• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lekët e buxhetit/ 1.2 milion euro për mushkonjat

13:56 : 23/04/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Qeveria ka ngritur disa agjenci vetëm për të bërë tendera. Nga njëra anë Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, tjetra Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara. Të dyja, tenderojnë miliona euro në muaj, teksa krijimi i tyre i ka hequr disa ministrive dhe drejtorive para’ “me thasë”. Tashmë dokumentet pregatiten nga drejtoritë dhe ministritë, dërgohen te këto agjenci dhe më pas shpallen në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Më pas, shpallet fituesi, verifikohen nëse ka apo jo ankesa, nëse ka mund të shkojnë në Komisionin e Prokurimeve Publike, dhe më pas lidhet, anulohet apo rihidhet sërish tenderi. Pra, një mori institucionesh, të cilat vetëm sa janë hallka, ndoshta për t’u bërë presion firmave që marrin pjesë se “jemie dhe ne në këtë tortë”. BoldNews.al raportoi vitin e kaluar një procedurë tepër të dyshimtë tenderuese, që bën fjalë për procedurën e spërkatjes për mushkonja në zona bregdetare dhe urbane. Vjet, kishte dyshime të mëdha se gjithçka ishte paracaktuar. Ashtu siç edhe denoncuam, tenderi u anulua dhe nuk u bë spërkatja. Procedura kaloi në një mori institucionesh, teksa në momentin që u shpall edhe fituesi, s’kishte nevojë për spërkatje, pasi larvat e mushkonjave kanë një cikël dhe duhen goditur që në fazat e para.

Faksimile: Shpallja e njoftimit të hapjes së tenderit 1.2 milionë euro për spërkatjen kundër mushkonjave
Faksimile: Shpallja e njoftimit të hapjes së tenderit 1.2 milionë euro për spërkatjen kundër mushkonjave

Nëse vitin e kaluar u anulua procedura, po këtë vit?! E njëjta situatë, pasi ditët e fundit, Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur tenderin e hapur mbi kufirin e lartë monetar. Objekti i kontratës është shërbim dezinsektimi i ndarë në 6 lote, përkatësisht në Qarkun Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Fondi limit i kësaj procedure është 120.278.204 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 1.2 milionë euro. Por lexoni pak se kur do të bëhet tenderi! Në dokumente shkruhet mjaft qartë “afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave është në datën 22 maj 2023, në orën 11:00”. Por kur duhet të bëhet spërkatja kur tenderi bëhet në fund të majit, verifikikohen ofertat, shikohet nëse ka apo jo ankesa dhe më pas bëhet shpallja e fituesit?!

Faksimile: Në dokumente, Instituti i Shëndetit Publik shkruan se spërkatja duhet të bëhet që në muajt mars dhe prill
Faksimile: Në dokumente, Instituti i Shëndetit Publik shkruan se spërkatja duhet të bëhet që në muajt mars dhe prill

BoldNews.al shfletoi dokumentet shoqëruese të tenderit, ku shkruhet se ka disa lloje të ndërhyrjeve të rekomanduara për kontrollin e larvave të mushkonjave dhe specifikimet teknike sipas habitateve.
“Trajtime periodike me larvicide në Zona të Mbrojtura Natyrore (ZMN) vatra të përkohshme dhe të përhershme në laguna, parqe, kanale, pellgje etj, sipas zonave të përcaktuara nga autoriteti kontraktor. Trajtimet kryhen, në periudhën prill/maj deri në shtator/tetor të çdo viti kalendarik, pra për një periudhe kohe të pritshme mesatare prej 6 muajsh/vit, me kërkesë të AK” thuhet në këto dokumente. Pra, trajtimet kryhen në periudhën në prill dhe maj. Por, tenderi do të bëhet në fund të majit dhe fituesi shpallet ndoshta në qershor!
Në një tjetër faqe shkruhet se bëhen trajtime në puseta dhe bodrume me ujë. Sërish, trajtimet kryhen në periudhën nga prill/maj deri në shtator/tetor të çdo viti kalendarik, pra për një periudhe kohe të pritshme mesatare prej 6 muajsh.

Lexo edhe:

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al në vitin 2022, ku dokumentet u bënë për të paracaktuar fituesin

Në vitin 2022, BoldNews.al publikoi një hulumtim me titull “Tenderët e mushkonjave të paracaktuar, pushuesit në ‘luftë’ me insektet”. Në atë kohë, redaksia siguroi disa dokumente, që faktojnë se qindra mijëra euro, me të cilat do të bëhej spërkatja kundër insektit bezdisës dhe transmetues të sëmundjeve, ishte destinuar të shkonte për një firmë. Firmat që morën pjesë në këto procedura kanë ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik kriteret e vendosura, ku është zbardhur edhe skema. Të gjitha tenderët ishin destinuar që të fitoheshin nga firma “NRG”. Nga informacionet e mbërritura në redaksinë tonë rezulton se drejtues të kësaj firme janë edhe punonjës të ISHP-së, të cilët i kanë bërë dokumentet sipas firmës në të cilën edhe punonin. Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara ka bërë disa njoftime për anulimin e procedurave të këtyre tenderëve. Bëhet fjalë për 3 nga 4 lotet e tenderave të dezisektimit të zonave bregdetare dhe urbane, me një fond total prej 79,238,120 lekësh pa TVSH, ose me TVSH rreth 800 mijë euro.

LEXO EDHE:

Tenderët e mushkonjave të paracaktuar, pushuesit në “luftë” me insektet

Etiketa: Agjencia e Blerjeve të PërqendruaraAgjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruaradezinfektimmushkonjaqeveria Ramatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

“Vetëm 15% e bizneseve gati për BE-në”: Tabaku: Qeveria Rama reforma në letër

11:06 : 25/05/2026
AKTUALITET

Shurdhëria politike dhe atrofia e nervit publik

10:03 : 25/05/2026
Para

Të shtëna me armë zjarri në Skrapar

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom