• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vula”, Berisha: Rama dhe Kim menduan se na goditën, por na dhanë një kushtrim!

12:37 : 04/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sali Berisha përsëriti këtë të Shtunë nga selia blu se vendimi i djeshëm i gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, ishte i shkruar në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Ai e quajti “të turpshëm” e “të palvlerë” vendimin dhe tha se në dhënien e tij ndikoi dhe ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim.

“Rama mendon se do ta ringjallë Bashën me vulën”, u shpreh Berisha.

“Një rol të dorës së parë ka luajtur Yuri Kim që ka ndërhyrë në mënyrën më brutale te gjykuesja me Erion Veliajn dhe këto janë të faktuara. Pra vendimi i djeshëm është një histori turpi faqezezë për të gjithë ata të cilët mbajnë autorësinë e tij, vendimi u shkrua në zyrat e Ramës dhe u dërgua në gjykatë nga Elvira Kokona, ndihmësja e Don Agaçios, e shquar për veprime mafioze korruptive dhe u lexua”, deklaroi.

Berisha theksoi më tej se Rama u dha një kushtrim.

Lexo edhe:

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

“Unë u them demokratëve e demokrateve, sigurisht që Rama mendoi të na japë një goditje, por të vërtetë na dha një kushtrim. Në të vërtetë ai nxori fytyrën e tij siç e ka, i gatshëm dhe i aftë të marrë çdo vendim, të mbajë çdo qëndrim të çfarëdo natyre për interesa të pushtetit të tij. I tillë ishte McGonigal edhe ai tradhtoi flamurin, betimin, kushtetutën e vendit të tij, vendin e tij për të mbushur xhepat me paratë e Ramës dhe luftuar opozitën. Të gjithë ata që kanë luftuar opozitën janë McGonigalër, pavarësisht funksionit, ambasadorë, këshilltarë apo çfarë janë”, u shpreh.

“Demokratët janë sot të thirrur të vazhdojnë revolucionin tonë”, theksoi.

“Janë ata që veprojnë në këtë mënyrë që u kemi kallur tmerrin dhe datën. Janë ata që bëjnë gjithçka për të shpëtuar nga hovi dhe disfata që i pret. Janë ata që kërkojnë në mënyrat më antiligjore, antikushtetuese, të na largojnë nga gara. Janë ata që mendojnë se kështu do të gjejnë paqen që se meritojnë. Në fakt do u rezervojmë të kundërtën”, tha më tej.

Berisha bëri me dije se strukturat e PD do të mblidhen për të diskutuar lidhur me hapat që do të ndërmarrin më tej. Ai tha se pas mbledhjes së sotme të kryesisë, më vonë gjatë ditës do të mblidhet grupi parlamentar, ndërsa ditën e nesërme kandidatët për zgjedhjet lokale si dhe Këshilli Kombëtar në mbrëmje.

Berisha: Çështja në Gjykatën e Lartë e më pas në gjykatë ndërkombëtare

Ai paralajmëroi rekurs të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë. Edhe pse tha se nuk beson që kjo gjykatë me në krye Sokol Sadushin do të japin një vendim ndryshe nga Apeli, qëllimi final i ankimit sipas tij, është që çështja të dërgohet më pas në një gjykatë ndërkombëtare.

“Vendimi i Edi Ramës për të prishur vendimin e Gjykatës së Faktit, që u firmos nga 3 gjykatës të marrë peng, do hyjë në analet e drejtësisë shqiptare dhe botërore, si njolla më e zezë e turpit. Se shkeli një parim nga Roma e lashtë gjer më sot, se në një proces nuk mund të jetë kurrë palë ai që nuk ka qenë palë.
Ky është rasti i parë në historinë e botës. Por palë ishte Edi Rama. Pala e vërtetë ishte Edi Rama. Për të mos i lënë një turp historik, vetes, edhe avokati tha se nuk jemi palë. Nuk kishte rëndësi, sepse ata kishin firmosur vendimin para se të hapej procesi. Ndaj dhe mbi të gjithë qëndrimet e PD-së, do të diskutojmë gjerësisht në këtë mbledhje, do diskutojmë në forumet e saj.

Por duhet t’u njoftoj se vendimi në tërësi i juristëve është që ky akt, ky vendim të dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. E them unë, që njerëzit mund të habiten se si ta dërgojmë ne te Sadushët. Ne do e dërgojmë në Gjykatën e Lartë. Do kërkojmë përjashtimin e Sadushit nga gjykimi. Nuk presim asgjë tjetër, se urdhri është po ky, por ne do ndjekim procedurën në gjykatën ndërkombëtare. Sepse ka ndodhur një gjë që në një vend anëtar të Këshillit të Europës, në një vend të lirë në botë, nuk ndodh që të shpallet palë ajo që nuk është palë. Rregulli për ta dërguar në gjykatë ndërkombëtare çështjen, kërkon që të ezaurohen shkallët e gjykatave të vendit“, tha Berisha.

Etiketa: PDSali Berishavula e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mandati i 13-të i PD në Tiranë/ Tabaku sposton Alimehmetin dhe shkëputet mbi 400 vota para

20:27 : 14/05/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Krimi elektoral në vend nuk hetohet! Demokracia në rrezik

16:23 : 14/05/2025
AKTUALITET

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset nesër drejt Brukselit

15:34 : 14/05/2025
AKTUALITET

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025
Para

Kush janë të rinjtë pogradecarë që u përleshën në Elbasan

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha: Edhe ndërkombëtarët pranuan se zgjedhjet ishin një farsë

21:45 : 14/05/2025

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

21:40 : 14/05/2025

Berisha: I them Edi Ramës se gjysmë milioni shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë

21:28 : 14/05/2025

Spaho njofton fundin e karrierës politike: Jam i shokur, PD të gjejë forcë për të kaluar këtë gjendje të rëndë

21:25 : 14/05/2025

Guardiola i prish merkaton Bayern-it: Këtu s’ke rival, në Mynih…

21:18 : 14/05/2025

“Shkelje publike e rëndë”, Berisha mbledh deputetët në selinë e PD

21:08 : 14/05/2025

BE paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

21:07 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com