• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Arrestimi i serbit në veri të Kosovës, Lista Serbe: Po na keqtrajtojnë popullin!

14:53 : 02/04/2023
në RAJONI

Policia e Kosovës ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb në veriun e vendit nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj policisë dhe pronës së qytetarëve në zonë. Kjo ka nxitur reagimin e përfaqësuesve politikë serbë dhe të Beogradit.

Policia tha se i arrestuari i lindur në vitin 1987, dyshohet për përfshirje në një sulm me armë zjarri ndaj njësisë së Policisë së Kosovës dhe plagosjen e dy pjesëtarëve të saj. Në njoftimin e policisë thuhet se kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Ai është i dyshuar edhe për djegien e disa makinave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat kishin targa të Republikës së Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “djegia e veturave të qytetarëve tanë në veri e orkestruar nga Beogradi me qëllim të shkaktimit të frikës tek qytetarët tjerë është pa dyshim akt i rëndë kriminal”.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës e mbështetur nga Beogradi, e cilësoi arrestimin “vazhdim të keqtrajtimit të popullit serb” dhe paralajmëroi reagime nëse nuk lirohet i arrestuari.

Lexo edhe:

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

“Për ta sqaruar, kjo nuk do të jetë ndonjë paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në një deklaratë të kësaj liste.

Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “po krijon një krizë të re”.

“Kurti po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme, përmes forcave të tij, të shkaktojë tensione në veri të Kosovës, për të nxitur reagimin e serbëve, të cilët më pas do t’i akuzonte për përshkallëzimin potencial të situatës në terren, vetëm për të shmangur detyrimet nga Ohri sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në një reagim të kësaj zyre e cila nuk ka komentuar djegien e makinave në veri.

Ky është rasti i parë i arrestimit në lidhje me djegien e makinave. Gjatë tri ditëve të fundit të paktën 8 makina me targa të Kosovës, pronë e pjesëtarëve të komunitetit serb, janë djegur në veriun e vendit

Etiketa: kosoveKurtilista serbeSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026
RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
Para

Nesër gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, mijëra qytetarë protestojnë për drejtësi në Prishtinë

TË GJITHA

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026