4 ditë më parë një vjedhje ndodhi në një dyqan celularësh në kryeqytet në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë shkollës “Vasil Shanto”. E gjithë grabitja ka ndodhur për 1 minutë e 46 sekonda. Në videon e publikuar nga Tv Klan duket se autorët futen në dyqan dhe i drejtohen direkt banakut ndodhen telefonat celularë.
Ata zbulojnë edhe një vend sekret ku mbaheshin telefonat e shtrenjtë apo të klientëve që i kishin sjellë për riparim. Grabitësit kanë qenë të të maskuar me bluzë me kapuç, të pajisur me dorashka për të mos lënë gjurmë. Ata mundën të merrnin mbi 60 telefona si dhe disa tabletë. Pas grabitjes autoret u larguan me një automjet tip “Ford” Eskort.