• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

14 Maji përçan grupin Alibeaj/ Deputetja refuzon kandididimin në Tiranë, vendimi i ngel Degëve

14:53 : 26/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Grupi “Alibeaj” pasi mori nga KAS të drejtën për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit me logon e Partisë Demokratike, duket se po përjeton një krizë të brendshme, teksa vendimi për të hyrë me kandidatë ose jo, e ka përçarë në tre fraksione.

Ashtu siç edhe është përfolur në tre ditët e fundit, tre minigrupe brenda njësisë me 18 deputetë që ndjekin “Alibeajn” kanë hedhur në tryezë tre opsione të ndryshme për mënyrën si do të hyjnë në zgjedhje.

Mbledhja e djeshme e grupit “Alibeaj” la të pazgjidhur misterin dhe pritet që sot në mbledhjen që nis në orën 18:00, të merret vendimi final.

Pikëpyetja është nëse PD do të dalë me kandidatë për bashkitë apo vetëm për këshillat bashkiakë, pak orë para përfundimit të afatit zyrtar për dorëzimin e listave në KQZ.

Sa i përket tre grupimeve që janë kristalizuar brenda grupit, një prej tyre përbëhet nga deputetet Jorida Tabaku, Dhurata Çupi dhe Oriola Nebiaj, të cilat kërkojnë që të dalin në zgjedhjet e 14 majit vetëm me kandidatë për Këshillat Bashkiakë.

Lexo edhe:

Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

Grupi tjetër është i Gazment Bardhit dhe përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa. Dyshja në fjalë kërkon që të dalin me kandidatë në pak zona, të cilat vlerësohet se mund të fitohen.

Grupi tjetër që përbën edhe shumicën drejtohet nga Enkelejd Alibeaj dhe kërkojnë që të dalin patjetër me kandidatët e tyre në të gjithë vendin.

Sipas tyre kandidatë duhet të mos ketë vetëm në zonat ku vlerësohet se fitojnë kandidatët e Primareve.

Mësohet se pas shume diskutimeve, pas mesnatës është votuar për secilin nga tre variantet dhe ai i propozuar nga Alibeaj ka marrë më shumë vota pro.

Sa i përket variantit të parë, për të kandiduar vetëm për këshillat bashkiak, Kryesia e Grupit të Alibeajt ka votuar kundër, me rreth 15 vota kundër.

Varianti i dytë, ku të kandidohej për këshillat bashkiak dhe në bashki specifike, ku kishte kandidatë fitues, u votua gjithashtu kundër.

Ndërsa varianti i tretë, ku do të kandidohej për Tiranën, Durrësin, Elbasanin dhe bashkitë e tjera, u votua me shumicë. Por pavarësisht këtij votimi, grupi “Alibeaj” duket se do ta lërë në dorë të degëve vendimin për të hyrë në zgjedhje me 61 kandidatë.

Degët e PD-së së vulës në rrethe do të vendosin nëse duan kandidatë në zgjedhje ose jo, ndaj mbetet me kuriozitet të shihet vendimi final.

Ndërkohë një detaj tepër i rëndësishëm nga mbledhja është fakti se grupi i ka kërkuar deputetes Jorida Tabaku që të kandidojë për bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt, Belind Këlliçit dhe Arlind Qorrit.

Emrat e propozuar në mbledhje si kandidatë të mundshëm për Tiranën ishin Jorida Tabaku, pedagodia Jonila Godole, ish-kryetari i PD në Gjirokastër Roland Bejko dhe ish-deputeti i Dibrës, Xhemal Gjunkshi.

Tabaku e ka refuzuar propozimin duke argumentuar se nuk do të përçajë PD-në dhe mësohet se të njëjtën gjë bëri edhe Xhemal Gjunkshi.

17 kandidatët e propozuar nga Alibeaj deri më tani:

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Kurbin- Genc Doçi

Dimal- Dritan Sula

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë- Mark Ruçi

Etiketa: grupi AlibeajJorida Tabakuzgjedhjet e 14 majit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

11:23 : 26/07/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

18:58 : 19/07/2025
AKTUALITET

Shembjet në Theth/ Tabaku: Konflikti është pasojë direkte e “Paketës së Maleve” (VIDEO)

12:49 : 15/07/2025
AKTUALITET

Paketa e Maleve, Tabaku: Instrument për t’i dhënë pronat investitorëve strategjikë

10:14 : 14/07/2025
AKTUALITET

Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së: Emergjenca demokratike e Evropës

12:29 : 13/07/2025
AKTUALITET

Tabaku: Europa na sheh ndryshe, ndërsa qeveria Rama me lupën e 35 viteve më parë

10:52 : 09/07/2025
Para

U bllokuan në Theth, dërgohet me helikopter në spital alpinisti serb

TË GJITHA

Lirohen të arrestuarit e “Delvina Gas”, një sekser izraelit dyshohet si orkestruesi

23:24 : 29/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 29/07/2025

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com