• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj Ndrecës/ Berisha dënon sulmin: Rama e inaguroi me tritol çeljen e fushatës

12:06 : 11/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me tritol në makinën e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Me anë të një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha bëri përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama për të cilët tha se “inauguroi me tritol çeljen e fushatës” në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Gjithashtu Berisha e cilësoi këtë si një akt të rëndë të terrorizimit shtetëror e cila sipas tij kishte për qëllim eliminimin fizik të Benard Ndrecës.

“Sot u krye një akti i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Benard Ndrecës me qëllim eliminimin e tij fizik. Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është edhe familja e tij. Terroristë shtetëror, sipas regjistrimit të kamerave të shtëpisë kanë vendosur në orën 1e15 minuta të mëngjesit tritolin në makinën e tij. Benardi, tek nisej për në punë, përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e ppërparme të makinës. Fatmirësisht vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik. 

Unë kam biseduar në telefon me Benardin, me deputetin Zef Hila dhe u shpreh atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë. Gjithashtu, dënoj këtë krim të shëmtuar. Specialistët e tritolit janë të gjithë nën kontrollin qeveritar shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundmi zgjodhën atë më ekstremen, por edhe me këtë dështuan. Duke dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të narkoshtetit, bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si një seksion i PS-së. Me sjelljet e tyre militanteske, të gjitha pistat dhe dyshimet shkojnë se ata janë dorës dhe organizatorë të këtij akti.

Lexo edhe:

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

“Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

Unë u bëj thirrje demokratëve të Vaut të Dejës dhe mbarë Shqipërisë të vazhdojmë këtë betejë, se ky akt i sotëm është dëshmi e një përpëlitje të një organizate kriminale të kryesuar nga Edi Rama, që ka humbur çdo shpresë dhe nuk ngurron as aktet më ekstreme për të terrorizuar dhe marrë jetë njerëzish. Koha e monizmit merr fund më 14 maj. Qytetarët e Vaut të Dejës do votojnë Zef Hilën dhe Bernard Ndreca do udhëheqë një nga fushatat më të suksesshme në Shqipëri” tha Berisha.

 

  • Ngjarja, shpërthimi me tritol ndaj makinës së Benard Ndrecës:

Shpërthimi me tritol i makinës së kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, ishte një tronditje për politikën në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 07:10 të mëngjesit, në oborrin e banesës së Ndrecës, në fshatin Paçam. Shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’, por fatmirësisht ai nuk është lënduar dhe në vendngjarje ka vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës, ndërsa dyshohet se shpërthimi është kryer me telekomandë. Një provë e vlefshme që pritet të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e ngjarjes janë kamerat e shumta të sigurisë në banesën e kreut të PD, nga të cilat deri më tani mësohet se janë fiksuar lëvizjet e dy personave në orare të ndryshme.

Policia po bën këqyrjen e plotë të pamjeve, ndërkohë që nuk përjashtohet fakti se atentati mund të jetë një mesazh që lidhet me detyrën e Ndrecës si kreu i PD-së lokale, në prag të zgjedhjeve vendore. Ndërkohë vetë Ndreca, pasi i shpëtoi atentatit, jashtë kamerave është shprehur për gazetarët lokalë që ndodheshin pranë banesës së tij se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk dyshon tek askush.

Momenti kur dy autorët i vendosin tritolin makinës së Benard Ndrecës:

Ky është momenti i shpërthimit:

Etiketa: edi rama cucimakinaPartia DemokratikeSali Berishashperthimtritolvau i dejes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

19:29 : 02/11/2025
AKTUALITET

“Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

11:08 : 02/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

19:14 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Hoteli i Redi Mollës është i familjes Rama”, Berisha: Shizma mes Ramës dhe Veliajt nisi për foton me Kamala Harris

13:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
Para

Shpërthimi me tritol në makinën e Ndrecës/ Zef Hila: Akt kriminal, të zbardhet sa më parë

TË GJITHA

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme/ Lëvizja Bashkë zbulon pse vendosi të përqendrohet vetëm në Tiranë

21:29 : 02/11/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Kandidati i pavarur Mendi Qyra fiton Strugën!

21:10 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com