• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gomari veshgjatë, bostani dhe zorraxhiu i Tiranës

13:32 : 27/04/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Agim Nesho

Fushatat elektorale në kohët moderne kanë karakteristikat e tyre, të cilat janë të lidhura me karakterin dhe formën e regjimit. Në regjimet diktatoriale dhe autokratike mesazhet kryesore lidhen me figurën e liderit dhe sukseset e tij. Në regjimet demokratike fushatat elektorale bazohen në mesazhet, vizionin, cfarë duhet të ndryshohet, pse dhe cfarë përfiton shoqëria. Mesazhi kryesor dhe himni i fushatës duhet të jetë i lidhur me qëllimin që duhet të realizojë fushata politike.

Në fushatën për zgjedhjet e 14 Majit palët janë të polarizuara në qëndrimet e tyre politike, ashtu edhe në mesazhet e tyre. Rama ka zgjedhur veten e tij si simbol të fushatës, si përfaqësues të ‘së ardhmes’ dhe si himn elektoral tallavanë dhe muzikën e ahengut. Paraqitja e Ramës si simbol i të ardhmes, kur Rama nga dita në ditë përbën një figurë gjithnjë e më të diskretituar, simbol i korrupsionit dhe njeriut të disbalancuar që dashuron vetveten, kryeministrin pa ide dhe vizion, tregon se mazhoranca është e mbaruar dhe nuk ofron më asgjë. Vënia e portretit të tij në krye, jo vetëm kërkon të fshehë personazhet e PS që konkurojnë, të cilët janë përzgjedhur nga shijet e liderit dhe ‘delezimit’ të pushtetit, por dhe të deklarimit të pushtetit të tij monist që ka kapur gjithë shtetin. Himni i fushatës, tallavaja e tij, tregon marrëdhënien e tij emocionale me opinionin publik dhe konsideratën që ai ka për popullin Shqiptar. Në mungesë të modelit dhe vizionit për të ardhmen, ai kërkon të kthejë fushatën në një spektakël iluzioni për të ruajtur dhe konsoliduar fasadën e jashtme dhe për t’ju larguar thelbit. Ai nuk do të japë llogari për të gjithë korrupsionin që po mbyt vendin, aferat abuzive të inceneratorëve dhe portit të Durrësit, shpenzimet e luksit, si përdorimi i avionit personal dhe 22 milionët e vlerës së udhëtimeve të tij. Me show-n dhe tallavanë e tij ai dëshpërimisht kërkon të fshehë të shkuarën dhe të paraqitet si një aktor i ri.

Retorika e tij qesharake për rëndësinë dhe vlerat e bostanit, kastravecit dhe kungullit, apo thirrjet për mosfutjen e gomarit veshgjatë në Bashki, tregojnë që Shqipëria fatkeqësisht drejtohet nga kllounë të rrezikshëm politikë, që fatet e vendit i shikojnë si një spektakël ku ata mund të luajnë si të duan.

Lexo edhe:

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

Marrja e pozicionit të kllounit vjen jo vetëm nga devijimet e tij të karakterit, të mbivlerësimit të vetes por edhe të fitores së tij personale, duke e nënshtruar, deformuar, shkatërruar Partinë Socialiste, duke depersonalizuar drejtuesit e saj dhe konsideruar si ‘dele’ që mund ti kullosë ku të dojë ai vetë. Nga ana tjetër, ai është tallur me kohë dhe me këtë popull me kusitë, tenxheren dhe tepsinë që donte ti kishte vetë në dorë dhe njerëzit e kanë duartrokitur. Vetë besimi se ky popull i duron në pafundësi abuzuesit dhe forcën e pushtetit i jep atij besim të luajë me të.

Sot që i ka dalë boja dhe është bërë i neveritshëm, i dëmshëm dhe i lodhshëm ai nuk ka frikë nga opinioni publik sepse ka kapur shtetin. Të vetmen mosllogaritje që bën në këtë fushatë është psikologjia e turmës së zemëruar, që është ngopur me sjelljen e tij abuzive, propagandën e shfrenuar, personalizimin e pushtetit dhe korrupsionin galopant. Retorika e Ramës dhe përsëritja e zorrës qorre dhe zorrës së trashë tregon shterpësinë e ideve të tij por edhe risjelljen në politikën shqiptare të vulgut dhe zhargonit të zorraxhiut. Kjo tallje e pakonceptueshme dhe e përsëritur e Ramës me opinionin publik është e frikshme dhe me pasoja për vendin nga një njeri që nuk njeh dhe respekton ligjet dhe kushtetutën. Në një vend normal të lirë do ta kishin shporrur me dru nga pushteti.

Entuziazmi i Ramës që tani ka zbuluar zorrën qorre pas operacionit, ka nxitur ankth tek njerëzit, duke njohur karakterin plot ngjyra të kryeministrit, rolin e tij të misionarit, për ta paraqitur në zgjedhjet e ardhshme heqjen e apendisitit si një shpëtim dhe vizion për popullin për të ardhmen. Vetëm investimi për stadiumin e ‘Formula Uno’ është shumë pak për një udhëheqës global si ai për dekadën e ardhshme.

Populli e shpëtoftë Shqipërinë!

*Marrë nga FB i autorit

Etiketa: 14 majAgim NeshoEdi RamafushatePartia e Lirise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Rama shpik komplotin e radhës: Pas protestës së Zvërnecit fshihen iranianët

12:28 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Para

“Shkoi vetë në polici”/ Gazetari jep detaje: “Tradhtia” e 1 vajze zbardhi vrasjen e Nikulajt

TË GJITHA

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

13:36 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom