• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Më mirë PD pa vulë, se vulë pa PD!

20:14 : 06/03/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Dashuria me verbëri e mllef, për VULEN e Partisë, kur e di se nuk ke çfarë të vulosësh, përveç pafuqisê për fitore, është një thartirë jo vetëm për stomakun. Boja e nënshkrimit ështe votuesi, mbështetësi, apartiaku, anëtari i Partisë, sakrifikuesi i përhershëm, përfitues i rastësishëm.

Nënshtrimi dhe mungesa e fibrës politike, hallakatja personale financiare, servilizmi poshtërues ndaj ambasadave, kapja nga errësira e karrierës, janë instrumentat falimentues opozitarë sot. PD ka një krizë të investuar thellësisht nga pushteti i Edi Ramës. Gjykata e Apelit, me një paligjshmëri therëse, dëshmoi se Drejtësia e Re, është një Parti e shëmtuar Politike, aleate e Qeverisë dhe dy tre Ambasadave klientelë interesash, në mjaft raste. Përrallat me interpretime emocionale, janë thyerje arrash pa dhëmbë në gojë.

Demokratëve, vuajtja opozitare ndëshkuese mund tua mprehë vështrimin skanues, sepse do hasen me veprimet e përfaqësuesve këtej dhe andej Vulës.

Vendimi për vulën e PD, ka sjellë njëherësh dëme dhe dobi.

Lexo edhe:

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

Dëmet janë proceduriale, formale, elektorale, shpresë-tkurrje, bonus agresiv për kundërshtarin. Tregon se drejtësia sot ështe gënjeshtra e dhunshme në interes të qeverisë autoritare. Shënon pragun e një rreziku të pahasur më parë. Gjykatat janë një lavazh ose ekspres kafeje të Edi Ramës. Qoftlargu po flet. Ai i ka hapur derën një eksodi të ri duke privatizuar me dhunë mundësinë për demokraci.

Dobia, ndonêse e sforcuar dhe jashtê vullnetshme përcakton fatin e demokratëve. Vota bëhet e qartë. Shihet kush ka nevojë dhe përdor Edi Ramën dhe kush e lufton atë. Deputetët këtej dhe andej Vulës do të përballen me realitetin e ri. Ky vendim ka rrëzuar 25 prillin brenda PD. Asnjë deputet nën strehën e Vulës së dhuruar nga Rama, nuk i ka votat për tu ribërë as çerek deputeti.

Matanë Vulës. Menjëherë pas lënies së Vulës tek pakica, ushtuan thirrjet për bashkim. Jo fort për sevda demokratësh, por sepse e dinë se po përsëritet njëlloj 2019-a, kriminale elektorale. Kanë të dtejtë në ftesë por koha dhe forma çalojnë nga sinqeriteti. Duan më tepër të ndajnë koston e mosfitoreve. Duan të miqësohen me votuesit, duan votat e mbështetësve të Berishës, pa Berishën. Basha është ende kryetar ligjërisht pas vendimit të Apelit. Alibeaj është kryetar, i pakonfirmuar nga Këshilli Kombëtar, kryetar i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i kryetarit të paçregjistruar. Tre juristë të ngatërruar ligjërisht, duan parti në një sallë gjyqi e cila nuk prodhon kurrsesi antarësi.

Vula perkohësisht në nje novelë gjyqsore, mbetet te një ish-parti, e përmbysur në nje fraksion, duke tentuar të sillet ndryshe nga sa dhe si është. Deri më tani kanë qenë me kokë nga Rama dhe qeveria. Këndej Vulës Partia po synonte rezultate premtuese me bashki konkretisht. Janë shumica e demokratëve duke zgjedhur për herë të parë përfqësues me votë. Është Partia Demokratike në përqindje masivisht të lartë. Rriti presionin ndaj mazhorancës, zhbëri përpjekjen për qeveri PS-PD. Opozita po fitonte terren të shpejtë. Nëse marrësit e vulës kanë pasur synim dorëzimin e zgjedhjeve këtë përgjegjësi ta ndajnë me fitimin e kësaj humbjeje. Nëse duan ti dorëzojnë Ramës edhe selinë për lakminë e disa kullave në territorin gjeografik të saj, ky është një mëkat akuzues shtesë.

Pasi morën dhe pranuan paligjshmërisht me vendim gjoja gjyqësor, si një Akt Normativ i Edi Ramës, turren duke refuzuar Ilir Metën, të cilin e kishin aleat në zgjedhjet e 2021. Chërçilli bëri aleat Stalinin për të mundur Hitlerin, ndaj poezitë politike nuk jane akte politike.

Në fillim të kësaj krize në PD kam pasur bindjen njëlloj si sot, se PD bashkohet duke u ndarë. Demokratët kanë integritet, dijeni, bindje, inteligjencë, se kush meriton t’i përfaqësojë. Kush lufton Ramën qeverinë e tij dhe Veliajn çdo orë dhe çdo ditë. Të tjerët janë qiraxhinj pushteti.

PD me Vulë i vë Vulën fitores së Edi Ramës në ditët më të errëta te jetës së tij politike, me dosjen Rama McGonigal, korruptimin e kryeagjentit të FBI.

Sot kemi një PD pa vulë, sepse Rama ia dha një grupimi të vogël brenda saj duke qene ai përfituesi kryesor dhe një Vulë pa PD, pa shumicën e antarësisë. Ideja e thënë nga Zoti Berisha e debatuar në forume për regjistrimet e kandidatëve të primareve edhe si të pavarur, po merret në konsideratë, është mundësi treguese më e mirë se sa nën vulën e Ramës që e mbajnë të interesuarit e tij. Demokratët duan të mundin Edi Ramën dhe Erion Veliajn kjo është emergjencë kombëtare. Kjo duhet me çdo çmim. Vula më e madhe është Vota.

Etiketa: baris collakuPDvula e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
Para

Nga sëmundja, dyshimi për Kiarën te meraku i nënës, flasin shokët e Luizit

TË GJITHA

Ndërhyrje shpëtimtare, Strakosha i mohon golin Serbisë (Video)

22:01 : 07/06/2025

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com