• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Muçollari: Rama jep rryshfet dhe korrupton! Kërkon të na marrë lirinë

13:04 : 03/03/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Grigels Muçollari i FRPD ka hapur sot protestën kombëtare të opozitës duke iu drejtuar shtresave të ndryshme të popullsisë me thirrjen: “Ky nuk është atdheu për të cilin mund të ndihemi krenarë. Është momenti që gjithsecili të marrë fatin e tij në dorë, për t’i dalë Zot fëmijëve, prindërve, njeri- tjetrit.”

Ai shprehet se Edi Rama ka nën vete parlamentin, gjyqësorin, mediat, Presidentin, timonin, por nuk ka mjaftueshëm pushtet për të ndalur popullin protestues dhe opozitën e vendit.

Muçollari shton më tej se “me taksat tona kap mediat dhe gjykatat dhe i vendos të punojnë në funksion të pushtetit të tij personal”.

Deklarata e plotë:

Lexo edhe:

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

Të nderuar protestues!

Të dashur qytetarë të vendit tim. Me emocionon pa masë ky shesh i tejmbushur me njerëz plot shpresë.

Të dashur prindër, që ju mungojnë të ardhurat për të shkolluar dhë për të rritur fëmijet tuaj.

Të dashur të rinj, që jeni detyruar të largoheni nga ky vend pasi nuk mundi t’ju sigurojë një të ardhme.

Të dashur punonjës së administratës, që çdo ditë ju fyejnë dinjitetin dhe profesionalizmin.

Të dashur qytetarë, që stërmundoheni dyerve të gjykatave.

Të dashura nëna dhe bija të dhunuara, që shteti nuk ju siguron dot mbrojtje.

Të dashur sipërmarrës, që çdo ditë ju shtohet nga një taksë e re.

Të dashura punëtore dhe punonjës që s’ju del dot muaji.

Të dashur punonjës policie, që keni po të njëjta halle, por ju vendosin përballë nesh.

Të dashur pensioniste, që sa herë shkoni për të tërhequr atë palo pension, shteti ju thotë ejani një ditë tjetër, pasi për sot mbaroi.

Të dashur mësues, artistë, mjekë që kjo qeveri s’ju dha kurrë dinjitet.

Të dashur qytetarë që endeni dyerve të gjykatës pa marrë kurrë zgjidhje.

Të dashur përdorues të automjetve që paguani naftën me të shtrenjtë në Europë.

Të dashur shqiptarë të mashtruar, të vjedhur, të cilëve tentuan t’i vjedhin opozitën, tentuan t’ju privojnë nga e drejta për të vendosur, nga e drejta për të qenë të lirë.

Regjimi sot po na vështron.

Shikoni lart, me siguri si në çdo protestë kemi një dron që na numëron sa jemi. Vrapojnë të gjejnë hapësirat boshe në bulevard. I përshëndesim edhe ata! I përshëndesim të gjithë numëruesit e protestuesve, dhe kam nje pyetje per ta: Si ju del llogaria sot?

Por, pavarsisht kësaj pjesëmarrje masive do doja t’ju rikujtoja se për kauzën e lirisë mjafton edhe një qytetar i vetëm.

Në një shtet demokratik, sikur një qytetar të protestonte fill I vetëm, do të dëgjohej e trajtohej me respekt nga autoritetet dhe mediat.

Jetojmë në një kohë krejt tjeter, një njeri i vetëm guxon të shpërfillë një popull në këmbë! Kjo po ndodh këtu, po ndodh me ne! Ky është regjimi, këtë mentalitet kanë regjimet.

Edhe pakicë në qofshim, ne jemi shtetas me të drejta kushtetuese, sovran i vendit tonë.

Ky është vendi im, dhe Edi Rama apo shpura e tij, s’ka asnjë të drejtë të më përzerë. Kjo është revoltë, dhe unë jam këtu për të luftuar bashkë me ju.

Amerikanët e Amerikës, jo të Shqipërisë, nuk e kursyen emrin e Edi Ramës, madje FBI e përdori me bollëk. Mund ta kursenin por nuk e bënë, sepse përfshirja e tij është faktuar. Po përse ky që luan të fortin e politikës shqiptare, paska nevojë të korruptojë agjentin e huaj?

Ç’nevojë ka të asgjësojë politikisht opozitën e vendit, ky që ndjehet superior në numra?

Ç’i duhen këtij simbolet tona, nëse kaq sa jemi nuk i bën përshtypje?

Sepse forca që po lëviz Edi Ramën është frika. Frikë nga zgjedhjet e lira, frikë nga ish ministrat e tij që duan të shpëtojnë veten.

Edi Rama ka nën vete parlamentin, gjyqësorin, mediat, Presidentin, timonin. Ka shumë pushtet, por mesa duket jo mjaftueshëm për të ndalur popullin protestues dhe opozitën e vendit.

Jep ryshfet dhe korrupton, hap ekspozita dhe fluturon.

Me taksat tona kap mediat dhe gjykatat dhe i vendos të punojnë në funksion të pushtetit të tij personal.

Ky është regjimi. Këtë mentalitet ka.

Amerikanëve u tund flamurin, rusëve koncensionet. Neve na vendos patronazhistë, patronazhistëve u vendos Aktivistin.

Pacientëve u largon mjekët, prindërve-fëmijët, tregut-fermerin, shkollave-nxënësit, Tiranës-gjelbërimin. Na dha kaos, pasiguri dhe vetem propagandë.

Kjo nuk është Shqipëria që duam,

Ky nuk është atdheu për të cilin mund të ndihemi krenar.

Është momenti më i mirë për ta ndërruar këtë realitet.

Është momenti më i mirë t’i kthejmë reston këtij këtu dhe kujtdo tjetër që kërkon të na marre lirinë! Është momenti ta largojmë Edi Ramën!

Ështe momenti t’i kthejmë shqiptarëve shpresen, ëndrrën për një Shqiperi si gjithë Europa.

Është momenti që gjithsecili të marrë fatin e tij në dorë, për t’i dalë Zot fëmijëve, prindërve, njeri- tjetrit.

Është momenti Shqipërisë t’i dalim Zot!

Është momenti ynë!

Etiketa: Edi RamaFRPDGrigels Muçollariproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

10:49 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025
Para
Flamur Noka

Noka nga podiumi i protestës: Rama po mban peng vulën, po tenton të vrasë PD

TË GJITHA

Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte

20:04 : 11/05/2025

KQZ bllokon publikimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit elektronik në Vorë

20:02 : 11/05/2025

Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan Tollozhinës, në kërkim 4 të tjerë

19:56 : 11/05/2025

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

19:50 : 11/05/2025

Noka: Ja kush është personi që u përplas me mua, i skeduar për vjedhje dhe armë (EMRI)

19:36 : 11/05/2025

Këlliçi: Patronazhistët ikën me vrap, Braçe me grupin e tij zyrë për të blerë vota

19:34 : 11/05/2025

Zbulohet një tjetër zyrë pa logo e patronazhistëve të PS ku blihen vota

19:28 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com