Nga Boldnews.al
Një mandatë i tretë në krye të Bashkisë së Tiranës do e çimentonte përfundimisht Erion Veliajn në pozitën e pasardhësit të Ramës, duke i vënë përfund kundërshtarët e tij brenda selisë rozë. Ndërsa një humbje mund ta varroste përfundimisht karrierën e tij politike, shoqëruar kjo dhe me ndonjë flakje tej ose shitje nga Edi Rama. (Nuk do ishte as i pari as i fundit). Rama i ka dhënë Veliajt më shumë ngase i ka marrë, jo në aspektin monetar (pasi këtë ka ditur ta thithë vetë), por në promovimin e një individi që erdhi nga hiçi dhe që vlerën më të madhe që mbart është fakti që i ka qëndruar pas Ramës, si një çirak i mirë pas ustait të vjetër. Rikandidimi për një mandat të tretë, megjithë zullumet që ka përjetuar Tirana është një haraç që Veliaj duhet t’ia kthejë mbrapsht Edi Ramës.
Erion Veliaj është kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës dhe e drejton kryeqytetin prej 21 korrikut të 2015, pasi fitoi zgjedhjet lokale me përballë kandidatit demokrat Halim Kosova dhe atij të pavarur Gjergj Bojaxhi. Ndërkaq u konfirmua në zgjedhjet monopartiake të vitit 2019, duke marë kështu drejtimin e kryeqytetit për mëse 8 vjetë. Veliaj premtoi në fushatën e tij të parë se do të bëhet një audit për të verifikuar të gjitha lejet me probleme të dhëna nga administrata Basha, ndërsa tha se do të bllokohet betonizimi i Tiranës dhe ndërtimi në Digën e Liqenit.
“Do të ketë një kontroll të lejeve të kontestuara. Auditi që do të bëjmë do të tregojë që kemi anomali në të gjitha këto leje. Do hetohen të gjitha lejet dhe për herë të parë bashkia do jetë palë me qeverinë për të bllokuar këto leje. Nuk lidhet reputacioni i bashkisë me një bashki që vetëm jep leje ndërtimi. Gropat janë hapur, por ashtu siç hapen edhe mbyllen, nuk është problem”, tha 8 vite më parë kryebashkiaku, që vetëm në vitin 2022 ka dhënë mbi 1.8 milionë metra katror leje ndërtimi në kryeqytet. Me ardhjen e tij në krye të institucionit në 2015-n, viti kur u dhanë më pak leje, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në Tiranë deri në 2021 është 7.4 fishuar. Pas 2015-n, Veliaj harroi premtimet elektorale dhe është treguar “dorëlëshuar” me ndërtuesit, duke lejuar betonizimin masiv të çdo hapësire publike në kryeqytet dhe shkatërrimin e çdo godine të vjetër për të hapur vend për kullat e oligarkëve pranë tij.
Veliaj në një intervistë dhënë më 10 prill të 2019-s, gënjeu sërish për lejet e ndërtimit në Tiranë duke thënë se ai vetë në vitin e fundit të mandatit të parë kishte dhënë 500.000 metra katrorë, më pak se Lulzim Basha në vitin 2014 që dha 650.000 metër katrorë për ndërtim.
E vërteta është se Veliaj e nisi rrugën e tij në krye të bashkisë së Tiranës duke “i dhënë jetë” një plani të pashembullt betonizimi dhe 2018 ishte viti “kurorëzues” për këtë mision pasi shifrat e INSTAT, tregojnë se ai dha 1.442.783 metër katrorë leje, shifër trefish më e lartë se ajo kur mori mandatin.
Erjon Veliaj e ka “kapur” në 8 vite për fyti Tiranën dhe ia merr frymën në funksion të aspiratës së tij politike për të zëvendësuar Edi Ramën në krye të PS, ku dëmi kolateral i kryebashkiakut janë qytetarët.
