përgjegjësisë nga familja e tyre pasi sipas saj kërkonin vetëm hetimin e Nikulajt dhe jo hakmarrje.

Ndërkohë, ditën e sotme pasi policia ka shpallur në kërkim të afërmin e saj Edmond Haxhia si porositësin e vrasjes së Nikulajt nga një skuadër “killerash” prej Birmingamit, Nertila Haxhia ka shpërthyer në Facebook kundër hetuesve.

Ajo shprehet se drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i ka borxh cënimin e emrit të familjes së babait, pasi po i akuzon si financues vrasjesh. Sipas Nertila Haxhisë, Rrumbullaku ka në dorë emrat e vrasësve të vërtetë prej tre ditësh sipas dëshmisë së vajzës, por refuzon t’i arrestojë.

Haxhia gjithashtu shprehet se se kushëriri i saj Edmondi, për të cilën është lëshuar urdhër-arresti nuk është porositësi i vrasjes dhe se ai është fukara që nuk ka bukë për të ngrënë, dhe nuk zotëron asnjë biznes siç raportohet.

Më tej, ajo akuzon hetuesit në policinë e Lezhës se kanë detyruar nëpërmjet presioneve vajzën (dyshohet e dashura e Edmond Haxhisë) që të dëshmojë sikur ai zotëron pasuri dhe ka paguar portugezin Ruben Saraiva që të kryejë ekzekutimin.

Etiketa: Ardian NikulajEdmond HaxhiaRuben Saraivavrasje me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata e Lartë angleze bllokon ekstradimin e vrasësve të Ardian Nikulajt

19:59 : 24/04/2026
AKTUALITET

Nga nxënës i turpshëm në vrasës me pagesë/ Historia e britanikut në shërbim të hasmërisë shqiptare

15:10 : 29/03/2026
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, porositësit ofrojnë 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

19:45 : 26/03/2026
AKTUALITET

Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi që vrau biznesmenin Ardian Nikulaj

20:16 : 25/03/2026
xr:d:DAFgeK5wqPk:20,j:45477438500,t:23041912
AKTUALITET

“S’ka drejtësi pa porositësit”/ Familja e Ardian Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të vrasjes

16:35 : 25/03/2026
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, dënohet me burg të përjetshëm autori portugez

16:09 : 25/03/2026
Para

Vrasësi i Nikulajt “i pashqetësuar”, poston FOTO nga Greqia duke drejtuar motorin

TË GJITHA

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom