• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau 3 gra dhe terrorizoi Tiranën, arrestohet Dan Hutra, sekuestrohet arma (Pamjet)

19:04 : 01/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Pas disa orësh arratisje, arrestohet Dan Hutra, autori i dyshuar i kasaphanës në banesën e ish-gruas së tij, ku vrau dy gratë e familjes dhe plagosi atë dhe nënën e saj, mësyhu tek objektivi i dytë, familja e Vladimir Kurtit.

Ky është momenti kur vihet në prangat e policisë Dan Hutra, autori i vrasjes së trefishtë në kryeqytet. Ai shfaqet me pranga dhe duar të gjakosura, i shoqëruar nga uniformat blu pasi u ndalua pasditen e të mërkurës në Sharrë. Hutra akuzohet se vrau tre dhe plagosi tre të tjera në zonat e Astirit, Kamzës dhe Paskuqanit.

Dan Hutra, në momentin e arrestimit

Nuk dihen ende motivet që e kanë shtyrë autorin të kryejë këto akte makabre. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte lënë qelinë pasi ishte arrestuar për dhunë në familje. Gjithashtu sekusetrohet edhe arma e dyshuar e krimit.

Arma me te cilen dyshohet se kreu krimin
  • Ngjarja makabër

Rreth orës 12:30 në rrugën ‘Rustem Haklaj’, në Kodër-Kamzë, Dan Hutra rreth 40 vjeç ka plagosur me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysa 30 vjeçe, motrën e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Autori ka arritur të largohet dhe është shpallur në kërkim nga policia. Sipas policisë, ai është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Lexo edhe:

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007 në Kukës.

“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën ‘Rustem Haklaj’, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës”, sipas policisë.

Ai dyshohet se është edhe autori i vrasjes së Etleva Kurtit, ditën e sotme në Kamzë.m 31-vjeçarja Etleva Kurti, motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit, në vitin 2018, u gjet e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj rreth mesditës së të mërkurës.

 

  • DINAMIKA e masakrës/ Si i vrau Dan Hutra tre gra në 30 minuta dhe plagosi 3 të tjera

Të gjitha lokacionet i lidh me Hutrën vetëm një gjë, lidhjet e dashurisë që ai ka pasur me to.

Ngjarja 1 – Dinamika e ngjarjeve të sotme është e tillë që, “Killeri” me “Benz-in” C Class” me ngjyrë të zezë e nisi sulmin e tij ndaj ish të dashurave dhe ish-gruas, duke shkuar fillimisht në zonën e “Astirit”, ku në orën 12:15 përdori një thikë për të kërcënuar e kërkuar para nga 40-vjeçarja Marjana Gurakuqi.

Ajo ka rrëfyer para grupit hetimor se ajo ka pasur njohje të mëparshme me autorin. Ky i fundit i ka shkuar në biznesin ku ajo punonte në ‘Astir’ dhe i ka kërkuar lekë, por sipas gruas, ajo ka refuzuar që t’i jepte. 40-vjeçarja gjithashtu ka zbuluar se Dan Hutra i merrte shpesh herë lekë borxh dhe fakti që ajo refuzoi t’i jepte sot, ka bërë që ai ta plagosë me thikë. Fillimisht Gurakuqi nuk ka bërë kallëzim për plagosjen, por kur ka shkuar në spital mjekët kanë njoftuar policinë dhe ajo e ka pranuar se me thikë e plagosi 40-vjeçari që vijon të mbetet në arrati.

Ngjarja 2 – Pasi plagosi me thikë ish të dashurën e tij në “Astir”, Dan Hutra nuk ka vonuar shumë dhe ka realizuar sulmin me kalllashnikov mbi banesën e familjes Hysa në Paskuqan, ku gjendej ish-bashkëshortja e tij Elena Hysa (35 vjeçe). Rreth orës 12:30, Hutra shkoi në shtëpinë e ish-partneres, e cila kishte urdhër mbrojtje ndaj tij, duke qëlluar fillimisht me armë mbi ish-kunatën e tij, Mevlute Hysa (30 vjeçe) duke e lënë të vdekur në vend.

“Dua kokë njeriu, do shkojë gjaku deri në gju”/ Si e paralajmëroi Dan Hutra masakrën që kreu sot
Më pas me gjakftohtësi të plotë ai qëlloi me armë dhe me thikë ish-gruan, Elena Hysa, në sy të fëmijës së tyre të mitur (1 vjeç) që për fat të mirë i shpëtoi plumbave.

Por 40-vjeçari nuk është mjaftuar me kaq pasi ka vijuar të qëlloi me armë ndaj ish-vjehrrës së tij Kujtime Hysa (60 vjeçe) të cilën e la të plagosur dhe mbi nusen e vëllait të ish-gruas, 30-vjeçaren Hasime Dafku, e cila mori plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.

Ngjarja e tretë – Pak minuta më pas në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja” Dan Hutra ekzekutoi 31-vjeçaren Etleva Kurti, e cila ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj, ku jetonte me nënën.

Vëllai i viktimës, Vladimir Kurti, tregoi nga burgu i Drenovës se autor është Dan Hutra, pasi është kërcënuar disa herë nga ai.

Sipas Vladimir Kurtit, 40-vjeçari e kërcënonte me jetë në burg dhe madje ka paguar për t’i ekzekutuar nënën dhe motrën në atentate që më pas nuk janë realizuar.

“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tip agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën, por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”, ka thënë Vladimir Kurti.

Ka qenë dëshmia e një 6-vjeçareje e cila ka bërë gjithashtu policinë të besojë se Dan Hutra është autori. Mësohet se 6-vjeçarja ka parë të gjithë skenën dhe ka deklaruar se autori ka qenë me makinë të zezë dhe tullac.

Hutra dyshohet se ekzekutoi Etleva Kurtin pasi ka pasur nje histori dashurie me të. Mësohet se e reja e braktisi kur ai ra në burg për vrasjen e gruas së tij të parë.

Kujtojmë se 40-vjeçari, me precedentë të shumta penale, kishte dalë nga burgu më 16 shkurt në rrethana të paqarta pasi Gjykata e Apelit të Tiranës më 14 shkurt të këtij viti kishte vendosur të linte në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 40-vjeçarin për “Dhunë në familje”.

Etiketa: arrestohetDan HutramasakerpaskuqanTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025
AKTUALITET

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025
AKTUALITET

U aksidentua në kantierin e Paskuqanit, punëtori ndërron jetë pas 12 ditësh në koma

21:21 : 07/08/2025
AKTUALITET

“4 A-M” dhe bashkimi “Inc spa-Elmazaj” fitojnë dy tenderat 60 mln euro të Bypass-it të Tiranës

21:13 : 07/08/2025
Para

Bilanci i Covid-19/ 17 raste të reja në 24 orët e fundit

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com