Presidenti turk, Erdogan ka lëshuar akuza të rënda ndaj Izraelit. Ai tha se nuk do lejojë që Jeruzalemi të bjerë në duart e një shteti terrorist që vret fëmijë.
Rexhep Tajip Erdoan e ka përkufizuar Izraelin si një “shtet terrorist”, i cili vret fëmijë. Presidenti i Turqisë shton se do të luftojë me të gjitha mjetet kundër njohjes nga ana e Shteteve të Bashkuara të Jeruzalemit si kryeqytet u shtetit henre.
Recep Tayyip Erdogan, President i Turqisë: “Palestina është një viktimë e pafajshme. Sa i përket Izraelit, është një shtet terrorist, po po terrorist! Nuk do të lejoj që Jeruzalemi të jetë në duart e një shteti që vret fëmijët”.
Këto deklarata Erdogan i bëri në një fjalim përballë militantëve të partisë së tij AKP në Anatolia. Kreu i Shtetit e cilësoi të sponsorizuar reagimin e Izraelit në protestat e palestinezëve. Edhe në të kaluarën, presidenti turk kishte lëshuar akuza të njëjta kundër shtetit hebre, i cili prej dekadash ka qenë vend aleat i ngushtë i Turqisë. Por kjo aleancë zgjati deri në 2010. Në atë vit, qeveria e Tel Avivit sulmoi një flotë turke që po drejtohej për në Rripin e Gazës. Në atë ngjarje humbën jetën 10 aktivistë turq.
Këto zhvillime shkaktuan një krizë të rëndë në mardhëniet mes dy vendeve, e cila zgjati deri në vitin 2016. Që prej të dhënave se SHBA mund të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Erdogan kërcënoi që të ndërpresë mardhëniet diplomatike me shtetin hebre. Megjithatë, deri më tani qeveria turke është limituar vetëm duke kritikuar vendimin e Uashingtonit, të cilin e quan të pavlerë. Ndërkohë, të premten dhe të shtunën janë mbajtur protesta në Stamboll kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.