• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj virusit korona

Gati 200 padi janë ngritur në Gjermani kundër prodhuesve të vaksinave, për dëme të supozuara nga vaksinat. Paditësit pohojnë se janë dëmtuar dhe kanë pasoja nga vaksinimi.

10:24 : 13/04/2023
në BOTA

Në të gjithë Gjermaninë, sipas avokatëve, janë ngritur të paktën 185 padi civile për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër virusit korona. Dy zyra ligjore në Düsseldorf dhe Wiesbaden, sipas deklaratave të tyre, përfaqësojnë 135 dhe 50 nga këto raste. Janë ngritur padi kundër katër prodhuesve kryesorë të vaksinave kundër virusit korona: BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Gjyqi i parë pritet të nisë më 28 prill në Gjykatën e Frankfurtit. Prodhuesi i vaksinave BioNTech nga qyteti Mainz do të jetë në bankën e të akuzuarve. Paditësja është një grua që pretendon se ka pësuar dëmtime në zemër si pasojë e vaksinimit kundër Covid-19. Gruaja, e cila, sipas avokatit të saj, është vetë profesioniste e mjekësisë, dëshiron të mbetet anonime. Çdo kërkesë do të trajtohet individualisht ose do të ketë ndonjë marrëveshje jashtë gjyqit.

Problemi kryesor – lidhja midis vaksinimit dhe dëmtimit

Sipas mendimit të avokatëve dhe mjekëve, kjo çështje do të vendoset përfundimisht nga ekspertët. Firma ligjore nga Düseldorfi, siç u tha, ka pasur rreth 3000 kërkesa për padi. Këto kërkesa kanë rezultuar me 135 padi, sepse jo të gjithë kanë pasur dëshmi të mjaftueshme për hapjen e rasteve. Ndërsa zyra ligjore nga Wiesbaden thotë se kanë pasur 850 persona që kanë kërkuar hapjen e rasteve, nga këto kanë bërë 50 padi. Edhe kjo zyrë ka hedhur poshtë qindra kërkesa, për të cilat mendohet se janë të pabaza. Sipas njohësve të kësaj fushe, këto dy zyra të avokatëve përfaqësojnë shumicën e rasteve të ngjashme. Një çështje kyçe në të gjitha këto padi është çështja e shkakut të dëmeve shëndetësore dhe dëshmisë, nëse këto dëme kanë lidhje me vaksinat.

Lexo edhe:

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

Pika më e vështirë vërtetimi i lidhjes midis vaksinimit dhe dëmtimit
Pika më e vështirë vërtetimi i lidhjes midis vaksinimit dhe dëmtimitFotografi: Amelie Benoist/BSIP/picture alliance

Në parim, të njëjtat rregulla përgjegjësie zbatohen për vaksinat kundër virusit korona sikundër edhe për ilaçet e tjera, sipas Ligjit të Barnave ose Ligjit të Përgjegjësisë ndaj Produkteve. Prodhuesi mund të mbahet përgjegjës nëse ka ndonjë gabim në prodhim. Por nëse ka pasur një gabim në administrimin e ilaçit, atëherë përgjegjësia është e personit që ka kryer vaksinimin. Avokati i Düsseldorfit, Tobias Ulbrich pret një “betejë të ekspertëve të fushës juridike” – ku duhet të dëshmohet se ku qëndron problemi, kuptohet nëse gjykatat nuk marrin menjëherë ndonjë “gjykim që do të frikësonte” paditësit e tjerë për të ndjekur këto çështje, tha ai për agjencinë e lajmeve dpa.

BioNTech: Çdo rast duhet të trajtohet me kujdes

Kompania BioNTech thekson se “deri më tani, në asnjë nga rastet e ekzaminuara nga BioNTech nuk është provuar një lidhje shkakësore midis dëmtimit të përshkruar shëndetësor dhe vaksinimit”. “Ne e marrim përgjegjësinë tonë si prodhues vaksinash shumë seriozisht”, tha zëdhënësja e kompanisë.

BioNTech, siç shpjegoi ajo, po trajton me kujdes çdo rast në të cilin janë ngritur padi kundër kësaj kompanie. Megjithatë, është parakusht që avokatët të dorëzojnë dokumente të mjaftueshme për të dëshmuar këtë ndërlidhje. “Kur vlerësojmë një rast, ne mund të mbështetemi vetëm në faktet mjekësore për të gjykuar nëse ka apo jo një lidhje shkakësore. Fatkeqësisht, këtu shpesh mungojnë dokumentet.”/DW

Etiketa: COVID 19padipandemivaksina

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

21:37 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

16:31 : 15/07/2025
AKTUALITET

10-fishohen kostot e prodhimit në bujqësi, perimet dhe blegtoria kryesojnë

10:15 : 07/07/2025
AKTUALITET

Ish-numri dy i KLP, Tartar Bazaj në gjyq për diplomën e gjimnazit

21:25 : 03/07/2025
BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Akuzat për korrupsion, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Shpifës dhe gjobëvënës

19:15 : 01/07/2025
Para

"14 maji"/ Meta: Plani i Belind Këlliçit për uljen e taksave i jep Tiranës zhvillim

TË GJITHA

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025

Vapa shton pickimet nga gjarpëri, toksikologia tregon se si duhet të veprojmë

22:29 : 21/07/2025

FOTO/ Bela e Manastirliu të qeshura, Gonxhja e Ristani të ngrysur! Çfarë s’u pa nga mbledhja e Ramës

22:21 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com