• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Celibashi regjistron koalicionin opozitar pa PD e Berishës

11:47 : 18/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi regjistroi për zgjedhjet e 14 Majit koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë”, por pa PD-në e drejtuar nga Sali Berisha. Po ashtu, ai regjistroi “grupin Aibeaj” si Partia Demokratike, duke “noterizuar” vendimin e mëparshëm të Komisionit të Sanksioneve dhe Ankesave.

Në KQZ u shqyrtua këtë të Shtunë kërkesa e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 maj 2023” Kjo ishte pika e dytë e mbledhjes së sotme të KQZ, që më herët miratoi regjistrimin e koalicionit “Aleanca Liberale e Djathtë” në lokalet e ardhshme.

Gjatë seancës së sotme, Indrit Sefa si përfaqësues i “grupit Alibeaj” kërkoi rrëzimin e kërkesës së koalicionit të PD-së së drejtuar nga Berisha me PL-në e Metës, PDK-në dhe PPBDNJ-në. “PD s’ka bërë asnjë koalicion. Marrëveshja e depozituar në KQZ është në mashtrim të ligjit dhe në mashtrim të zgjedhjeve. Kërkesa duhet rrëzuar për sa kohë marrëveshja që është një dokument i domosdoshëm për paraqitjen në KQZ, s’është e ligjshme. Në të është shprehur vullneti për PD nga persona të paautorizuar. PD s’ka bërë asnjë koalicion aq më pak me PL me PDK dhe PBDNJ”, tha Sefa.

Nga ana tjetër, dy përfaqësuesit ligjorë të koalicionit opozitar argumentuan se vendimi i KAS që i hapi rrugë grupit Alibeaj të regjistrohet si PD në zgjedhje’ s’është i formës së prerë. “Vendimi i KAS i pazbatueshëm pasi ligji lejon ankim pas pesë ditësh dhe komisioneri s’është shprehur akoma. Sefës i mungon legjitimiteti, pasi KQZ s’është regjistruar si përfaqësues ligjor”, u shpreh Altin Kaziaj.

Sefa u kundërpërgjigj duke thënë se vendimi i KAS “hyn në fuqi menjëherë”.

Lexo edhe:

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

Pasi dëgjoi palët, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi vendosi regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, por pa PD-në e drejtuar nga Berisha. Celibashi tha i qëndron argumentit të bërë më herët kur rrëzoi kërkesën e PD-së së Berishës për tu regjistruar në zgjedhje (kryetar i kësaj partie sipas vërtetimit nga Gjykata e Tiranës rezulton Lulzim Basha).

Kryekomisioneri tha se koalicioni do të regjistrohet me partitë PL, PDK dhe PBDNJ. Më herët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të ditur se nën logon e këtij koalicioni do të garojnë kandidatët e dalë nga “primaret”.

Grupi Alibeaj regjistrohet si PD

Pika e tretë në rendin e ditës së mbledhjes së sotme ishte ajo për “zbatimin e vendimit nr. 27, datë 16.3.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve”. Bëhet fjalë për vendimin që regjistroi “grupin Alibeaj” si PD në zgjedhjet e 14 Majit.

Si përfaqësues i grupit Alibeaj, ashtu dhe ai i PD-së së drejtuar Berisha, paraqiten argumentet pro dhe kundër vendimit të KAS.

Në fund, Celibashi tha se ligji e detyron të zbatojë vendimin e KAS, duke i dhënë grupit Alibeaj përdorimin e vulës dhe logos së PD-së për zgjedhjet e 14 Majit.

“Vendim i KAS ngelet teknikisht për tu zbatuar nga Komisioneri Shtetëror pasi është akti për tu respektuar nga Kodi zgjedhor. Ngelet vetëm aplikimi dhe zbatimi i këtij vendimi”, tha Celibashi.

Etiketa: KQZ

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

20:40 : 07/10/2025
AKTUALITET

Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet, mungojnë anëtarët e PD-së

11:37 : 04/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi: Kostoja e procesit llogaritet të jetë 306 mln lekë

13:41 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dekreti për bashkinë e Tiranës, Celibashi: Nuk i vëmë në diskutim vendimmarrjet e Presidentit

13:34 : 03/10/2025
Para

Berisha: Rama dhe kryebashkiakët e tij janë të përshtatshëm për hekura

TË GJITHA

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025

Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, familja kërkon ndihmë (FOTO-EMRI)

12:07 : 10/10/2025

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, ja si pritet të jetë formacioni ndaj Serbisë

12:03 : 10/10/2025

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

11:55 : 10/10/2025

Kërcënoi gjyqtarët, lihet në burg xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

11:52 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com