• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mos i jepni më narkozë, Rama mund të merret i pandehur

11:20 : 25/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO, Zgjedhje Vendore 2023

Nga Boldnews.al

Cilido person që kalon me sukses një moment jo të mirë shëndetësor, qoftë ky edhe një operacion i thjesht me heqjen e “zorrës qorre”, (apandesidit), bëhet më i ndjeshëm, më i mirë dhe vjen me këmbë në tokë, sado ligësi dhe mbipushtet të ketë. Kjo çuditësisht nuk ka ndodhur me kreun e qeverisë sonë, i cili pasi hoqi apandisidin dhe qëndroi vetëm tre ditë në spital është kthyer më i ashpër e madje ka një sjellje edhe disi të çuditshme në çudinë e përhershme të tij.

Mjaft arrogant dhe me fjalor përçmues dhe kërcënues për kundërshtarët politik, Rama duket sikur është ende nën halucinacionin e narkozës mjekësore që ndoshta kur bashkohet me substanca të tjera, qofshin këto edhe anagjezikë na “trasformokan” një njeri deri në këtë nivel që me kalimin e ditëve nuk po përmbahet.

Në daljen e tij të parë pasi bisturia i shkoi barkun dhe i hoqën “zorrën qorre”, Rama pati një sjellje edhe më të çuditshme. Në takimin me kandidatët e bashkisë Kamëz dhe Tiranë, Rakip Suli dhe Erion Veliaj, bashkë me mbështetës të Rilindjes, Rama nuk u përmbajt. Jo për shkak të kërcimit të çuditshëm me tallavanë këngë të fushatës, por me deklaratat e tij që kalojnë dukshëm kufirin e fushatës agresive, duke shkuar deri në shkelje të ligjit, shpërdorimit të detyrës.

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të bashkëpunojnë me asnjë nga Bashkitë që do të zgjedhin fitues një kandidat që vjen nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. “Ne nuk mund të na vënë përpara faktit të kryer dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur Non Grata, jo nga unë, as nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA. Me SHBA do luftojnë? Kjo nuk është sfidë, por turp dhe me këtë turp Shqipërisë ne nuk do ia lejojmë”, tha Rama.

Lexo edhe:

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

Kërcënimi se nuk do të bashkëpunojë qeveria qendrore me atë lokale, për arsyen se kryebashkiaku nuk është i partisë së tij por opozitës, në fakt përbën shkelje ligjore. Minimalisht SPAK duhet të nisë hetimin për “shpërdorim detyre”. Kërcënimi i hapur ndaj votuesve përbën vepër penale, gjithashtu mosbashkëpunimi qëllimisht mes pushtetit qendror dhe atij lokal për motive politike është në shkelje të hapur me ligjin. Neni 248 I Kodit penal, që përfshin “shpërdorimin e detyrës” e ka të përcaktuar qartë se zyrtarët publikë mund të akuzohen për veprime dhe mosveprimet e tyre. Ky është rasti specifik që me veprime direkte ka shantazh ndaj zgjedhëseve, duke i shtuar edhe faktin që kreu I qeverisë thotë se “nuk njeh kryebashkiakët e opozitës” dhe nuk do të bashkëpunojë me ta.

Paradoksalisht KQZ që njihet si “roja i zgjedhjeve”, nuk ka reaguar për një çështje që është tërësisht në kompetencë të saj. Një nga pikat që duhet të monitorojë është fjalori i përdorur gjatë fushatës nga liderët kryesorë të partive politike apo kandidatët për kryebashkiakë. Pas heqjes së “zorrës qorre” fjalori i verbër i kreut të qeverisë ka vend për gjykim dhe nuk do të jetë aspak çudi që deklarata e Ramës të përfshihet në raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, si problem serioz gjatë fushatës që mund të ketë ndikuar në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Vështirë të gjendet një këshilltar që t’i verë fre gjuhës së kryeministrit që e ka nisur me kërcënime dhe po e mbyll me kërcënime këtë fushatë zgjedhore. Është e pakuptueshme edhe pse opozita nuk reagon për deklarata të tilla që nuk është vetëm “fushatë negativiste” por shkelje e hapur e ligjit.

Për idhtarët e Ramës ka dalë një problem serioz, pasi narkoza duket se ka dhënë shumë efekte anësore, ndaj sido të jetë e ardhmja fizike e kreut të qeverisë duhet peshuar mirë qoftë edhe një anestezi lokale, pasi po i merr për keq.

Etiketa: Edi Ramakodi zgjedhorKQZzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e socialistëve, zbardhen porositë e Ramës për deputetët e Tiranës

20:48 : 05/11/2025
AKTUALITET

Qeveria bën aministi fiskale deri në 1.2 mld euro, të maskuar me emrin “Paqe Fiskale”

20:29 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

17:32 : 05/11/2025
AKTUALITET

Rama mbledh deputetët e Tiranës në selinë e PS

17:11 : 05/11/2025
AKTUALITET

Përgjimet e tunelit/ A është Rama “kur*a” e Ballukut?

16:18 : 05/11/2025
Para

Dogjën qëllimisht makinën e 28-vjeçares në Korçë, arrestohet 2 autorët (EMRAT)

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com