Tetë milionë lekë janë parashikuar të shpenzohen nga kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi, në kuadër të një tenderi me aktivitet me temë “Njeriu model”.
Majlinda Bufi ka qenë në qendër të fokusit mediatik për pasurinë përrallore që ajo disponon. Vetëm në vitin e fundit, zonja Bufi, së bashku më bashkëshortin, deklaron në ILDKP blerjen e tetë apartamenteve të reja.
Pronat dhe llogaritë e saj bankare shkojnë deri në 1 milionë euro.
Artikulli i plotë:
Bashkia e këtij qyteti drejtohet nga socialistja Majlinda Bufi, e cilësuar edhe si “sheikja” e Roskovecit për shkak të pasurisë marramendëse që ajo ka.
Vetëm vitin e fundit, Majlinda Bufi deklaron prona dhe llogari bankare që shkojnë deri në 1 milionë euro. Megjithatë, zonja Bufi fut ende duart në arkat e shtetit për të bërë shpenzime të panevojshme.
Objekti i tenderit është “njeriu model”, ndërsa ky aktiviteti do të kushtojë plot 8 milionë lekë.
Sipas dokumenteve, me fondin prej 8 milionë lekësh do të bëhet aktiviteti “shërbim, organizimi i aktivitetit të fundvitit 2017 ‘Njeriu model’”. Në këtë aktivitet do të ketë juri dhe çmime. Do të jetë çmimi për telereportazhin promovues, çmimi për intervistën më të mirë promovuese, çmimi për lajmin më të mirë promovues. Do të ketë orkestër, një darkë me 300 pjata, pagesë për reklamë etj.
Ndërkohë, pas garës mediatike, do të shpallen 10 tituj moral në fusha të ndryshme. Titujt moralë do të jepen për fushat “fermeri më i mirë”, “sipërmarresi më i mirë”, “infermieri më i mirë”, “mësuesi më i mirë”, “punonjësi më i mirë i bashkisë”, “blegtori më i mirë”, “nxënësi më i mirë”, “kryetari më i mirë i fshatit”, “shkolla më e mirë” dhe “sportisti më i mirë”.