• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sulmi ndaj mediave, PD: Rama e Veliaj si trupat Vagner të Putinit

15:22 : 01/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Përmes një deklarate për media, anëtari këshillit kombëtar të PD-së, Akil Kraja dënoi sulmin e kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj “Lolita” e “JOQ”.

Ai tha se Erion Veliaj, jo vetëm identifikoi publikisht personat pas Lolitës dhe JOQ, por edhe i kërcënoi me policët e pushtetit.

Kraja shtoi se sa herë del dikush që i kritikon ata i çojnë taksidarët, u turrin sharësit online, i ekspozojnë publikisht, apo u shkojnë me instrumentet e shtetit si të ishin “trupat Vagner”.

Deklarata

Në prag të fushatës zgjedhore të 14 majit Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë nisur një sulm të pashoq kundër fjalës së lirë dhe kundër medias shqiptare. Pas breshërisë së plumbave mbi televizionin kombëtar Top Channel me një humbje tragjike jete, pas tritolit në pronat e grupit mediatik Panorama, pas sekuestrimit të RTV Ora, dëbimit të Agon Channel, sharjeve me gjuhë rrugecërish të gazetarëve nga kryeministri Rama, radha i erdhi Erion Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës ka kërcënuar zotëruesit e dy forumeve online, faqet Lolita dhe “Jeta Osh Qejf”- JOQ.

Lexo edhe:

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

Deklaratat e Erjon Veliajt kanë nxitur reagimet e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit. Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Guiterres, ka shprehur indinjatën më të thellë ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Sipas tij Veliaj po rrezikon jetën e gazetarëve dhe nxit më tej sulmet kundër medias dhe fjalës së lirë. Erion Veliaj, jo vetëm identifikoi publikisht personat pas Lolitës dhe JOQ, por edhe i kërcënoi me policët e pushtetit.

Guiterres i kujton Veliajt se, pak ditë më parë, një person u vra në ambientet e Top Channel dhe se ai nuk duhet të kontribuojë në një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë së komentuesve publikë. Guiterres i bën thirrje Edi Ramës ta ndalë këtë sjellje të rrezikshme të vartësit të tij, duke harruar se Rama vetë është një nga shkelësit më të mëdhenj të Kodit etik dhe një bullist kronik i gazetarëve dhe medias. Kur nuk i mjafton trysnia Rama çon maskat, fadromat dhe tritolin për të heshtur mediat që janë kthyer nga mbështetëse në kritike të tij.

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias ka reaguar, gjithashtu, për ngjarjen, duke theksuar se është cënuar siguria për dy individët që u përmendën nga Erion Veliaj. Qendra Evropiane për Lirinë e Shypit kërkon nga kryebashkiaku të kërkojë falje dhe të sigurohet jeta e individëve të përmendur. Partia Demokratike e Shqipërisë e dënon gjuhën kërcënuese dhe veprimet shantazhues të Veliajt dhe Ramës. Këta dy armiq të lirisë së shtypit që e kanë ulur renditjen e Shqipërisë në raportet ndërkombëtare në nivelet e parave viteve ’90 te Enver Hoxhës, që u marrin frymën atyre që nuk i blejnë dot, e kanë shkretuar hapësirën mediatike në vend, ku dëgjohen vetëm hosana për ta. Sa herë del dikush që i kritikon ata i çojnë taksidarët, u turrin sharësit online, i ekspozojnë publikisht, apo u shkojnë me instrumentet e shtetit si të ishin “trupat Vagner” dhe jo organe që funksionojnë për popullin, dhe paguhen nga taksat e tyre.

Ndërkohë që e kuptojmë frikën qe e ka kapur Erion Veliajn nga skadenca e modelit të tij më 14 maj, u bëjmë thirrje shqiptarëve ta refuzojnë dyshen e të paturpëve, që konsiderojnë turp kombëtar çdo kritikë që u bëhet. Siç thekson Sekretari i Federatës Europiane të Gazetarëve, pavarësisht statusit të faqeve Lolita dhe JOQ, ata dhe zëra të tjerë, duhen mbrojtur. Lirinë e shprehjes shqiptarët e kanë fituar njëherë në vitin 1991 dhe nuk mund ta dorëzojnë 30 vjet më vonë për hatër të lejfenëve dhe ajatollahëve. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të marrin në mbrojtje dy personat e ekspozuar nga Veliaj. Tolerimi i gjuhës denigruese ndaj gazetarëve, apo çdo individi që përdor lirinë e shprehjes në internet, mbjell atë që u korr para një jave në Top Channel: vdekje, pasiguri dhe panik.

Etiketa: Erion VeliajmediaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

16:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
Para

"14 maji"/ Boçi bashkon opozitën në Elbasan, 10 parti bëhen pjesë e koalicionit

TË GJITHA

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025

Boni debuton me gol, Interi përmbys me 10 lojtarë Monakon

22:07 : 08/08/2025

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com