• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FOTO/ Sekuestrohen dy resorte të mikut të Aldo Bares në Sarandë, vlejnë 3 mln euro

16:17 : 22/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Dy restore me verë 3 milionë euro në Sarandë janë vendosur nën sekuestro me urdhër të Prokurorisë dhe Gjykatës së Tiranës.

Pasuritë në fjalë zotërohen nga një emër i njohur për drejtësinë, 54-vjeçari Emiljan Burba.

Policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën 3 milionë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e trafikut të drogës. Sipas uniformave blu, janë sekuestruar 2 resorte, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio.

Burba, i njohur si një mik i afërt i kreut të “Bandës së Lushnjes” Aldo Bare, më 22 prill të vitit 2014 u arrestua nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

“U bë kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i tij u krye për ekstradim në Itali, pasi nga zyra e Interpol Tirana, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.  Nga Gjykata e Apelit në Torino Itali, rezulton se në vendimi e marrë më 15 prill të këtij viti, Burba është dënuar me 21 vjet burgim, për veprën penale të “Trafikimit të drogës“”, njoftonte asokohe policia.

Lexo edhe:

Atentati ndaj “Julit të Pashakos”, shoqërohen 30 persona, në fokus grupi i Aldo Bares dhe fisi Aliçka

Atentati në Lushnje/ Tre persona plagosin “Julin e Pashakos”, rival i Aldo Bares. E shkuara e errët

Por më pak se një vit pas ekstradimit në Itali, Burba ia doli të dilte “i larë” me drejtësinë italiane, pasi ai u lirua më janar të 2015 nga Gjykata e Apelit të Torinos.

Mediat italiane asokohe raportonin se shkak për lirimin e tij ishte bërë mungesa e një dokumenti prove në fashikullin përkatës, cfarë e bëri të pamundur dënimin nga Apeli.

Procesi ndaj Burbës kishte nisur që në vitin 2006, kur prokurorët Stefano Castellani dhe Dionigi Tibone mbyllën hetimet dhe kopsitën dosjen e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Turqia, Shqipëria e Italia dhe shkruan emrat e 27 personave në regjistrin e të hetuarve.

Mes tyre ishte edhe Emiliano Burba. “Burba është mes organizuesve të trafikut të lëndëve narkotike dhe ka qenë nën drejtimin e Alfred Shkurtit, njohur si Aldo Bare, kapo i bandës, njohur në rrethet kriminale edhe si “profesori””, shkruhej në dosjen italiane për 54-vjeçarin.

 

1 nga 3
- +

Njoftimi:

Sekuestrohen pasuri me vlerë 3 milionë euro të një 54-vjeçari , të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e tij.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një hetimi dyvjeçar të ndjekur me metoda proaktive, u zhvillua operacioni policor i koduar “Resort 2012”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit Emiljan Burba, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është ndaluar në Tiranë, në vitin 2014, dhe është ekstraduar në Itali, pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 21 vjet burgim, për trafik droge.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 3 milionë euro, konkretisht: 2 ndërtesa (resorte), në Sarandë, 1 automjet (kamion) dhe 1 rimorkio.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas ose familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Etiketa: 3 milionë euroaldo bareemiljan burbai sekuestrohet pasuria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati ndaj “Julit të Pashakos”, shoqërohen 30 persona, në fokus grupi i Aldo Bares dhe fisi Aliçka

10:56 : 27/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Lushnje/ Tre persona plagosin “Julin e Pashakos”, rival i Aldo Bares. E shkuara e errët

11:41 : 25/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Lushnjë, plagoset “Juli i Pashakos”, rival i Aldo Bares

11:24 : 25/11/2025
AKTUALITET

Kërkoi ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për ‘të fortin e Lushnjes’

09:16 : 14/11/2025
AKTUALITET

Akuzohet për trafik d*oge dhe grup kriminal, 12 vite burg për mikun e Aldo Bares

14:08 : 24/09/2025
AKTUALITET

I dënuar me burg përjetë, Aldo Bare kërkon ulje dënimi

16:38 : 15/09/2025
Para

Masakra me 3 viktima në Klos, prokuroria mbyll hetimet

TË GJITHA

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom