Bledar Naska nuk është aspak një emër i padëgjuar për publikun shqiptar.
Ai është gazetar investigativ, por edhe aktor.
E kemi parë në disa filma të njohur shqiptar, aty ku ai ka luajtur sërish në profesionin e tij real, gazetar.
Por si duket pasioni për gazetari dhe për t’i çuar gjërat deri në fund ka bërë që ai të jetë i detyruar të largohet nga Shqipëria dhe familja e tij.
Albeu.com mëson se gazetari investigativ Bledar Naska është larguar drejt Suedisë ku ka kërkuar strehim politik.
Ndaj tij janë bërë disa kërcënime duke vënë në rrezik jetën e tij dhe të familjes së tij.
Mësohet se Naska është qëlluar nga disa persona të panjohur në kohë ndërsa një ditë tjetër ai është tentuar të hidhet në kanal me makinën e tij ndërkohë që po udhëtonte me familjen.
Sipas burimeve, të gjitha këto kërcënime të hapura lidhet me punën dhe çështjet e trajtura si gazetar.
Vetë gazetari i është drejtuar policisë duke shpjeguar me detaje të gjitha kërcënimet dhe rrezikun që po i kanoset ndërkohë këshilla e policisë ka qenë që të tërhiqet nga denoncimi.
Në galerinë e bashkangjitur lajmit mund të gjeni denoncimin e bashkëshortes së tij. Naska e cila e dorëzuar përballë kërcënimeve dhe frikës për jetën e saj dhe Bledarit i është drejtuar institucioneve për ndihmë.
“Dua të them se bashkëshorti im ka rreth 3 javë që është larguar nga shtëpia me pretekstin se ishte i mërzitur me mua por unë jam e sigurt që ai është larguar për të ruajtur neve, famiuljen e tij, pasi shpesh atë e kërcënojnë për shkak të punës që ka patur si gazetar…”- shkruan bashkëshortja e Bledarit në procesverbal.
Rasti i Bledar Naska nuk është i vetmi, nga Shqipëria janë larguar dhe shumë gazetarë të tjerë të cilët janë kërcënuar me jetë pas punës së tyre për të zbardhur të vërtetën.
Deklarata e Naskës për autoritet Suedeze:
Para disa javeve, ose me sakte ne dt 16 Nentor 2017 une jam larguar jashte vendit, pas problemeve dhe shqetesimeve te medha qe kam pasur ne Shqiperi dhe te kercenimeve qe vijne si shkak te punes si Gazetar Investigues ne emisionin “Fiks-Fare”.
Prej vitit 2005 dhe ne vijim kam pasur shpesh probleme per shkak te detyres time, mirepo keto kohet e fundit ato jan bere vertete shqetesuese dhe kercenuese per jeten time dhe ndoshta edhe per sigurine e te gjithe familjes time, e cila ndodhet akoma ne Shqiperi.
Te shumta kan qene rastet per te cilat jam ndjere I kercenuar. Disa here per ti shmangur ato, une jam munduar ti zgjidh ne menyra te ndryshme. Nje here me kan aksidentuar rende me automjet dhe personi I cili me aksidentoj u largua. Kur Polici mberriti ne vend ngjarje, konstatoj qe personi qe me aksidentoj u largua dhe mbajti vetem nje procesverbal me te cilin asgje nuk ndodhi. Kam qene i detyruar qe te bej edhe denoncime ne Policine e shtetit ne vitin 2014 me shprese se do te zgjidheshin, por ne fakte asgje nuk ndodhi edhe kete here.
Nuk ka pasur kurre ndonje fajtor per keto kercenime dhe denoncime. Nje here me eshte dashur qe te terheq nje denoncim pasi jo vetem qe nga policia nuk u be asgje,por se rreziku mund te shtohej edhe me shume nese une nuk e beja kete gje. Nje muaj e gjysme me pare une largohem nga Tirana ne drejtim te qytetit te Gramshit per tu “fshehur” dhe pasi e kuptova qe kercenimet vazhdonin ndaj personit tim, une vendosa te largohem nga Shqiperia.
U nisa dhe mberrita ne Suedi vetem qe te shmang keto probleme dhe qe jeta ime mos te jete me ne rrezik. Ndihem vertete I shqetesuar pasi mbreme “dt 5-12-2017” rreth oreve te vona te nates, bashkeshortes time e cila ndodhet ne Shqiperi bashke me dy femijet e mi, I dergojne nje sms kercenues ne adrese te personit tim dhe ku citohej se “edhe aty ku jam fshehur, do tme kerkojne dhe do tme zhdukin”.
Sot ne mengjes bashkeshortja ime u paraqit ne Komisariatin e Policise 6, ku beri edhe nje kallezim te kercenimit ne Seksionin e Hetimit te Krimeve te Hapura. Jam shume I shqetesuar persa te tregova me siper pasi sikurse edhe here te tjera, asgje ska per tu bere per tme ndihmuar ne zgjidhjen e ketyre shqetesimeve qe kan te bejne me sigurine e jetes time. Meqenese ne vendin tim gjerat nuk u zgjidhen prej 12 vjetesh, une mendoj te kerkoj ndihmen e shtetit Suedes si mundesi te vetme shpetimi dhe ku te kem te sigurte jeten time. Me vjen shume keq qe ndihem i detyruar te bej kete gje, te le mbrapa familjen time dhe te braktis profesionin tim pas kaq shume vitesh investim.