• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA-Afganistan/ Biden dhe Trump fajësojnë njëri-tjetrin për situatën e krijuar

22:23 : 07/04/2023
në BOTA

Administrata e Presidentit Joe Biden të enjten ia hodhi fajin paraardhësit të tij, presidentit Donald Trump, për tërheqjen kaotike të trupave amerikane në vitin 2021 nga Afganistani, që solli disa nga momentet më të errëta të presidencës së zotit Biden.

Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje prej 12 faqesh të raportit rreth përfundimit të luftës më të gjatë të vendit, duke marrë pak përgjegjësi për veprimet e veta dhe duke pohuar se zoti Biden ishte kufizuar së tepërmi nga vendimet e administratës së zotit Trump.

Dokumenti i shkurtër u hartua nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe jo nga një entitet i pavarur, me kontributin edhe të vetë Presidentit Biden. Presidenca amerikane tha se rishikimet e hollësishme të kryera nga Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni, të cilat Shtëpia e Bardhë tha se do t’i transmetoheshin privatisht Kongresit të enjten, ishin shumë të klasifikuara dhe nuk do të bëheshin publike.

“Vendimet e presidentit Biden për mënyrën se si të ekzekutohej tërheqja nga Afganistani u kufizuan rëndë nga kushtet e krijuara nga paraardhësi i tij”, thuhet në përmbledhjen e Shtëpisë së Bardhë, duke vënë në dukje se kur zoti Biden filloi detyrën, “talebanët ishin në pozitat më të forta ushtarake që nga viti 2001, duke patur nën kontroll, ose duke sfiduar autoritetet në pothuajse gjysmën e vendit”.

Ish Presidenti Donald Trump u përgjigj duke akuzuar administratën Biden se po luan “një lojë të re dezinformimi” për të tërhequr vëmendjen nga “DORËZIMI i tyre jashtëzakonisht i paaftë në Afganistan”. Në faqen e tij të mediave sociale, ai tha, se zoti “Biden është përgjegjës, askush tjetër!”

Lexo edhe:

Komandanti i lartë ushtarak: Nuk do të ketë vendosje të trupave amerikane në Gaza!

Çfarë janë mineralet e tokës së rrallë dhe pse janë thelbësore për kërcënimet e Trump-it ndaj Kinës?

Shtëpia e Bardhë thotë se gabimet e bëra në Afganistan kanë ndikuar në trajtimin e situatës në Ukrainë, ku administrata e Presidentit Biden është vlerësuar për mbështetjen e ofruar Kievit kundër agresionit rus.

“Tani i kemi prioritet evakuimet më të hershme kur përballemi me një situatë të sigurisë në degradim”, tha Shtëpia e Bardhë.

Republikanët në Kongres e kanë kritikuar ashpër tërheqjen nga Afganistani, duke u përqëndruar në vdekjen e 13 anëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan në një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, i cili gjithashtu vrau mbi 100 afganë.

Shawn Vandiver, një veteran i marinës dhe themelues i lëvizjes #AfghanEvac, një inciativë për të ndihmuar afganët që ikin nga vendi, e quajti raportin një “hap tjetër të rëndësishëm”.

Por senatori republikan Tom Cotton, shkruajti të enjten në rrjetin social Twitter se tërheqja ishte “një dështim”, duke shtuar se publikimi i një raporti që ka për qëllim zhvendosjen e fajit gjetiu nuk do të ndryshojë gjë.

Raporti i administratës së Presidentit Biden duket se shmang përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të 26 gushtit 2021 në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, duke thënë se ishte ushtria amerikane ajo që mori një vendim ndoshta kyç.

“Për të menaxhuar kërcënimin e mundshëm të një sulmi terrorist, Presidenti ka pyetur vazhdimisht nëse ushtria kërkonte mbështetje shtesë për të kryer misionin e tyre në Aeroportin e Kabulit”, thuhet në raport, duke shtuar se, “Zyrtarët e lartë ushtarakë konfirmuan se kishin burime të mjaftueshme për të menaxhuar kërcënimet.”

Që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara, Presidenti Biden ka fajësuar marrëveshjen e shkurtit 2020 që zoti Trump arriti me talebanët në Doha të Katarit, duke thënë se ajo i shtyu Shtetet e Bashkuara të largoheshin nga vendi. Marrëveshja është fajësuar nga analistët për dobësimin e qeverisë afgane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, e cila u rrëzua vitin pasues.

Pas tërheqjes nga Afganistani, Shtetet e Bashkuara kryen një operacion të suksesshëm për të vrarë udhëheqësin e al-Kaidës, Ayman al-Zawahri.

Etiketa: afganistanpresidentSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Komandanti i lartë ushtarak: Nuk do të ketë vendosje të trupave amerikane në Gaza!

21:05 : 11/10/2025
BOTA

Çfarë janë mineralet e tokës së rrallë dhe pse janë thelbësore për kërcënimet e Trump-it ndaj Kinës?

19:54 : 11/10/2025
BOTA

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025
BOTA

SHBA/ 4 viktima dhe 12 të lënduar nga të shtënat pas një ndeshjeje futbolli në Misisipi

18:13 : 11/10/2025
BOTA

Avionët britanikë dhe amerikanë kryejnë mision 12-orësh pranë kufirit rus

16:08 : 11/10/2025
BOTA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

19:15 : 10/10/2025
Para

Valixhe e dyshimtë në një stacion autobusi në Gjirokastër, reagon policia

TË GJITHA

VIDEO/ Fitorja historike në Serbi, Kombëtarja kthehet në shtëpi duke kënduar këngën për Adem Jasharin

12:05 : 12/10/2025

Kapiteni i Serbisë i dëshpëruar pas humbjes ndaj Shqipërisë: Një nga më të vështirat në karrierën time

11:46 : 12/10/2025

“Duhet stërvitje me shqipen”, Rama i bën kritika gjuhësore ministres së re të Shëndetësisë

11:39 : 12/10/2025

Tabaku: Fondet IPARD pezull për shkak të korrupsionit

11:27 : 12/10/2025

Kishin kthyer një apartament në Durrës në “çerdhe” prostituci, arrestohen dy kineze, në kërkim një tjetër

11:13 : 12/10/2025

Karton i verdhë për shqiponjën?!

10:55 : 12/10/2025

Zyrtarisht të fejuar! Princ Leka II feston dashurinë me Blerta Celibashin

10:40 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com