31 kg marijuanë, 850 gram kokainë dhe 25 gram hashash u sekuestruan nga agjentët e skuadrës së lëvizshme të Katanias. Policët vunë në pranga shqiptarin Vladimir Kapaj, 41-vjeç ndërsa po ia dorëzonte drogën italianit 39-vjeç Agatino Piana. Të dy u arrestuan për transport, shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiane, droga që u sekuestrua ka një vlerë rreth 75 mijë euro, por në tregun me pakicë mund të arrijë deri në 160 mijë euro. Policët po mbanin nën mbikëqyrje italianin ndërsa ndërhynë kur vunë re që një makinë e dyshimtë Opel Vectra e drejtuar nga shqiptari ndaloi pranë shtëpisë së tij. Pas ndaluan dy burrat, policia gjeti drogën në makinë.