• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Basketboll/ Teuta nuk e lëshon kreun, Kamza fiton derbin me Tiranën

18:31 : 20/02/2023
në SPORT

Superliga e basketbollit të meshkujve ka luajtur të shtunën takimet e javës së 12-të. Teuta dhe Besëlidhja vijojnë serinë e fitoreve, teksa kaluan me sukses provat, përkatësisht ndaj Apolonisë dhe Vllaznisë. Ndërsa Kamza mundi Tiranën në një sfidë tepër të luftuar.

Kampionët në fuqi kanë shënuar suksesin e radhës në kampionat. Gjithsesi, edhe pse doli me fitore nga transferta e luajtur në Vlorë, Teuta nuk e pati të lehtë ndaj Apolonisë, me skuadrën fierake që provoi deri në fund.

Një ndeshje, e cila u mbyll me triumfin minimal 64-65 të durrsakëve të Melzin Lazimit. Ndonëse Teuta krijoi një epërsi prej 8 pikësh në minutat e para, Apolonia reagoi në fundin e periodës së parë, që përfundoi në ekuilibër 17-17. Çereku i dytë ishte disi më i mirë për bregdetarët, që fituan 12-15, duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve me avantazhin 29-32.

Edhe perioda e tretë u kontrollua nga durrsakët, të cilët fituan 19- 21, duke kryesuar 48-53 pas 30 minutash. Teuta shkëputet në +13 pikë kur kishin mbetur diçka me tepër se dy minuta nga sirena përfundimtare. Por kur dukej se suksesi i miqve ishte një formalitet, Apolonia fiton terren duke u afruar ndjeshëm, ndërsa një kosh 5 sekonda nga fundi për 3 pikë nga Whitfield i afron vendësit deri në 1 pikë.

Gjithsesi, rezultati nuk ndryshon, me Teutën që siguron fitoren e dhjetë sezonale, duke ruajtur pozitat në krye të Superligës. Petterson me 17 pikë ishte shënuesi më i mirë për durrsakët. Për Apoloninë s’mjaftuan 21 pikët e Jenkins.

Lexo edhe:

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

Derbi i kryeqytetit mes bardhebluve dhe kamzalinjve shkoi në favor të këtyre të fundit, të cilët triumfuan në sallën “Farie Hoti” me rezultatin 76- 79 (25-25, 12-18, 26-18, 13-18). Siç pritej, sfida rezultoi me rivalitet të lartë, me përmbysje dhe ripërmbysje. Pas një periode të parë të barabartë, Kamza ishte më mirë në çerekun e dytë. 10-minutëshi i tretë foli për Tiranën, që arriti të rikuperonte dhe të shkonte në pushimin pas 30 minutave me 2 pikë epërsi.

Megjithatë, skuadra e Eni Llazanit u tregua më saktë në periodën e fundit, duke e bërë pikërisht aty diferencën, edhe pse në këtë 10-minutësh u vunë re shumë gabime në sulm nga të dyja kampet. Për sa u përket paraqitjeve individuale, Thomas me 32 pikë e 10 ribaunde ishte më i mirë në suksesin e Kamzës. Ndërsa për skuadrën e Erkand Karajit nuk mjaftoi dyshja Hamati-Hysenagolli, me të parin që regjistroi 30 pikë e 13 ribaunde, ndërsa i dyti 17 pikë dhe plot 24 ribaunde.

Etiketa: basketbollKamzateutatirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë presin qytetarët e Tiranës nga kandidati i pavarur Florjan Binaj?

16:32 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025
SPORT

Një autogol i jep fitoren Teutës përballë Bylisit dhe e mban mes pretendentëve

19:22 : 05/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është Imer Krrashi, 31-vjeçari me precedentë penalë që përplasi 9 makina

16:56 : 05/10/2025
SPORT

Fitorja e parë sezonale vjen në “derbin e hallexhinjëve”, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Tirana pa ujë! Banorët e ‘Pallatit me Shigjeta’ furnizohen vetëm një orë në ditë

17:20 : 02/10/2025
Para

Turqia nuk gjen paqe, tërmet 6.4 ballë në Hatayn e shkatërruar

TË GJITHA

Rënia e avionit të Azerbajxhanit në 2024, Putin: Mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse

17:58 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com