Tirana është bërë një qytet kaotik, teksa rrugët e bllokuara dhe trafiku janë kthyer në simbol të kryeqytetit të pajetueshëm që menaxhon Veliaj. Trafiku që në oraret e pikut u kushton qytetarëve 30 minuta deri në 1 orë kohë shkaktohet edhe prej lëvizjes pa orar të mjeteve të tonazhit të rëndë, por edhe ndërtimeve pa kufi në kryeqytet. Ndërsa pjesa e dukshme është kaosi, Tirana në të vërtetë në çdo kohë fsheh një ndotje të frikshme. Vetë Bashkia në tetë vite nuk ka asnjë studim për matjen endotjes së ajrit, por të dhënat që duhet të na alarmojë të gjithë vijnë nga Eurostat. Tirana konsiderohet si një nga kryeqytetet më të ndotura në Europë.
Referuar po këtij indeksi në vitin 2020, Tirana krahasuar me territorin e të gjithë Shqipërisë arrin pikët më të larta të ndotjes së ajrit, duke kapur vlerën prej 85.63 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të vitit 2019. Jo vetëm kaq, por po sipas këtij raporti Tirana renditet edhe një nga tre qytetet me ndotjen më të lartë në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Tetovën dhe Chelyabinsk në Rusi. Situate në vitet e fundit ka ardhur duke u përkeqësuar edhe më shumë në këtë drejtim. Ndotja sjellë sëmundje të rënda në rrugët respiratore dhe mushkëri, duke u cilësuar si një nga shkaqet kryesore të përhapjes së kancerit.
Gjithashtu, kaosi, zhurma dhe boritë nga humbja e durimit përbëjnë panoramën e rrugëve plot trafik të Tiranës dhe qytetarët u duhet të dalin deri në 2 orë para për të arritur në kohë në destinacionet përkatëse, ndërkohë që në disa rrugë përgjatë mandatit të dytë të Veliajt është kufizuar hapësira përmes planit për korsi biçikletash.
Kjo situatë është problem edhe për automjetet e emergjencave, veçanërisht ambulancat, të cilat si pasojë e bllokimit të rrugës së dedikuar në shumë raste nuk ka dërguar dot të sëmurët në kohë për të marrë mjekimin e duhur në qendrat spitalore.
Një sfidë tjetër për të cilën Veliaj premtoi zgjidhje kur u zgjodh kryebashkiak ishte eliminimi i ndotjes dhe pastrimi konsistent i kryeqytetit, të cilin duket se e ka mbajtur për ta përdorur vetëm si argument në nënshkrimin e kontratës koncesionare 128 milionë euro për ngritjen e Inceneratorit.
Kryebashkiaku është një ndër të akuzuarit kryesor ose “ylli” i aferës së djegësit të Tiranës, për të cilin taksapaguesit paguajnë rreth 100 mijë euro në ditë.
Incineratori i Tiranës ende pa ndërtuar, ka marrë nga buxheti i shtetit mbi 35 milionë euro, ndërkohë që aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit qe kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve proces i cili nuk është kryer deri me sot.
Edhe KLSH në auditin e saj ka konstatuar se projekti ka rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit, ndërsa bashkisë Tiranë nga 2018 i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve.
Akutalisht në landfillin e Sharrës që menaxhohet nga kompania “’Integrated Energy” gjen vetëm një gropë të hapur, që është vendi ku duhej të ishte Inceneratori i Tiranës, ndërsa Veliaj vazhdon të paguaje Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, pa i hyrë “gjemb në këmbë” nga SPAK.
Avantazhet
1 Mbështetja pa kufi nga ndërtuesit të cilët pasi janë shpërblyer me leje ndërtimi do e kthejnë borxhin me financime për fushatën dhe duke detyruar punonjësit e tyre të japin një votë për konfirmimn e Veliajt.
2 Mediat kryesore në vend janë të kapura për shkak të interesave financiare. Të gjitha televizionet transmetojnë në kor kasetat e gatshme të propagandës së Lal Erit.
