• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, tërheqje nga Arbitrazhi Ndërkombëtar? E ka bërë vetëm Venezuela dhe Bolivia

17:58 : 07/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi paraditen e së Premtes se po shqyrton mundësinë për të nxjerrë Shqipërinë nga juridiksioni i Gjykatës së Arbitrazhit (ICSID) të Bankës Botërore, pasi shteti humbi 110 milionë euro në përfundim të një përballje disa-vjeçare me sipërmarrësin italian, Francesko Beketi.

Idea e Ramës është jo vetëm e rrezikshme për zhvillimin e vendit, por edhe shumë e rrallë.

Bazuar në të dhënat e siguruara nga “Boldnews.al” rezulton se aktualisht janë 163 shtete që kanë nënshkruar Konventën për anëtarësimin në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID), ku përfshihen 162 që janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus Kosovën.

Konventa është hartuar në vitin 1966. Në historinë e saj, ka ndodhur vetëm në dy raste që shtetet janë tërhequr prej saj.

Lexo edhe:

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Dhe kjo ka ndodhur në vitin 2012, kur Bolivia dhe Venezuela u tërhoqën nga Konventa. Po ashtu, edhe Ekuadori u tërhoq nga Konventa ICSID në vitin 2009. Por, vendi iu bashkua sërish Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar në vitin 2021.

Tashmë, kryeministri shqiptar Edi Rama ka nisur të mendojë që të aplikojë mekanizmin e rrallë, atë të tërheqjes nga Konventa, të ndjekur vetëm nga dy vendet e Amerikës Latine

Shqipëria është pjesë e Traktatit të anëtarësimit në Bankën Botërore, ku përfshihet edhe njohja e Gjykatës së Arbitrazhit ICSID që prej vitit 1991.

Rreth 32 vjet më parë, ish-Presidenti u fundit komunist, Ramiz Alia, vendosi t’i bashkohej vendeve palë të Traktatit të Bankës Botërore, në një lëvizje të rrallë për atë sistem, duke iu falur kredive të bankave ndërkombëtare me vendin që ishte në prag kolapsi financiar.

Prej atëhere, Banka Botërore dhe mekanizmat e saj kanë financuar investime të rëndësishme në Shqipëri, të cilat vijojnë ende.

Por, përtej këtyre raporteve tejet delikate me institucionet bankare ndërkombëtare, Rama ka zgjedhur që të “trashë zërin”, pasi Arbitrazhi ICSID e nxori zbuluar, duke e shpallur humbës të 110 milionë eurove përballë Beketit.

Përtej deklaratave “kërcënuese” të kryeministrit, duket se ato janë thjesht për konsum politik dhe elektoral e nuk do të avancojnë në veprime konkrete.

Kjo, për faktin se tërheqja nga ICSID mund të sillte si pasojë bllokimin e financimit të projekteve nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Pra, do të ishte thjesht një “vetëvrasje” për Shtetin Shqiptar.

Megjithatë, deklaratat nervoze të Ramës ndaj ICSID treguan se ai e pranon detyrimin për gjobën 110 milionë euro, për të cilën deri një ditë më parë u shpreh se nuk do t’i japë asnjë kacidhe “mashtruesit sharlatan Francesko Beketi”.

Përtej acarimit të Ramës, Buxheti i Shtetit, për fat të keq të qytetarëve, duhet të paguajë shumën marramendëse, e cila është rrjedhojë e sjelljes tërësisht të gabuar të Ramës ndaj biznesmenit italian.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) është një institucion ndërkombëtar arbitrazhi i krijuar në vitin 1966 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore dhe pajtimin ndërmjet investitorëve ndërkombëtarë dhe shteteve.

ICSID është pjesë dhe financohet nga Grupi i Bankës Botërore, me seli në Uashington, DC, në Shtetet e Bashkuara.

Është një institucion autonom, shumëpalësh i specializuar për të inkurajuar fluksin ndërkombëtar të investimeve dhe për të zbutur rreziqet jokomerciale nëpërmjet një traktati të hartuar nga drejtorët ekzekutivë të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të nënshkruar nga vendet anëtare.

Etiketa: beketiEdi RamaGjykata e ArbitrazhitICSID

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025
Para

Meta: Vora, një nga dëshmitë e papërgjegjshmërisë së Ramës

TË GJITHA

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025

“S’ishte rrufe në qiell të hapur”/ Gjyqtarët, radiografi kaosit që solli Reforma në Drejtësi

16:25 : 09/10/2025

U kapën me mallra kontrabandë drejt Kosovës, arrestohen dy persona në Morinë

16:19 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com