• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTON: Veliaj i lidhur me gjeneralin që u vra nga SHBA

13:01 : 14/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, VIDEO

Në konferencën e përjavshme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë përkundrejt kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e akuzuar për lidhje të forta me Iranin.

Berisha tha se paratë e Iranit po përdoren nga Veliaj në aferën e inceneratorëve, duke iu referuar dëshmisë së italianit Gabriele Tarroni Longinotti, biznesmeni ish-ortak i Alberto Presezzit, që është personi kyç në sjelljen në Shqipëri e të paktën njërit nga inceneratorët.

Gabriele Tarroni Longinotti zbuloi për emisionin investigative “Piranjat” takimet me Erion Veliajn dhe procedurat për blerjen e një inceneratori që nuk punonte në Rumani, ndërsa më herët pajisjen e kishte refuzuar Zimbabve, me ndërhyrjen e tij.

Biznesmeni italian zbuloi gjithashtu detaje të patreguara më parë mbi aferën e djegësve teksa tha se financimet për inceneratorin Veliaj i siguroi nga Irani.

“Skandali i vërtetë është ai mes Iranit dhe Shqipërisë. Nga ajo që di unë, Shqipëria ishte shumë e lumtur që është financuar për çështjen e inceneratorëve nga iranianët. Unë mund të të jap emrin, mbiemrin dhe kompanite e kreut të Pasdaran, që quhet Ali Aliabadi. Ai është personi që ka dhënë lekët për të blerë inceneratorin. Blerjen për këta qindra milionë, në favor të kompanisë “Bruno Presezzi””, zbuloi biznesmeni Italian.

Lexo edhe:

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

Në vijim të deklarimeve të Longinottit, Berisha zbuloi sot një foto ku shfaqet Miliad Lopa, bashkëpunëtori i Alberto Presezzi-t në Lugano të Zvicrës, përkrah ministrit të Mbrojtjes të Iranit dhe ish-gjeneralit të Gardës Revolucionare Islamike, Qazim Sulejmani, i cili u vra pas bombardimit nga SHBA në aeroportin e Bagdatit.

“Unë preferoj tani të ndalem edhe njëherë te afera e inceneratorëve me theksin te pista iraniane. Para jush, dhe më parë, unë kam denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë lidhjet e Erion Veliajt me Teheranin.

SKAP-i i partisë, deklaron që nuk e di se kush janë pronarët, dokumente të pakundërshtueshme ligjore dëshmojnë një lidhje shumë të ngushtë të pronarëve në aparencë Bruno Presecit me iranianin Ali Aliabadi, ish-komandant i Pasdaranit.

Dëshmitari i grupit Preseci, iu deklaroi Piranjave se në aferën e djegësave, Erion Veliaj riciklon dhe lan paratë e Iranit. Tani, një nga pikat kyç, siç u informova javën e kaluar, është edhe miku i Erion Veliajt, Miliad Lopa. Besoj se u kujtohet. Unë do u tregoj një foto, e bërë në Lugano të Zvicrës, në të cilën Miliad Lopa është sipas këtij burimi me ministrin e Mbrojtjes të Iranit dhe përveç tij, sipas këtij burimi, me Qazim Sulejmanin, njeriun që mori raketë të merituar në aeroportin e Irakut me urdhër të presidentit Trump. E kuptoni se ku shkojnë lidhjet e Erion Veliajt? Për takimet e Erion Veliajt me Miliad Lopën, janë të qarta”, tha Berisha.

Foto e publikuar nga Berisha

Berisha akuzoi Erion Veliajn se është i lidhur me këta elementë të rrezikshëm iranianë, përmes biznesmenit të inceneratorëve Miliad Lopa dhe këtë e provojnë udhëtimet e kryebashkiakut të Tiranës në Teheran.

“Por ekzistojnë të dhëna se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, qoftë në Itali, qoftë në Iran, me Miliadin, që është fluent në farsi, në gjuhën perse, një nga gjuhët kryesore në Iran. Personi që përshëndet me dorë në këtë foto, është vetë Qazim Sulejmani, ish-komandanti i Gardës Revolucionare, i dënuar me vdekje nga SHBA”, shtoi ai.

Sipas liderit të opozitës faktet për përfshirjen e iranianëve në aferën e inceneratorëve me financime janë të gjitha në kompjuterin e Gabrielle Longinotti-t, të cilin e zotëron tanimë kreu i AMP-së Ardi Veliu.

“Të gjitha këto që u them ju, janë edhe në kompjuterin e Gabrielit. Kompjuteri ndodhet në duart e policisë, të Ardi Veliut. Gabrielin e përzunë pa të drejtë hyrje në Shqipëri për pesë vite, gjersa të varrosin çështjen. I bëj thirrje Europolit dhe FBI-së që të kontaktojnë sa më parëme Gabrielen, sepse paratë e Iranit po përdoren gjerësisht në Shqipëri nga Erion Veliaj në aferën e djegësave. Gabriele denoncon se edhe djegësin e paketuar nga Konstanca, Veliaj kërkon ta paguajë me para iraniane. Këto janë çështje të sigurisë kombëtare. Veliaj, ndonëse është akuzuar me dhjetëra herë, nuk ka guxuar qoftë edhe njëherë të vetme të mohojë lidhjet e tij iraniane sepse ato janë realitet”, deklaroi kryedemokrati.

Etiketa: Afera e inceneratorëveErion Veliajinceneratori i tiranesiranianetSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama e shkatërroi Thethin se votuan PD-në në zgjedhje

12:57 : 17/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur nuk është në zonën e mbrojtur

12:43 : 17/07/2025
AKTUALITET

Raporti në Kongresin e SHBA: Rama e Soros përdorën 270 mln dollarë të USAID për të burgosur Berishën

11:03 : 17/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
Para

Gjykata nuk pranon estradimin e Svetlana Timofeeva në Rusi, blogerja kërkon azil politik në Shqipëri

TË GJITHA

FOTO/ Pritjes i erdhi fundi, Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë

16:59 : 17/07/2025

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

16:59 : 17/07/2025

“Disfata e Egnatias duhet të shkundë futbollin shqiptar”, Cungu: Final Four i panevojshëm!

16:54 : 17/07/2025

Lapaj shkresë KQZ: Revokimet e dorëheqjeve janë të pavlevfshme juridikisht, mandati më takon mua!

16:35 : 17/07/2025

Rifromatimi i qeverisë, Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

16:27 : 17/07/2025

Deklarata që u konsiderua fyese ndaj Erdogan, gazetari turk rrezikon 5 vite burg

16:20 : 17/07/2025

Liverpool refuzon ofertën e parë të Bayern Munich për yllin e ekipit

16:16 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com