3 Kontrrolli prej 4 vitesh i bashkisë së Tiranës me dorë të hekurt pa opozitë i ka dhënë mundësinë të kapë çdo administrator pallati dhe çdo kryeplak lagjeje nëpërmjet të cilëve bëhet përpunimi dhe kryqëzimi i informacionit për çdo familje që jeton në bashkinë e Tiranës.
4 Patronazhistët e famshëm të cilët kontrrollojnë si spiunë jetën e secilit prej nesh, të kryqëzuar së fundmi me aplikacionin aktivisti, janë një dorë e fortë edhe pse e paligjshme në krahun e Erion Veliajt.
5 I projektuar si pasardhësi i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste ai arrin të mbledhë votat e ish nomeklaturës komuniste, spiunëve të sigurimit famëkeq të Enver Hoxhës por edhe të ish hetueve me disa prej tyre ka lidhje të forta shpirtërore dhe financiare. Sigurisht pas këtyre nuk mund të mungonte mbështetja e botës së nëndheshme të malavitës nën shembullin e Kryeministrit Rama i cili e ktheu në sistem vlerash këtë formë të marrjes së votës me trysni, joshje, kërcënime dhe dhunë.
Disavantazhet
1 Konsum i pushtetit. I ndodhur prej 8 vitesh në krye të bashkisë më të madhe në vend edhe nëse do kishte mbajtur çdo premtim do ishte kthyer në i padurueshëm për qytetarët. Mungesa e ujit të pijshëm 24 orë, transporti public në nivel gati katasrofik, pastrimi i qytetit dhe betonizimi në kufijtë e absurdit janë disa nga kusuret që mban varur në qafë Erion Veliaj.
2 Falsiteti me të cilin paraqitet para kamerave e bën një personazh të padëshirueshëm jo vetëm për votuesit e opozitës dhe ata pa parti por shpesh edhe për socialistët normal me pak intelekt në kokën e tyre. Edhe pse pjesën e propagandës e konsideron si “armë të fortë” të tijën, ajo mund t’i kthehet në të kundërtën e qëllimit, duke krijuar neveri në elektorat si për daljet e shpeshta ashtu edhe për verbin politik që përdor duke nënçmuar deri në diskriminim kundërshtarët politik.
3 Mashtrimet publike. Premtimi se do kishte moratorium ndërtimesh në Tiranë dhe në fakt kthimin e saj në një kantier ndërtimi për kullat 50 katëshe e nxjer të zbuluar kryebashkiakun Veliaj përball të vërtetës. Çështje si ajo e Griseldës së Kavajës apo mënyra si u mundua të fshehë vrasjen e fëmijës Ardit Gjoklaj në Landfillin e Sharrës janë ngjarje që do ta ndjekin gjithë jetën karrierën politike të Erion Veliajt.
4 Ndotja mjedisore e Tiranës duke e kthyer në një qytet të pajetueshëm. Shtimi i sëmundjeve kanceroze si pasojë e betonizimit total të qytetit është një kosto e mjaftueshme që në çdo vend normal demokratik t’i mbyllte karierën një politikani.
5 Korrupsioni dhe përfshirja e kryebashkiakut në aferën e inceneratorëve është një minus në llogarinë finale të votave. Tenderat e përfolur si klientelistë dhe korruptiv për vetëm disa kompani të oborrit të tij privat janë një tjetër njollë e zezë mbi figurën e kryebashkiakut. Perceptimi publik por edhe akuza konkrete mbi bashkpunëtorët e tij, siç është rasti i Drejtorit të INUV Mariglen Qato si kampion i korrupsionit, e ulin ndjeshëm propabilitetin që Veliaj të mari një mandat të tretë në kryeqytet.
LEXO EDHE:
https://boldnews.al/2023/04/22/belind-kellici-mes-sakrifices-dhe-ambicies/
https://boldnews.al/2023/04/20/arlind-qori-idealisti-i-majte-kandidati-antisistem/
https://boldnews.al/2023/04/20/roland-bejko-desanti-i-amerikaneve-ne-tirane/