• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekspertët nuk besojnë se Haga mund t’i shpall fajtorë ish-krerët e UÇK-së

23:32 : 06/04/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Prokurorët e specializuar në Hagë do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë fajtorë për krimet e supozuara, thonë për Radion Evropa e Lirë dy ekspertë të drejtësisë tranzicionale, Mathias Holvoet dhe Aidan Hehir.

Holvoet, ligjërues i së Drejtës Penale Ndërkombëtare në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, thotë se atij i ka bërë përshtypje edhe se sa i fuqishëm është ekipi i mbrojtjes i të akuzuarve.“Problemi është gjithmonë në gjetjen e lidhjes mes krimeve të kryera fizikisht në terren dhe njerëzve më të fuqishëm në organizatë, si [Hashim] Thaçi, [Kadri] Veseli, [Rexhep] Selimi dhe [Jakup] Krasniqi. Dhe, këtë do të duhet ta dëshmojë Prokuroria dhe do të jetë e vështirë. Për të qenë i sinqertë, instinkti më thotë se mund fare mirë të ketë shpallje pafajësie”, thotë Holvoet, duke shtuar se mund të ketë dallime mes katër të akuzuarve.

Gjatë deklaratave hyrëse, Prokuroria argumentoi se të akuzuarit dhe anëtarë të tjerë të UÇK-së kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” që shënjestronte ata që i konsideronte “kolaboracionistë” dhe “tradhtarë” për të “fituar pushtet”.

Ndërsa, avokatët hodhën poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj klientëve të tyre, duke argumentuar se UÇK-ja nuk kishte një strukturë komande efikase.

Për Holvoet dhe Hehir – studiues i drejtësisë tranzicionale, intervenimit humanitar dhe shtetndërtimit në Kosovë nga Universiteti Westminster në Angli – ajo që bie më së shumti në sy është përdorimi i termit “ndërmarrje e përbashkët kriminale”

Lexo edhe:

Prokuroria: Naim Murseli vrau gruan për siguracionin prej 260 mijë eurosh

KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

“Kushdo që është në dijeni për atë që ka ndodhur në Kosovë nuk do të habitet që ka pretendime se anëtarë të UÇK-së kanë kryer krime. Por, kjo gjykatë duket se po e akuzon UÇK-në në tërësi për një lloj strategjie të madhe, që mendoj se është e paqëndrueshme”, thotë Hehir.

“Ideja që UÇK-ja të jetë një ndërmarrje kriminale… ky term është shumë nënçmues dhe mendoj se kjo do t’i alarmojë njerëzit [në Kosovë] dhe do ta prekë me të vërtetë atë nerv që njerëzit ndiejnë në lidhje me UÇK-në si heronj”, shton ai.

Gjatë deklaratave hyrëse, prokurori i Specializuar, Alex Whiting, tha se rasti ndaj ish-katër krerëve të UÇK-së ka të bëjë me vetë ata, e jo me gjithë UÇK-në, duke shtuar se “shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me krimet për të cilat është ngritur aktakuza”.

Ndërsa, në ditën e fundit të deklaratave hyrëse, më 5 prill, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi tha se deklaratat e tij të asaj kohe – të cilat u përdorën nga prokurorët si dëshmi – ishin vetëm propagandë për ta krijuar “përshtypjen se UÇK ishte strukturë e organizuar”

Megjithatë, Holvoet vë në dukje se në Tribunalin e Hagës ka pasur dënime edhe për përhapje të propagandës.

Milan Gvero, ndihmëskomandant në ushtrinë serbe të Bosnjës, ishte dënuar në vitin 2010 me pesë vjet burgim për shpërndarje të informatave të rreme.

Sipas gjykimit të Tribunalit të Hagës, përmes informatave të rreme, ai kishte kontribuar në ndërmarrjen e përbashkët kriminale që synonte të pastronte etnikisht zonën e Srebrenicës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas Hehir, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të jetë nën hijen e protestave që u zhvilluan në Hagë dhe në Prishtinë para nisjes së këtij procesi. Kjo veçanërisht pasi që ai pret që procesi të jetë i ngadaltë.

“Unë mendoj se do të jetë një proces i ngadaltë i zbulimit të informacionit për tre, katër, pesë, ndoshta edhe gjashtë vjet”, shton ai, duke u shprehur i zhgënjyer me kohëzgjatjen e këtij procesi.

Por, Holvoet argumenton se edhe pse procesi duket se do të zgjasë shumë, ai duhet të jetë i tillë në mënyrë që edhe avokatët e të akuzuarve ta kenë mundësi të kundërargumentojnë.

“Është e pashmangshme. Bëhet, në njëfarë mënyrë, që të garantohet e drejta për gjykim të drejtë. Por, mendoj se problematike është që ata do të jenë në paraburgim përgjatë gjyqit pa pasur mundësi të lirohen përkohësisht”, përfundon Holvoet.

Etiketa: Gjyqihagevendimi

Lajme të lidhura

RAJONI

Prokuroria: Naim Murseli vrau gruan për siguracionin prej 260 mijë eurosh

18:32 : 04/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

15:07 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nisja e gjyqit të “Toyota Auris” në Bruksel, media belge: Provë për ambiciet evropiane të Shqipërisë

21:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat

14:06 : 02/06/2025
AKTUALITET

Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

22:05 : 28/05/2025
Lajmet e Dites

Gjyqi për zhdukjen e Jan Prengës/ Prokurorja përplaset me avokatin: Bexhdili ka përdorur EncroChat

10:52 : 28/05/2025
Para

Ç'të mbjellësh do të korrësh! Ja si ra Berisha në kurthin inteligjent të Yuri Kim!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com