• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Përmbytjet, 100% faji i menaxhimit qeveritar”

18:28 : 05/12/2017
në BOLD BLOG, KRYESORE

Mjaftoi pak shi stinor, që e karakterizon fillimin e dimrit, dhe Shqipëria nga veriu në jug përjetoi një situatë emergjence, që u desh të angazhohej me kuç e maç e gjithë makineria ‘e vobektë’ shtetit shqiptar, për t’u ballafaquar (parimisht dhe në dukje) me rrugë e shtëpi të përmbytura, vepra infrastrukturore të shkatërruara dhe me qytetare që humbën të mbjellat, gjënë e gjallë dhe pasurinë e tyre.

Si ka mundësi, në kohën e teknologjisë së informacionit, kur njerëzimi po dërgon raketa në hapësirë dhe në trupa të tjerë qiellorë, që në rreth 28 mijë kilometra katror, që është territori i Republikës së Shqipërisë, mjafton të bjerë pak shi dhe i gjithë vendi pllakoset nga katastrofa ekonomike dhe shkatërrimi i pasurisë.

Dhe për më tepër kjo është diçka që po ndodh shpesh gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Çdo herë nga periudha e dimrit Shqipëria ka filluar të përmbytet. Kjo gjë sikur nuk ndodhte më përpara…

Po pse përmbytet Shqipëria, thjesht nga reshjet stinore që janë mëse normale?
Përgjigja shihet qartë në mënyrën sesi mediat raportuan për situatën e shkaktuar nga përmbytjet dhe mënyra sesi politikanët tanë në pushtet reaguan gjatë kësaj situate.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Në media nuk kemi asnjë analizë të thelluar se çfarë po bëhet me kanalet kulluese në mbarë vendin; në çfarë gjendje janë ato; si janë mirëmbajtur (nëse një gjë e tillë ka ndodhur); sa efikase janë ato për të përballuar nevojat e veprimtarisë njerëzore në rritje.

Në media nuk kemi asnjë analizë të thelluar për mënyrën sesi po mirëmbahen lumenjtë dhe sesi po mbrohen pyjet, për të shmangur përmbytjet dhe erozionet.

Në media nuk kemi asnjë informacion për një plan për të përballuar emergjencat civile dhe çfarë fondesh janë vënë në dispozicion nga qeveria për të tilla raste. Asnjë informacion të vlefshëm nuk ka publiku shqiptar në lidhje me këtë.

Për më tepër, për sa u tha më lartë, asnjë politikan me pushtet nuk ka dhënë informacione të vlefshme mbi sa u tha më lartë. Tani vijmë se çfarë pamë nga reagimi politikanëve në pushtet gjatë këtyre përmbytjeve. Ajo që u vu re më shumë ishin fotografi dhe deklarata me buzëqeshje, ku tek këto të fundit mbizotëroi një humor i turpshëm.

Asnjë deklaratë për dëmet ekonomike të shkaktuara, për masat paraprake që ishin ndërmarrë (nëse ishin ndërmarrë) dhe çfarë do të behët konkretisht në të ardhmen, që dëme të tilla të mos ndodhin më. Të mos harrojmë se shumë qytetarëve iu shkatërrua jeta, duke humbur pasurinë. Një gjë që po ndodh çdo vit kohët e fundit. As që bëhet fjalë për përgjegjësi për dëmet e shkaktuara. Faji qenkërka jetim, kur shkatërrohet pasuria e qytetarëve të thjeshtë.

Kështu, me çfarë po shohim dhe po dëgjojmë, për sa u përket përmbytjeve, faji për to si edhe për dëmet e shkaktuara është 100% i menaxhimit të qeverisë. Nuk duhet të jesh shkencëtar teknologjie raketore për ta kuptuar. /Nga: Ilir Sinanaj

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Arrestohet në Ankara profesori nga Cërriku, ja për çfarë dyshohet...

TË GJITHA

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë dhe mijëra euro

22:33 : 09/07/2025

Zyrtare/ Ish-ndihmësi i Skënder Gegës te Partizani merr drejtimin e skuadrës së Kategorisë së Parë

22:29 : 09/07/2025

I moshuari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve: Është montazh

22:24 : 09/07/2025

Kikia për zjarrin në Elbasan: Katastrofë mjedisore, mbetjet digjen me qëllim

22:13 : 09/07/2025

Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror”

22:11 : 09/07/2025

Vllaznia kërkon fitoren kundër Daugavpils, Edi Martini ende me dilema para ndeshjes

22:05 : 09/07/2025

“Për një kapak bidoni më nxiu”/ Nusja denoncon vjehrrën për dhunë: Më kërcënon

21:58 : 09/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com